Fjalët e mençura të gjeniut
Albert Ajnshtajn për dashurinë

Fjalët e mençura të gjeniut<br />Albert Ajnshtajn për dashurinë
Albert Ajnshtajn ka frymëzuar artistë dhe studentë të rinj me gjenialitetin e tij por çfarë mendonte gjeniu për dashurinë?
 
Pas disa kërkimeve në arkivat që gjenden në kampusin e Universitetit Hebraik në Jerusalem u gjetën disa dokumente që përmbanin shkrime të gjeniut mbi dashurinë.
 
Ja disa nga thëniet më të bukura të Ajnshtajnit për gruan e tij Elsa:
  
“Unë duhet ta dua dikë, përndryshe ekzistenca është e mjerë. Ky dikush je ti.”
 
“Ku është dashuria nuk ka detyrime.”
 
“Si ishte e mundur që të kem jetuar pa ty deri tani, gjithçkaja ime e vogël? Pat ty nuk kam vetëbesim, pasion për punën dhe energji për jetën. Me pak fjalë jeta ime pa ty është e zbrazët.”
 
“Kur ti nuk je me mua, ndihem i paplotë.”
 
“Ne do ta kemi njëri-tjetrin, diçka që na ka munguar tmerrësisht shumë dhe do t’i dhurojmë njëri-tjetrit stabilitet dhe një pamje optimiste të botës.”

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi