Basha: Ngrejmë bursën e energjisë! (Kryedemokrati i painformuar ajo u themelua në tetor të 2020)! Rama ironizon: Fli vëlla, për ty qenka kjo dynja

TIRANË – Qeveria e majtë vuri në skaner kontratat koncensionare të HEC-eve në Shqipëri ku disa prej marrëveshjeve u anuluan për shkak të dëmeve që i sollën zonave të banuara në shkelje të lejeve mjedisore. Por 2 vite më pas, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vjen me premtimin e konkretizuar në programin për energjinë, për të lulëzuar sërish hidrocentralet në lumenj.

Ne do të nxisim fuqishëm prodhimin e energjisë nga burime të gjelbërta dhe të pastra me fokusi energjinë hidrike dhe atë të erës”, u shpreh Basha .

Vendimi i fundit i qeverisë Rama ishte shpallja e lumit të Vjosës zonë të mbrojtur për t ëmos lejuar HEC-et pas një fushate që kapërceu kufijtë shqiptarë dhe mori jehonë edhe nga personazhë të njohur të hollivudit e muzikës. Aktualisht qeveria për të rritur prodhimin po bazohet tek parqet fotovoltaike dhe eolike.

Me një program që në thelb duket të ketë marrë premtimet e vjetra të PD-së, Basha vjen i pa informuar në zhvillimin e sektorit të energjisë kur premton liberalizimin e tregut të energjisë nëpërmjet krijimit të bursës.

" Ne do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë”, tha Basha.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Shqipëria e ka një bursë elektrike të quajtur ALPEX dhe që synon të garantojë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike si dhe do të ndikojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.

Kryedemokrati risjell vendimin e qeverisë Berisha deri në vitin 2013, të fashës se energjisë elektrike, me cmim më të ulët deri në 300 kilovat orë në muaj, që u anulua nga qeveria Rama në vitin 2014.

“Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 KV/orë në muaj".

Po ashtu kreu i PD-së kërkon të rregullojë edhe një nga ‘kufomat’ energjetike, që është investim i paraardhësit të tij Sali Berisha: Të vendos në punë TEC-in e Vlorës, nëpërmjet gazësjellsit TAP.

“Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën”, premtoi ai.

Termocentrali i Vlorës i nisur në vitin 2002, ishte një investim që kushtoi 130 milionë dollarë, dhe që nga janari i vitit 2011, ka qenë në konservim, pa prodhuar asnjë ditë energji elektrike, për shkak të defekteve dhe kostos së lartë të prodhimit me naftë. Ndërsa qeveria po përpiqet ta vë në zbatim me gaz të lëngshëm falë mbështetjes së SHBA-së.

Basha premtoi edhe bashkim energjetik me Kosovën, por la pa përmendur që në dhjetor të vitit të kaluar Shqipëria e Kosova vunë në jetë linjën e re të përbashkët të interkonjeksionit, për të këmbyer energjinë elektrike.

TË GJITHA PROGRAMET E PD-së
Programi ekonomik 
Programi i shëndetësisë
Programi i rinisë 
Programi i arsimit
Programi për Turizmin
Programi për mirëqenien sociale
Programi për të përndjekurit politik
Programi për Integrimin

Programi për biznesin dhe anti-korrupsionin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Gafa e Bashës për themelimin e bursës energjetike, Rama ironizon: Fli vëlla, për ty qenka kjo dynja

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar premtim e Lulzim Bashës për të themeluar Bursën Energjetike shqiptare, gjë që në fakt është realizuar që në tetor të 2020. Rama ironizon duke thënë se Basha fle të vazhdojë të flejë pasi për të ka qenë kjo dynja.

"Fli vëlla, për ty paska qen kjo dynja", shkruan Rama.

Ora 19:10
Basha premton Bursën Shqiptare të Energjisë e ngritur në 2020, PS ironizon: Ka qenë në gjumë Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prezantimit të programit për energjinë ditën e somte, ka bërë gafën e radhës se do të ngrinte Bursën Shqiptare të Energjisë, që në fakt është  themeluar që në tetor të 2020.

Pas kësaj gafe, ka reaguar PS e cila ka ironizuar fjalën e Bashës duke thënë se si duket gjatë kësaj kohe ai ka qenë në gjumë.

"Luli bën gjetjen e radhës, do krijoj bursën shqiptare të energjisë! Siç duket ka qenë në gjumë ditën që Bursa Shqiptare e Energjisë u themelua", shkruan PS.

 

Ora 12:12
Basha: Do përqëndrohemi në zgjidhjen e problemit të përmbytjeve e përfundimin e riparimit të dëmeve të tërmetit

1614163552_basha2.jpg

Krydemokrati Lulzim Basha tha se do të përqëndrohet në zgjidhjet e problemeve me përmbytjet në qytete dhe përfundimin e riparimit të gjitha dëmeve të tërmetit.

“Menjëherë pas zgjedhjeve, unë do të përqendroj të gjithë fuqinë e shtetit në dy detyra të tjera kryesore: zgjidhja e problemeve të përmbytjeve të qyteteve tona dhe përfundimin me shpejtësi i riparimit dhe rehabilitimit të të gjitha dëmeve të tërmetit. Ne kemi marrë angazhimin e institucioneve prestigjioze që kanë punuar krah për krah me NATO-n dhe Bashkimin Europian për një zgjidhje reale dhe të qëndrueshme të problemit të përmbytjeve në veçanti dhe erozionit dhe ndotjes në tërësi” – tha Basha.

Ora 12:03
HEC-e të tjera në lumenj, Basha: Do nxisim energjinë hidrike!

 

Krydemokrati Basha tha se do të nxisë fuqishëm prodhimin e energjisë hidrike duke lënë të kuptohet se do të ngrihen të tjera HEC-e mbi lumenj.

“Ne do të ulim çmimin dhe do të rrisim cilësinë e karburantit për qytetarët, përmes politikave fiskale, ku veçoj heqjen e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti dhe duke hapur tregun e duke zhbërë dhe çmontuar monopolet që ekzistojnë sot.  Ne do të nxisim fuqishëm prodhimin e energjisë nga burime të gjelbërta dhe të pastra me fokusi energjinë hidrike dhe atë të erës. Do të nxisim ndërtimin e kapaciteteve të reja të mëdha si energji të pastër në bazë, ndërsa rezervat hidrike të KESH do t`i përdorim për energjinë e balancimit apo energjinë në pik. Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën” – tha Basha.

Ora 12:01
Basha për energjinë: Do bashkojmë tregjet Shqipëri-Kosovë! Do kombinojmë prodhimin nga TEC-et e vendit fqinj

1614163512_basha1.jpg

Lulzim Basha deklaroi se do të bashkojë tregjet e energjisë Shqipëri-Kosovë duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë.

“Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut. Do të marrin fund ditët e nëpërkëmbjes dhe pagesave korruptive që i kërkohen investitorëve dhe sipërmarrjes nga kjo administratë” – tha Basha.

Ora 11:56
Programi për energjinë, Basha: Bizneset do furnizohen më lirë e më mirë, do heqim nga qarkullimi gjeneratorët

1614163499_basha.jpg

Një pikë e kryedemokratit Lulzim Basha në programin e energjisë është heqja nga qarkullimi i përdorimit të gjeneratorëve nga ana e bizneseve.

“Biznesi do te furnizohet më lirë dhe më mirë, duke rritur kështu konkurrueshmërinë e tij dhe mundësitë për të gjeneruar punësim. Ne do te zhdukim nga qarkullimi gjeneratorët, sepse është skandal për ekonominë shqiptare që në vitin 2021, nga vetë të dhënat e Bankës Botërore, gati gjysma e bizneseve deklarojnë se përdorin gjeneratorin për furnizim” – tha Basha.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/02/2021 03:36

    C'HEC do lejosh o gomar? Larg duart nga lumenjte,sot eshte koha e energjise diellore, te eres,te riciklueshme.Te paska ngecur ora 100 vjet mbrapa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular