Ylli Mihali, fizioterapisti i kombëtares shqiptare të futbollit ka ndërruar jetë si pasojë e COVID. Prej dy javësh i intubuar në spital, fizioterapisti i kombëtares shqiptare nuk ka arritur që të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Ylli Mihali, 55-vjeç ishte pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit prej 27 vitesh. Mihali ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës 'Pfizer', ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera.
Kreu i FSHF-së, Armand Duka në një shënim në mediat sociale shpreh ngushëllimet për largimin nga jeta të Mihalit, ku thotë se ky ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe ishte pranë futbollistëve në çdo situatë të vështirë.
‘Të dashur miq, Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!’- shkruan Duka.
Futbollistët e kombëtares, teksa ai po luftonte me jetën në spital, në fillim të ndeshjes me San Marinon i dedikuan atij një mesazh: “Forca Ylli, mos u dorzo”.
Homazhet në nderim të fizioterapistit të Kombëtares do të zhvillohen ditën e sotme nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Mesazhi i futbollistëve të kombëtares
Ish-trajneri që shkroi historinë me Kombëtaren, Gianni de Biasi, ka shkruar sot një mesazh ngushëllimi për Ylli Mihalin, fizioterapistin kuqezi që humbi jetën për shkak të COVID-it.
“Jam shumë i trishtuar për largimin e mikut tim Ylli. Një person që e vlerësova shumë, si anga ana njerëzore ashtu edhe atë profesionale. Fiziku i tij i bëshëm fshinte një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën dhe kombëtaren tonë.
Fatkeqësisht do kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do ta mbaj ekzistencën tënde në zemër. Faleminderit për gjithçka. PREHU NË PAQE MIKU IM,”-shkruan De Biasi.
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas ndarja nga jeta e Ylli Mihalit për shkak të COVID. Rama shkruan se fizioterapisti i shërbeu me përkushtim për 30 vite familjes kuqezi, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë.
“Ylli Mihali, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.
Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama.
Presidenti Ilir Meta u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve për humbjen e fizioterapistit së kombëtares, Ylli Mihali. Meta vlerëson punën e tij që ka dhënë për rreh tre dekada në kombëtaren Shqiptare, duke shkruar se ndikoi në sukseset e saj.
“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit, Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar. Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim”, shkruan Meta.
Ngushellime families se doktorit. I paharrur qofte kujtimi I tij.
PërgjigjuDuke marr parasysh rastin e Izraelit, duhet ndjekur shembulli i Suedise dhe Danimarkes.
PërgjigjuNgushellime familjes. Humbja e jetes se Yllit duhet te jete këmbanë alarmi per qeveritaret: mjaft vaksinimit me detyrim. Nuk mbron asgje.
Përgjigju