Marrëveshja që po miratojmë sot është e para që vjen për sektorin e energjisë që prej viteve 2012 e këtej. Natyrisht që ka katër komponentë të rëndësishëm të cilat synojnë që të adresojnë problematikën e sektorit elektroenergjitik shqiptar. Së pari, emergjenca, dhe kjo është komponenti i parë që ka të bëjë drejt për drejt me një fond që garanton energjinë e nevojshme për këtë dimër, në rast se ajo do të nevojitet, në varësi edhe të kushteve të motit, për shkak të varësisë shumë të fortë të sistemit tonë energjitik.
Së dyti, dhe ky është komponenti i dytë që synon të përmirësojë me sa të jetë e mundur apo të fillojë të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë elektrike në sistem. Natyrisht që kemi trashëguar një rrjet të shpërndarjes së energjisë elektrike tërësisht të amortizuar, në një gjendje mizerabël, për të mos thënë që ka zona të caktuara në Republikën e Shqipërisë ku rrjeti i shpërndarjes është ai që ka qenë i vendosur që në elektrifikimin e Shqipërisë. Pavarësisht përpjekjes së amplifikuar më kot gjatë tetë viteve për investime, veçanërisht në rrjetin e shpërndarjes dhe pavarësisht se rrjeti iu nënshtrua procesit të privatizimit me synim kryerjen e investimeve për ta përmirësuar atë. Edhe një herë, ka zona të tëra në Republikën e Shqipërisë që janë me rrjetin e shpërndarjes që në momentin e elektrifikimit të vendit. Kjo është situata dhe kjo është mjaft e rëndë, qoftë për cilësinë e shërbimit përkundrejt qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për shëndetin e vetë ndërmarrjes që operon me rrjetin e shpërndarjes.
Së treti, dhe ky është komponenti i radhës, ka të bëjë me sistemin e përmirësimit të matjes në transmetim. Është fakt që pavarësisht asaj që u amplifikua dhe një herë tjetër si sukses me investimet në sektorin elektroenergjitik gjatë 8 viteve të kaluara, edhe sot që flasim, ende nuk e dimë se ku përfundon energjia elektrike që hidhet në rrjet. Ne edhe prodhojmë, edhe importojmë, edhe hedhim energjinë në rrjet, po për më shumë sesa 30-40 % e saj ende nuk dimë se ku shkon. Qartësisht zëvendësministri i Energjisë e tha këtë gjë në Komisionin e Ekonomisë, duke reflektuar një element akoma dhe më alarmant në sistemin elektroenergjitik shqiptar, dhe qartësisht ky është një fakt që duhet adresuar. Dhe pikërisht për këtë arsye, një pjesë e konsiderueshme e parave që po marrim hua përmes kësaj marrëveshjeje do të shkojë për përmirësimin e matjes në transmetim.
Dhe e fundit, komponenti i fundit është ai për të cilin u fol edhe pak më herët, që ka të bëjë me mbështetjen e reformave në sektorin elektroenergjitik me një nënkomponent të qartë, menaxhimin ndryshe të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Natyrisht që e gjithë kjo marrëveshje shkon në funksion të përmbushjes së të gjitha angazhimeve që ne kemi marrë në sektorin elektroenergjtik shqiptar.
Ka shumë që flasin gjatë këtyre ditëve të fundit për këtë sektor, por më të shumtë janë ata që refuzojnë të marrin përgjegjësinë për gjendjen që e lanë këtë sektor. Është një situatë shumë e nderë, shqetësuese, e cila mund të kolapsonte në fund të vitit tjetër deri në mos pasje të energjisë elektrike për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Një sistem i tërë i dështuar, veçanërisht pas një privatizimi të dështuar dhe klientelist, që nuk solli asnjë përmirësim në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike apo në shëndetin e gjithë sistemit elektroenergjitik. Në gjithë këto javë, qytetarët kanë në mendje dy përpjekje të cilat për fat të keq janë të kundërta me njëra-tjetrën. Njëra që synon të rikthejë në këtë vend kulturën e pagesës të faturave të energjisë elektrike. Natyrisht edhe me koston politike pas, kosto politike që po e merr kjo maxhorancë. Dhe tjetra, tërësisht e kundërt, dhe që përcjell thjesht dhe vetëm një mesazh, “Mos paguani energjinë elektrike”.
Për të parën jemi ne përgjegjës, pra për rikthimin e kulturës së pagesës së faturës së energjisë elektrike kudo. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Për të dytën, natyrisht që përgjegjësi është shumë i qartë, pavarësisht se ka një fytyrë më të re, dhe kokën të pa thinjur e të lyer me vaj, mbetet po përsëri ai. Është Lulzim Basha që vazhdon të insistojë me të madhe dhe me forcë, me mesazhin e qartë që po përcjell tek pakica e shqiptarëve, “mos e paguani energjinë elektrike, sepse ju nuk keni para”. Është i njëjti mesazh që u përcoll gjatë pothuajse tetë viteve të shkuara. Për një kategori të caktuar njerëzish të konsideruar politikisht si elektorati i tyre, dhe që për fat të keq mbeten edhe sot e kësaj dite ata debitorët më të mëdhenj përkundrejt faturës së energjisë elektrike.
Në anën tjetër, mua më vjen mirë të them sot dy gjëra. E para, që shumica dërrmuese e shqiptarëve, apo që edhe shumica dërrmuese e debitorëve nuk po e dëgjojnë opozitën e sotme, qeverinë e djeshme, dhe mbi të gjitha, kryetarin e ri të opozitës, Lulzim Bashën. Ato radhët e njerëzve që paguajnë faturat e energjisë elektrike në çdo pikë të kujdesit për klientin në pjesën dërrmuese të qyteteve të vendit, natyrisht që dëshmojnë fare qartë dështimin e thirrjeve për të mos paguar energjinë elektrike, adresuar nga opozita aktuale. Nga ana tjetër, kjo që sot po kontestohet, ky operacion që sot po kontestohet nga kjo opozitë dhe që ka të bëjë me mbledhjen e parave të faturave të energjisë elektrike nuk është e para. Do doja t’ju kujtoja, që të paktën dy vitet e fundit nën administrimin e kompanisë CEZ ka qenë Sali Berisha si Kryeministër i vendit, ai që ndërtoi bashkë me kompaninë CEZ një rrjet të tërë të mbledhjes së të ardhurave. Dallimi kësaj radhë ka të bëjë me faktin se ku po shkojnë paratë dhe si po ndahen ato. Në qoftë se rrjeti i Sali Berishë, i dy viteve të fundit të qeverisë së tij, ju dha nën administrim disa kompanive që të mblidhnin borxhet e këqija, duke trokitur jo si sot në emër të shtetit, në emër të një kompanie publike, në emër të ligjit dhe të rregullave në dyert e qytetarëve të republikës së Shqipërisë.
Sot ajo që po ndodh i ezauron të dyja gjërat, jo vetëm anën ligjore të mbledhjes së parave të faturave të prapambetura të energjisë elektrike, po edhe derdhjen 100 % të çdo arkëtimi në arkat e kompanisë, jo në arkat e 4-5 klientëve privat të Sali Berishës dhe të kompanisë CEZ të asaj periudhe, dhe që merrnin deri në 50 % të vlerës së asaj fature si përfitim për atë shërbim të mbledhje së parave që ofronin. Kjo është diferenca. Për ta theksuar dhe një herë tjetër, që nuk është ky operacioni i parë i mbledhjes së të ardhurave nga faturat e prapambetura. Jo! Ka ndodhur edhe në vitin 2012, edhe më herët në 2011, edhe në 2013! Por atëherë bëhej me kompanitë private të Sali Berishës, nuk bëhej as me policinë e shtetit, as me punonjësit e kompanisë, sot OSHEE. Dhe natyrisht në qoftë se sot derdhet çdo gjë në arkat e kompanisë për të shëndoshur financat e asaj kompanie dhe për të përmirësuar shërbimin, atëherë deri në masën 50% derdhej në arkat e kompanive private të Sali Berishës.
Së fundi, për ta mbyllur, do të doja të rendisja tre gjëra. Së pari, për sa kohë që qytetarët janë ndërgjegjësuar se po i drejtohen sporteleve të kompanisë OSHEE në mënyrë masive, dhe natyrisht edhe për shkak të favorit që qeveria ka vendosur me dy skemat e saj, qoftë të asaj të zbritjes me 80 % të kamatëvonesave, qoftë edhe asaj të pagesës me këste, do të kërkoja vëmendjen e kompanisë për një element shumë të rëndësishëm. Elementi i shqyrtimit të ankesave të qytetarëve për fatura që janë klasifikuar si energji e pamatur apo dëm ekonomik. Është shumë e rëndësishme që kjo çështje të zgjidhet një herë e mirë tani. Dhe të zgjidhet edhe duke marrë në konsideratë dhe shqyrtuar me drejtësi dhe ndershmëri edhe ato ankesa të atyre konsumatorëve familjarë që kanë të bëjnë me këto dy kategori të emërtimit të faturës që iu ka mbërritur në shtëpitë e tyre. Pavarësisht se mund të jenë të shtyra në kohë të hershme, natyrisht që duhet një përgjigje e qartë edhe për këto fatura.
Së dyti, për sa kohë që qytetarët po drejtohen drejt sporteleve të kompanisë OSHEE për të paguar çdo detyrim, do të duhet që të rritet përgjegjshmëria e kompanisë për shërbimin e ofruar, veçanërisht në tejkalim të defekteve sa më parë, por në anën tjetër edhe për të orientuar investimet publike pikërisht investimet e vetë kompanisë në rrjetin e shpërndarjes drejt këtyre zonave. Dje ishte e qartë në të gjitha mediat, se një rreth si Lushnja i ka çuar arkëtimet në 120 %. Në anën tjetër, dua të jetë e qartë edhe për Ministrinë e Energjitikës edhe për kompaninë OSHEE. Lushnja është rrethi me rrjetin energjetik të shpërndarjes së energjisë elektrike më të shkatërruar në republikë. Është një rreth që është më i madh se 2-3 qarqe të Republikës së Shqipërisë, dhe ka një gjendje të nënstacioneve dhe të rrjetit të brendshëm që të atyre viteve që thashë. I viteve të para të elektrifikimit të Shqipërisë. Do të duhet që këto investime që adresohen edhe përmes kësaj marrëveshjeje, të shpërndahen edhe në territore të tilla që përgjigjen shumë fort me pagesën e energjisë elektrike, por në anën tjetër kanë edhe atë problemin e tmerrshëm të rrjetit të trashëguar i cili është ai i viteve të elektrifikimit.
Dhe së treti, dua të them dy fjalë për atë që bëra dhe pyetje dhe ngrita edhe si shqetësim. Natyrisht që ka variante shumë të mira. Ne i kemi konsumuar dy prej tyre, atë që është konsideruar si administrim publik por që në fakt ka qenë administrim politik dhe është tërësisht i ndryshëm nga administrimi publik i një koorporate dhe pastaj edhe atë që është konsideruar administrim privat përmes privatizimit, veçanërisht nga kompania CEZ. Që të dyja, qoftë administrimi politik, qoftë administrimi privat kanë dështuar në Shqipëri. Ndërkohë që unë vazhdoj të insistoj që administrimi publik i një koorporate ende nuk është provuar në republikën e Shqipërisë. Mos ta ngatërrojmë administrimin politik me administrimin publik! Dhe natyrisht duhet të ndërtojmë instrumente të qartë që e ndajnë shumë qartë administrimin publik nga administrimi politik i një koorporate. Në momentin që nuk e kemi provuar, unë do doja të thoja që administrimi publik ka avantazhet e tij. Ashtu siç administrimi publik ka një avantazh që s’do ta kenë mënyrat e tjera të administrimit të koorporatës, atë të kontrollit mbi koorporatën, qoftë përmes një këshilli mbikëqyrës i cili natyrisht duhet të jetë publik por jo politik, qoftë përmes edhe elementeve të tjera, qoftë ligjorë apo qoftë kontrollit, siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë ushtrimit të veprimtarisë publike në këto koorporata. Kështu që, natyrisht që studimet janë shumë të mira, të bëhen, pa diskutim edhe të shkojnë përpara për të dhënë zgjidhjet e nevojshme, por unë do të doja që ju të shqyrtonit edhe mundësinë e një administrimi publik të koorporatës së shpërndarjes së energjisë elektrike.
/Shqiptarja.com