Fizioterapisti kombëtares ndërroi jetë për shkak të COVID, Rama: Kuqezinjtë familja e dytë, iu shërbeu 30 vjet me përkushtim

Fizioterapisti kombëtares ndërroi jetë për shkak të COVID, Rama: Kuqezinjtë familja e dytë, iu shërbeu 30 vjet me përkushtim

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas ndarja nga jeta e Ylli Mihalit për shkak të COVID. Rama shkruan se fizioterapisti i shërbeu me përkushtim për 30 vite familjes kuqezi, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë.

Ylli Mihali, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Prej dy javësh në intubim, ndërron jetë nga COVID fizioterapisti i kombëtares Ylli Mihali! Ishte i vaksinuar me dy doza te vaksinës 'Pfizer'! Homazhet sot te Selman Stërmasi”


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë