“Faleminderit zoti Kryeministër! Sot unë pata kënaqësinë që t’i dorëzoja Kryeministrit Rama Raportin e Progresit për Shqipërinë. Ky raport është pjesë e Paketës së Zgjerimit të vitit 2013, e cila u miratua sot nga Komisioni Evropian.
Komisioni Evropian arriti në përfundimin se Shqipëria ka ndërmarrë progres të mirë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht duke miratuar masat e identifikuara si thelbësore për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe duke vazhduar që të japë rezultate në reformat që lipsen për përmbushjen e prioriteteve që janë nxjerrë nga Komisioni Evropian në opinionin e vet, në vitin 2010.
Duke pasur parasysh këtë progres të bërë, Komisioni Evropian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë hapa apo veprime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ashtu siç e theksoi edhe zoti Kryeministër, në mënyrë që Shqipëria të kalojë në fazën tjetër, në çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, lipset që vendi të përmbushë me tej prioritetet kyçe, në veçanti ato që kanë të bëjnë me reformën në administratë, po ashtu me shtetin e së drejtës dhe të drejtat thelbësore. Ky është një proces dhe si i tillë, ky proces ka fuqi transformuese për vendet që e kalojnë atë, ashtu si edhe për Shqipërinë.
Isha veçanërisht i kënaqur kur dëgjova zotin Kryeministër që përmendi një fjalë, e cila për ne është një fjalë kyçe në këtë proces dhe kjo ishte fjala gjithëpërfshirje. Dëshiroj që me këtë rast unë të shpreh disa ndjenja, të cilat ne vërtetë i kemi përjetuar në Bruksel. Unë në fakt i shpreha zotit Kryeministër përgëzimet në postin e tij si Kryeministër i vendit, por edhe si kryetari i opozitës së atëhershme për suksesin e arritur, por po ashtu edhe për angazhimin që ka pasur. Megjithatë është e drejtë, në fakt, që të bëhen publike dhe të njihen angazhimet dhe rezultatet që janë arritur edhe nga ajo që është opozita sot në Shqipëri, pikërisht për këtë sukses të arritur.
Është vërtetë thelbësore dhe duhet theksuar që procesi i integrimit evropian duhet të vazhdojë të mbetet një përpjekje e vërtetë kombëtare e të gjithë shqiptarëve dhe një projekt gjithëpërfshirës.
Së fundmi, Bashkimi Evropian është i angazhuar dhe i përkushtuar për ta mbështetur Shqipërinë dhe do të vazhdojë me përkushtimin dhe angazhimin e vet për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet e saj për integrimin në evropian dhe për reformat të cilat lipsen për të ecur në drejtimin e duhur.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com