Madagaskar - Dy persona u dogjën të gjallë në një ishull nga një turmë njerëzisht të cilët mendonin se burrat ishin pedofilë dhe kishin gisht në vrasjen e një fëmije.
Një audio është bërë sot publike ku dëgjohen lutjet dhe të bërtiturat e njërit prej burrave, 38-vjeçarit nga Franca Sebastien Judalet. 38-vjeçari ishte babai i një fëmije dhe punonte si postier në Francë.
Ai u kap bashkë me një shtetas franko-italian, Roberto Gianfala. Turma prej 300 personash që dogji të gjallë dy burrat i torturoi duke i prerë organet gjenitale.

Në audion e regjistruar, 38-vjeçari dëgjohej duke bërtitur përpara se të digjej: "Jam viktimë e një konspiracioni. Jam i pafajshëm".
Më pas, dëgjohet përsëri me fjalë konfuze: " Nuk i pëlqej fëmijët". Njëri prej burrave nga turma ia kthen: " Ti nuk i pëlqen fëmijët”? "Jo, jo, i dua fëmijët, unë kam një vajzë të vogël", përgjigjet përsëri Judalet.
Pas kësaj, turma e njerëzve i masakroi organet gjenitale dhe e dogji në plazh. Ndërkohë që policia arrestoi 26 persona në lidhje me krimin.

Ajo tha se nuk kishte asnjë provë që i lidhte dy viktima me akuzat e turmës për vrasjen e një fëmije 8-vjeçar. Nga ana tjetër, fqinjët e Judalet thanë se 38-vjeçari ishte një njeri miqësor dhe i sjellshëm.
"Sebastien nuk do të kishte lënduar kurrë askënd. Ai thjesht ka qenë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar", thotë një prej fqinjëve.
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com