Fjala e hapjes së Astrit Becit ne konferencen mjekesore me teme: “Diagnostikimi i hershem i diabetit”
I nderuar Ministër i Shëndetësisë,
të nderuar kolegë dhe pjesëmarrës,
Ushqyerja e shëndetshme për të mbrojtur të ardhmen, moto e këtij viti e ditës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për diabetin, është fillesa e një mënyre krejt të re që po përpiqemi të implementojmë në financimin e shërbimit shëndetësor - orientimin drejt parandalimit – për të ulur në këtë mënyrë shpenzimet në rritje për kujdesin shëndetësor në tërësi, por mbi të gjitha, për të rritur cilësinë e jetës për popullatën.
“Mjekët në të ardhmen nuk do të japin më barna, por do të orientojnë pacientët drejt ushqimit dhe jetesës së shëndetshme”. Kjo thënie e Thomas Edison, do të rezultonte nga “shpikjet” më të mëdha, qoftë edhe duke u zbatuar pjesërisht.
Në fakt, të dhënat tregojnë se diabeti po merr përmasa “pandemike” për nga shtrirja në popullatë, çka duhet të na orientojë nga politikat e drejta për parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje. Njëherësh dua t’i drejtohem edhe si mjek, profesionistëve të shëndetit, që të jenë më të përgjegjshëm për të promovuar jetesën e shëndetshme para se të përshkruajnë receta pa fund.
Një vit më parë, në ditën botërore të ndërgjegjësimit për diabetin, deklaruam se ishim 62 mijë diabetikë që trajtoheshin nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
Sot, Fondi mbulon 70 mijë diabetikë, ndërsa shpenzimet për barnat që rimbursohen për diabetikët janë rritur me rreth 500 milion lek vetëm gjatë 3 viteve të fundit..
Diabeti si nozologji kronike ze vendin e dyte per nga shpenzimet e rimbursimit te barnave, konkretisht 17% të shpenzimeve totale të rimbursimit në vit.
Për këtë vit, janë 1.3 miliard lek që FONDI i Sigurimeve Shëndetësore parashikon vetëm për rimbursimin me barna të pacientëve me diabet.
Fakti që Fondi sot rimburson dyfishin e numrit të diabetikëve krahasuar me disa vite më parë, sigurisht tregon për një trajtim më të gjerë të kësaj kategorie nga ana jonë, por njëherësh flet qartë për ritmin e lartë të shtimit të insulino-vartësve.
Nga të gjitha barnat që ne si Fond rimbursojmë për sëmundjen e diabetit –dhe janë 20 te tilla për vitin 2014 – pesha që zë rimbursimi I insulinave, në raport me barna që përdoren në stade më të hershme të sëmundjes, është dominuese. Mjafton të përmendim shifrën e rimbursimit. Sipas të dhënave tona, vetëm për rimbursimin e insulinave përdoren 1.1 miliard lek në vit nga 1.3 miliard që është rimbursimi për të gjitha barnat për diabetikët.
Per fat te keq, ajo që po vihet re është edhe shtimi i rasteve te fëmijët me diabet. Më konkretisht – janë 180 femije deri 14 vjeç qe vuajne nga diabeti tip 1 dhe mjekohen me insuline, ndersa nga mosha 14 – 18 vjec jane 130 pacientë.
Lidhur me permiresimin e ndjekjes se femijeve me diabet, në bashkepunim me Shoqaten e Diabetit, ne do te mundesojme shperndarjen e strishave per kryerjen e testit te glicemise per femijet diabetike, por duhet theksuar qe ne vazhdimesi, menaxhimi i semundjes kerkon edhe kryerjen e testit te hemoglobines se glukozuar.
Të nderuar kolegë,
Aktualisht, lista e barnave që rimbursohen nga FONDI ka dy lloje Insulinash: ato humane dhe analoge (me veprim te shkurter dhe me veprim te zgjatur) si dhe antidiabetikët oralë.
Por përvec barnave që ne rimbursojmë për diabetikët, ka mjaft sëmundje që shkaktohen si komplikacion nga diabeti, për të cilat FONDI garanton mbulimin me barna, si problemet e veshkave, ato kardiologjike, parandalimi I verbërisë që shkaktohet nga diabeti etj.
Barnat e reja qe u perfshine ne listen e rimbursuar 2014 per trajtimin e edemes makulare permiresuan trajtimin e te semureve diabetike, por per me teper rriten cilesine e jetes se tyre, duke parandaluar kalimin drejt verberise.
Por, ndersa me keto u trajtuan nje numer I kufizuar te semuresh (duke marre parasysh edhe faktin se ishin barna teper te kushtueshme pasi nje recetë mujore kushton 130 mijë lek të reja), eshte e domosdoshme te rrisim perdorimin e tyre per personat ne risk, pra te zgjerojme mbulimin e te semureve te trajtuar me keto medikamente.
Nisur nga trendi ne rritje i semundjes se diabetit ne keto vite, shpenzimet shume te larta qe mbart trajtimi i saj, FONDI ka perfshire nje indikator specific si pjese e indikatoreve te cilesise per Qendrat Shendetesore i cili është: Përqindja e pacientëve me Diabet Melitus që kanë nivelin e glicemise esëll brenda normave.. Ky indikator vlereson numrin e te semureve te diagnostikuar e trajtuar me diabet per te cilet parametrat e semundjes jane nen kontroll dhe brenda normave te lejuara. Per 6 mujorin e pare 2014 ky indicator eshte realizuar ne masen 63%.
Ne mendojmë se nuk është e rëndësishme vetëm dhënia e barnave të rimbursueshme për pacientët në nevojë, por edhe mbajtja nën kontroll e parametrave të këtyre të sëmurëve, ndaj për këtë arsye, indikatori për mbajtjen e vlerës së glimecisë brenda normave, është shumë i rëndësishëm për të shtyrë në kohë komplikacionet për pacientët dhe për parandalimin e invalidizimin e të sëmurëve.
Dëshiroj t’i rikthehem në fund të fjalës time edhe një herë parandalimit, si mënyra më e mirë për të rritur cilësinë e jetës së popullatës.
Qeveria po ndërmerr një nismë madhore në këtë kuadër, që është kontrolli mjekësor bazë për popullatën 40-65 vjec, i cili do të nisë të zbatohet së shpejti. Një prej fokuseve të rëndësishëm të këtij kontrolli është pikërisht depistimi i popullatës për diabetin Tip 2.
Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i diabetit, do të ndihmojë në permiresimin e cilesise se jetes, zgjatjen e kohes së fillimit te komplikacioneve të diabetit dhe pakësimin e hospitalizimeve, që jane kosto per individin, shoqerinë dhe për sherbimin shendetesor në tërësi.
Redaksia online
/Shqiptarja.com