Teksti që lexuam me durim e me durim, veçse durimin se, çdo dëgjojmë e presim në tekstet e Edi Ramës këto vite, nisi të na kalisë.
Mund edhe të them se teatraliteti i fjalimit të kryeministrit të rilindur, më bindi, se para leximit të tekstit – program, duhej marrë frymë thellë.
Me ankth të paparë, por dhe me kuriozitet opozitar, vendosa ta lexoj me laps në dorë!
Doja të kuptoja, se pasi “rilindi” gjenerata e re, bijë e dashurisë PS e LSI, kur e sa do të kushtojë “Rilindja e Shqipërisë”!
Në një anë lexoja premtimet elektorale të thëna e rithëna gjatë fushatës së Rilindjes, nga ana tjetër, programin prej 80 faqesh, nga të cilat 20 janë foto të ministrave, 14 janë vetëm faqe dekorative ku rilindje kanë pësuar vetëm simbolet kombëtare. Shqiponja dhe përkrenarja e Skënderbeut që tani sheh majtas.
Kaq sa per hyrje.
Tani, i ashtëquajturi programi i qeverisë së Rilindjes, fillon me proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Media do ta quante “Axhendën e integrimit për në BE, 2014 -2020”.
Pra, unë prisja të lexoja, se si e kur ka vendosur ta kapë trenin drejt BE-së Edi Rama, atë tren të cilin për 3 vjet rresht, nuk i la gurë e baltë e pisllëqe të tjera pa i nxjerrë përpara për ta ndalur.
“Ndal, se kur të hipi une, do të ecim bashkë”,- thoshte Rama. Dhe në fakt, e ndali. Këtu s’kam çfarë them. E ndali, për 3 vjet, e bllokoi çdo ditë për 230 ditë vitin e fundit. I zhveshi shqiptarët nga mundësia që të mbërrinin në stacionin ku e meritojnë në kohë, pse jo edhe më shpejt se vendimet e gjeopolitikës, jo rrallë kundër shqiptarëve.
Iu hoqi shqiptarëve mundësinë e miliona eurove, a thua se ky vend s’ka nevojë më për asnjë grant, sepse ngazëllimi vjen me Edi Ramën!
Por, ja po kthtehem te programi.
Asnjë rresht se si qeveria e rilindasve do të ndjekë këtë proçes.
“Integrimi i Shqipërisë në BE, për PS-në nuk është thjesht një slogan, por një program politik”- ka thënë në fushatë ish-kryetari i Komisionit të Integrimit, sot Minister i Jashtëm z. Bushati.
Ku është programi???
" Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE, do të përbëjnë përparësinë politike të qeverisë së re."
Statusin e vendit kandidat do ta merrni dhuratë, se ne e morëm propozimin, sepse i kemi realizuar detyrimet, por të paktën të gezojë edhe Edi Rama për këtë dhuratë.
Por nuk ka asnjë datë, asnjë ditë, asnjë plan se çdo të bëhet për hapjen e negociatave e më pas. Asgjë!
Cilësinë e shpejtësinë e proçesit të integrimit veç faktit që hipi në tren Rama, në program thonë se do ta arrijnë nëpërmjet “Zbatimit me korrektësi të MSA-së, përbushjes së pjesës së mbetur të 12 prioriteteve”.
E keni me vleresime të BE-së, se MSA është zbatuar në mënyrë korrekte, pra se çdo t' i shtoni ju korrektësisë, përtej asaj që është vlerësuar, këtë s’e kuptoj.
Për më tepër që planin për zbatimin e MSA-së, e keni tashmë në një sistem të integruar online.
Vazhdojmë...
”Ne do të hartojmë Strategjinë e re për Zhvillim dhe Integrim 2014 – 2020 dhe strategjitë e tjera
sektoriale, duke siguruar përputhshmërinë e këtyre dokumenteve me IPA II, sikundër do të
përditësojmë Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.”
Po mirë, si mund të jeni kaq të dobët e të gënjeni pa iu dridhur dora fare, kur bëni copy - paste të dokumenteve të qeverisë paraardhëse.
Sepse SKZHI-ja jo vetëm që është e hartuar për vitet 2014-2020, jo vetëm që është e lidhur me kostot e masave, pra ka buxhet, por ështe e lidhur në mënyrë harmonike me planin kombëtar te MSA-së, me planin buxhetor afatmesëm.
Paragrafi është plagjature e aktiviteteve të kësaj qeverie: IPA II është në përputhje me SKZHI 2014-2020.