Fjala e Kryetarit Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar të PD‏

Të dashur delegate dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike,
Të nderuar miq dhe të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,
 
Jam i lumtur te jem me ju sot, ne kuvendin me te madh dhe demokratik te historise se kombit tone. Kam nderin te përshëndes mbi 7500 delegate nga e gjithe Shqiperia si dhe miqtë dhe të ftuarit tanë, ne kuvendin e Bashkimit, kuvendin e Përtëritjes, Kuvendin e Nisjes së re.
Ky është takimi i parë në këto përmasa i ekipit të madh drejtues të Partisë Demokratike, duke filluar me kryetarin e seksionit me të vogël e më të largët e  duke përfunduar me Kryetarin e Partisë.
E kemi thënë, e kemi vendosur sëbashku dhe duam të mbetet e gdhendur në murin e vlerave tona se: Partia Demokratike janë demokratët, është anëtarësia!
Të gjithë jemi aksionerë të barabartë në këtë organizatë të lirë e të madhe politike.
Ajo që na ka mbledhur dhe na mban të  bashkuar në këtë  shtëpi politike është piksëpari dashuria për Shqipërinë, pasioni për të shërbyer përparimin, begatinë dhe integrimin e saj në  Europë me idetë dhe vlerat  tona që na dallojnë si  parti  popullore e qendrës së djathtë.    
Jemi shumë, por “bashkë jemi më shumë”.
Kjo është një shprehje e vjetër shqiptare, shumë e bukur dhe shumë e thellë në kuptimin e saj,  që më vjen ndërmend tani, teksa kam privilegjin të  shoh dhe të shijoi nga kjo  foltore këtë prani të gjerë, këtë pamje të mrekullueshme të bashkimit,  këtë manifestim të  çiltër të gëzimit dhe entuziazmit  tuaj.
Ky entuziazëm  është pasqyra më domëthënëse e  një zhvillimi të ri, e një  shprese të re,  që  është rindezuar dhe ka përfshirë  demokratët  në mbarë vendin.
Partia  Demokratike  ka dalë nga shoku i humbjes së vitit të kaluar.  Partia Demokratike është ringritur.
Njezet e kater vjet me pare ne shqiptaret shkruam nje nder faqet me te ndritura te historise tone. Ne iniciuam procesin e pakthyeshem te Shqiperise se Lire dhe Demokratike. Ne mbyllem kapitullin qindra vjecar te dhunimit te te drejtave tona dhe iu bashkuam udhetimit te kombeve te lira te botes.
Ishte vershimi i nje populli qe nuk pranonte dhunimin, diktatoret dhe ideologjite e se keqes. Ishte deshira shekullore per te jetuar te lire, per t’u ndjere zot te fateve tona. Nga kjo levizje mbarepopullore u krijua Partia Demokratike. Pak parti i kane rrenjet ne mobilizimin me te madh te lirise dhe ndryshimeve demokratike ne historine e vendit tone.
Ne krenohemi me kete gjenezë. Partia Demokratike ka hedhur themelet e te gjitha proceseve modernizuese postkomuniste. Ne hodhem bazat e drejtesise, prones, sipermarrjes, levizjes se lire, rilindjes perendimore te vendit. Me vetedije ne ndryshuam trajektoren historike te kombit dhe aderuam ne vlerat mijëra vjecare te qytetërimit perendimor qe shenjterojne lirite civile, politike, ekonomike dhe sociale te shqiptareve.
Në këtë rrugëtim ne mbruajtëm traditen tone, filozofine e ekzistences politike, te shkuaren, te sotmen dhe te ardhmen e aksionit tone politik.
Kuvendet e mëparshme qëndojnë prara nesh si majat më të larta ku ka kaluar historia  e Partisë Demokratike.
Ky  i sotmi është një Kuvend që  ka disa veçori në krahasim me ta.
Verën e vitit të  kaluar,  me vizionin largpamës dhe të përgjegjshëm  për të  hapur një cikël të ri, me drejtues dhe drejtim  të ri në  jetën e kësaj force politike, lideri historik Sali Berisha dha dorëheqjen si kryetar i saj.
Anëtarësia e gjerë zgjodhi për herë të parë me parimin një anëtar një votë kryetarin e ri.   
Për mua ka qenë dhe është nder dhe përgjegjësi e madhe të marr drejtimin e një partie që ka shkruar faqet me të ndritura  të demokracisë së re shqiptare, që ka lindur në flakën e idealeve pa mort të Lëvizjes Demokratike të Dhjetorit  1990,  që ka patur në  krye që në orët e para studentë dhe  intelektualë  flamurtarë,  ku spikat prijësi dhe tribuni  legjendar i lëvizjes studentore, Azem Hajdari, që është drejtuar në dy dekada trasformimesh  e sfidash të mëdha  nga  Sali  Berisha, personaliteti politik më i shquar që ka nxjerrë kjo forcë politike dhe Shqipëria e re demokratike.
Jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të marrësh stafetën e kësaj historie në kohë të vështira. Por  jam i vendosur  dhe  plot besim që  bashkë me gjithë demokratët nga më i vjetri te më i riu, bashkë me qytetarët  dhe zgjedhesit shqiptarë, të   shkruajmë  një histori  të re suksesi të Partisë Demokratike për të mirën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.   
Partia Demokratike është sërish në qendër të skenës dhe  zhvillimeve politike  në vend,  e përgatitur të shënjestrojë objektivin e rikthimit parti e parë, parti fituese.
Ka dalë   dhe është ringritur  Partia Demokratike nga humbja,  jo  si nga një ëndërr  e keqe, jo  si  me  magji,  por duke menduar, duke reflektuar, duke analizuar,  duke diskutuar, duke  debatuar, duke venë gishtin me realizëm  tek mangësitë dhe gabimet e saj,  duke u  përballur me qeverinë më antidemokratike  që vendi ka njohur në 23 vitet e demokracisë,  duke luftuar për vlerat dhe për ligjin,  duke shikuar   përpara.
Lidhja misionare më te ardhmen ka qenë  dhe është  vendimtare për të  mbledhur  e çliruar  energji të reja,  për të rifituar vetedijen  dhe  besimin  e  misionit, për të dalë sërish në ballë dhe për të udhëhequr shpresën e  re të shqiptarëve.
Historia  peshon në kujtesën dhe krenarinë tonë .
 Arritjet peshojnë në përvojën tonë.
Mangësitë dhe gabimet peshojnë në vetëdijen dhe vendosmërinë   tonë për t’u korrigjuar e  përmirësuar.
Të gjithë këto shkrihen në një tek përgjegjësisë jonë politike për synimet dhe objektivat që  kemi përpara.
Qeverisja tete vjecare e demokrateve - retrospektive
Për dy mandate shqiptaret na besuan qeverisjen. Ne morem pushtetin e nje vendi te zhytur ne korrupsion, si ne qeveri dhe ne bashkite kryesore. Ne 2005 bandat me te medha kriminale ishin terrori i qytetareve, vendi kishte dale nga aksi i integrimit Europian dhe ekonomia renkonte nga monopolet. Qeveria i kishte zene shqiptaret prej fyti, i kishte mbytur me taksa dhe me klientelen e saj politike.
Partia Demokratike ktheu vendin ne rrugen e mireqenies dhe Europes. Në dritën e fakteve të pamohueshme, tetëvjeçari i qeverisjes sonë mbetet periudha e një ndryshimi të madh dhe të pakrahasueshëm  në të gjithë  treguesit e zhvillimit  të vendit. Kjo ka qene periudha e veprave të mëdha që do t’iu sherbejne brezave, siç është rruga e Kombit dhe infrastruktura e re rrugore, periudha e një progresi  historik në integrimin euroatlantik  të  vendit, që  u kurorëzua me hyrjen në NATO, me heqjen e vizave  për shqiptarët, me  plotësimin e  kritereve të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, i vonuar   pa nevojë në kulisat politike të Partisë Socialiste. Ne  demokratët  jemi krenarë për këto arritje madhore. Jemi të bindur se gjithë shqiptarët i çmojnë e do t’i çmojnë  gjithmonë  sepse  vërtetë  kanë vulën e qeverisjes së Partisë Demokratike por i përkasin Shqipërisë, mbarë qytetarëve  të saj dhe brezave. 
Ne e evokojmë tëtëvjeçarin e qeverisjes tonë jo se kemi  kulte, por kemi dhe dëshirojmë të kultivojmë kulturën e ruajtjes së asaj që është bërë mirë, të korrigjimit të asaj që është bërë keq, të përmirësimit  dhe reformave të pandërprera.
Qeveria e Partisë Demokratike dhe koalicionit të qendrës së djathtë  zhvilluan në 23 qershor 2013, zgjedhje të standarteve europiane. Ranë poshtë të gjitha fushatat viktimizuese, të shpifjeve dhe propagandës së shfrenuar të ish-opozitës se u cënohej vota. Zgjedhjet provuan të kundërtën. Pas humbjes së zgjedhjeve ne bëmë kalimin demokratik të pushtetit në duart e shumicës së majtë.
Analiza e humbjes
Prej rreth nje viti demokratet anembane vendit analizuan faktoret e humbjes. Ne nxitem lirine e mendimit si nje faktor bazik drejt se vertetes. Një analizë që do të fokusohej vetëm të shkaqet e jashtme do të ishte e demshme. E padrejtë do të kishte qenë edhe analiza që rrëmon papushim në shkaqet e brendshme duke injoruar ndikimin e faktoreve te jashtëm. Kerkuam te ishim te ndershem dhe te drejte ne analizat tone të cilat nuk patën për qellim te godasim koleget, por te evidentojme problemet, nuk patën qëllim të gjejme koka-turku sepse kjo nuk është në filozofinë tone. Duam te jemi te ndershem me veten, koleget dhe kundershtarin.
Në dritën e qeverisjes njëvjeçare te koalicionit te majte tashmë ka dalë  në pah pesha e premtimeve false te kundershtareve. Genjeshtrat elektorale te PS-së, një realitet i  pranuar tashmë edhe nga zgjedhësit e majtë, na kane lejuar  të  gjejmë ekulibrin e duhur  në  analizat tona, duke vlerësuar drejt çfarë ka qenë qëndrim kritik ndaj qeverisjes tonë dhe çfarë ka qenë mirëbesim njerëzor nga ana zgjedhësve.
Mijëra qytetarë, që janë joshur e mashtruar nga premtimet e legalizimeve falas, të shërbimit shendetësor falas, të listës së gjatë të lehtësimeve për njerëzit në nevojë, e tjerë e tjerë, sot ndihen të genjyer.
Manipulimi i zgjedhësve, shit-blerja masive e votes dhe efektet e krizes globale ndikuan ne rezultatin zgjedhor.
Por rezultati do ishte tjeter, nese ne do ishim treguar me te vendosur, me te bashkuar dhe me te perkushtuar ne betejen elektorale. Ne nuk shfrytezuam potencialin tone real.
Ne bisedat e hapura me demokratet anembane vendit, në liri të plotë, me përgjegjësi dhe te vetëdijshem per rolin e te vertetes, ne analizuam cdo detaj te ecurise tone. Në te gjithë piramidën partiake, që nga seksioni më i thjeshtë, në kuvendet e degëve, në forume, në komunikim te vazhdueshëm me qytetarët, ne kemi kerkuar se çfarë ka shkuar dhe nuk ka shkuar mirë në qeverisjen tonë, pse e morëm ate rezultat zgjedhor.
Demokratët kanë folur për këto shkaqe dhe janë dëgjuar. Ne kete kontekst une po rradhis disa prej përfundimeve tona.
Thelbesore mbetet distanca e krijuar me qytetarin, distanca me bazen e partise.Nje pjese e perfaqesuesve tane ne qender dhe ne periferi u lodhen nga qeverisja. Disa u ndjene teper te rendesishem per te degjuar qytetaret, per t’u marre me problemet e njerezve apo/dhe fushatat elektorale.
Qeveria investoi për vepra të mëdha por disa nga përfaqësuesit tanë fjetën mbi dafina. Disa harruan se midis veprave me dobishmeri publike dhe qytetarit me problemet e tij personale, ka nje hapësirë të gjere ku perfaqesuesit tane duhet te sherbenin me devotshmeri. Lidershipi demokrat duhet te ishte gjithnje aty ku është jeta e njërëzve, aty ku është problemi i pazgjidhur, aty ku është papunësia, varfëria, përmbytja, shkelja e ligjit,  diferencimi  shoqëror, e te tjerë. A kemi qene gjithnje ne lartesine e duhur? Në  mbledhje  dhe konferenca të  ndyshme  janë përmendur  raste ekstreme kur  të zgjedhur të  caktuar të  Partisë Demokratike nuk janë parë asnjëherë në zonë gjatë katër viteve të legjislaturës se shkuar.
Në ngjashmëri me indiferencën e të zgjedhurve, drejtorë dhe zyrtarë vendorë janë sjelle ne kundershti te plote me parimet dhe moralin e Partisë Demokratike.  Njerezit trokisnin per halle, disa prej nesh mbanin sehir nga xhamat e zyrave dhe makinave, duke i shërbyer rehatisë te tyre personale. Këtu nuk është fjala vetëm për distancën fizike me njerëzit, por më keq akoma, për të jetuarit në nje bote paralele me qytetarët, deri në moskuptim te tyre. Kjo është distanca që nuk lejon të zgjedhurit te kuptojne hallet, gjendjen shpirterore te njerëzve dhe shoqërisë, mendimet e tyre për zhvillimet politike. Kjo në fakt është distanca e deformimit dhe asgjësimit të politikës.
Qarkullimi i elitave dhe i zyrtarëve politikë në kuvend dhe në qeverisje u ngadalësua gjatë mandatit të dytë. Këtu nuk kam parasysh qarkullimin si qëllim në vetvete por qarkullimin e përligjur nga perfomanca  e dobët. Keshtu nisi nje zvetënim i shtuar në disa nivele dhe agjenci të qeverisjes, përfshirë zyrtarë politikë në rrethe dhe në qarqe.
Sundimi i ligjit çaloi në disa sektorë të rendësishëm të jetës publike sidomos nga fundi i mandatit të dytë. Kthimi i pronave nuk ruajti ritmet e parashikuara, legalizimet gjithashtu. Rastet e mitmarrjes, abuzimeve dhe korrupsionit që sipas demokratëve erdhën duke u shtuar me kalimin e  kohës,  kompromentuan besueshmerine e premtimeve tona në sytë e publikut.
Rastet e arrogancës apo shpërfilljes ndaj situatës ku u gjend një pjesë e sipërmarjes së lirë në vend për shkak të efekteve të krizës globale nuk ishin sjellje të kostumit tonë politik si parti e nismës së lirë.
Fushata jonë elektorale u foli me shumë masave sesa individëve. Nje një numër jo i vogël i kandidatatëve tanë të siguruar nepër lista nuk i dhanë rëndësinë e duhur punës derë me derë, por u mjaftuan të dilnin në tribunat e tubimeve të organizuara nga partia në qendër.
Për të gjitha këto dhe për çdo  mangësi tjetër, unë sot, në emër të Partisë Demokratike u kërkoj ndjesë nga kjo tribunë, me përulje, anëtarëve të Partisë  Demkokratike dhe para së gjithash  atyre qytetarëve që janë ndier të  braktisur dhe  kanë patur arsye të ndihen  të zhgënjyer në pritshmërite  e tyre nga qeverisja jonë.
Bashkë me ndjesën dëshiroj t’u deklaroj angazhimin dhe përkushtimin tonë për korrigjim në dritën e analizave që kemi zhvilluar e po zhvillojmë, të mangësive dhe gabimeve tona.

 
Ringritja e partise – demokratizimi dhe lidhja me qytetaret
Partia Demokartike e Shqipërisë ka mbetur partia me e madhe e qendrës së djathtë në Europen Juglindore, fale aftesive te saj per te kuptuar kohet qe jetojme dhe pulsin e Shqiperise bashkëkohore. Në përshtatje me rrethanat  specifike të kohës dhe momentit,  Partia Demokratike:
  • ka ditur të hapet;
  • ka ditur të përballet;
  • ka ditur të ribashkohet;
  • ka ditur të qëndrojë në truallin e vlerave  autentike;
  • ka ditur të jetë e  ndjeshme  ndaj  vlerave dhe kerkesave shoqërore.
Në boshtin e vet Partia Demokratike ka mbetur demokratike, e qendrueshme dhe fleksibël ndaj sfidave te kohes. Kjo është një trashegimi e vyer, që duhet ta ruajmë dhe zhvillojmë me fanatizem. Kemi detyrimin historik që forca jone politike të qëndrojë alternativa kryesore e qendrës dhe qendrës së djathtë në Shqipëri.
Historia jone na ndihmon ne kete drejtim. Ne demokratet kemi pervoja unike të ringritjes. Ne u ngritem nga hiri pas daljes së parë në opozitë në vitin 1997. Ajo është një përvojë  shumë e vyer  jo vetëm për demokratët  e çdo gjenerate, por edhe për politikën në përgjithësi. Qendresa epike e partisë tonë në katërvjeçarin e parë  dhe hapja e saj në  katërvjeçarin e dytë në opozitë, ështe nje leksion qëndrese, gjetjen e vlerave me mira dhe rikthimi ne pushtet.
Kohet kane ndryshuar - opozita e vitit 1997 nuk ngjason me opoziten e vitit 2013.  Herën e parë partia doli në opozitë nga një rrotacion i dhunshem që erdhi si ndërprerje e parakohshme dhe brutale e qeverisjes së saj. Herën e dytë, kemi dalë në opozitë nga një rrotacion normal i pushtetit, një humbje në fushën e hapur të betejës politike.
Ajo qe duhet te kuptojme drejt, serish janë koha ku jetojme dhe pulsi i Shqiperisereale. Mbi bazamentin tone tradicional dhe ideor ne deshifruam mesazhin qe shqiptaret na dhane ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Ne e nisem punen atje ku gabuam – tek afersia me qytetarin, tek mobilizimi i cdo demokrati. Ne iu kthyem rrenjeve tona si burimi i perhershem i forces, lirise dhe progresit.
Ne praktikuam demokracine direkte, parimin një anëtar një vote. Zgjedhja ime si kryetar i PD-së, ishte shprehje e vullnetit te anëtarësise se gjerë te Partisë Demokratike. Lidhjen e drejtperdrejte me antaresine ne e cuam me tej. Gjate ketij viti, Partia Demokratike i dha pushtetin maksimal demokrateve. Të gjithë jemi pjesetare të barabartë në këtë organizatë. Qe nga kryetari i partise deri tek drejtuesi dhe anetari i seksionit, te gjithe pa perjashtim janë e duhet të ndihen anëtarë të barabartë në këtë familje politike. Si ne vendet me te civilizuara hierarkitë në Partinë Demokratike as jepen, as trashëgohen, por fitohen me pune, ndershmeri dhe vote. Besimi i anëtarëve dhe qytetarëve eshte ne themel te konstruksionit tone politik.
Keshtu, me voten e antaresise ne rinovuam te gjithe drejtuesit tane ne mbare vendin. Kryetaret e rinj jane fryt i demokracise direkte si ne vendet me demokratike. Pjesa me e madhe ne kete kuvend jemi fryt i votes, fryt i lirise se brendshme ne PD. Modernizimin e partise permes votes se antaresise ne e cuam perpara. Nuk mund te gjeni nje force tjeter te ngjashme ne kete vend t’i kete hyre kesaj rruge. Ne do te vazhdojme.  Ne do  ta shtrijme vendimmarrjen e demokrateve per te gjithe te zgjedhurit dhe perfaqesuesit politike te PD-se. Forca jone tek perkushtimi i gjithesecilit. Kete energji te madhe ndryshuese ne duhet ta clirojme.
Reforma: Vote dhe shperqendrim pushteti
Rezultatet e ketij koncepti te ri politik u pane ne riperteritjen e te gjithe degeve te Partise Demokratike. Konkurenca dhe vota nxiten një pjesmarrje të gjerë kandidatësh, çliruan ambicie dhe vlera pozitive nga secili prej tyre, krijuan një atmosferë të gjallë, shpirt gare të karakterizuar nga rivaliteti i forte, civil dhe etik.  Në këto gara dolën fitues anëtarë të orëve të para dhe të viteve të fundit, demokratë me përvojë dhe rishtarë nga te gjitha gjeneratat. Zgjedhjet e lira prodhuan një harmonizim shumë të mirë të figurave te reja  dhe figurave afirmuara. Ky harmonizim, fotografine e gjallë të të cilit mund ta shohim sot në Kuvendin tone madhështor, nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë i rastesishem. Ai ka dalë natyrshëm jo vetëm nga nevoja që ka një parti në opozitë për të rinovuar ekipin drejtues, por edhe nga vetë  natyra  e Partisë Demokratike, si parti  popullore e orientimit  konservator-liberal, që udhëhiqet nga parimi i vlerave të qëndrueshme, i hapjes dhe rinovimit.
Konkurenca dhe vota e lirë, pavarësisht emocioneve dhe tensioneve të kuptueshme që përcjell gara, e kanë fuqizuar Partinë Demokaratike. Konkurenca dhe vota e lirë e treguan edhe njëherë epërsinë e tyre ndaj formave të tjera kalimtare të krijimit të hierarkive partiake, të promovimit të drejtuesve e përfaqësuesve politike. Vota e lirë peshon drejt, gjykon drejt. Edhe nese ndodh të gabojë për një arsye a nje tjetër, është e sigurtë se gabon më pak se vendimarrja subjektive e një njeriu apo disa njerëzve në krye të partisë.
Ne do i japim mundesi antaresise te zgjedhe perfaqesuesit, te reformoje eliten politike te partise. Ne kemi zgjedhur konkurencën dhe  votën e lirë, kemi zgjedhur të delegojmë dhe ndajmë pushtet me te zgjedhurit dhe me anëtarësinë e gjerë. Do vazhdojmë te ndajmë përgjegjësi dhe bashkepërgjegjësi me të medha se sa sot.
Kjo duhet të jetë mendësia e cdo perfaqesuesi të Partise Demokratike. Lideri qendron tek gjithesecili prej nesh, qofte ky kryetar, anetar apo militant. Ne duhet ta shohim drejtimin jo si mbreterim i nje kryetari, por si ndryshim qe buron nga shpirti i cdo anetari. Jemi pjese e nje fronti ku te gjithe duhet te ndjehemi misionare, te gjithe te marrin pergjegjesi dhe te japim llogari. Keshtu Partia Demokratike do behet me fortë, dinamike dhe frymëzuese per shqiptaret.    
Ne duhet të rritemi, të meritojmë shumicën e votës popullore.
Të rritemi, të fitojmë, të ndryshojme Shqiperine!
Kjo është sfida jonë e përbashkët, sfida e delegatëve dhe pjesmarresve në këtë Kuvend, sfida e gjithë anetarëve të Partisë Demokratike, sfida  e gjithë të zgjedhurve dhe  drejtuesve  të bazës,  sfida e Këshillit të ri Kombëtar dhe ekipit të ri  drejtues, sfida ime si kryetar i Partisë Demokratike. Ne do ndertojme mbi perfshirjen jo perjashtimin, mbi zgjerimin e jo mbi mbylljen, mbi pershtatjen jo ngurtesimin, mbi pushtetin e shumices duke respektuar pakicen. Me keto parime do ndertohet opozita sot dhe qeveria neser. Ne do ta mbeshtesim fuqizimin tone politik tek kapitali njerezor cilesor. Me mekanizma demokratike ne do zgjedhim ata qe dine te degjojne dhe nuk i tjeterson pushteti. Ne do zgjedhim sherbyesit e perulur te interesit publik. Demokrati i ndershem, i edukuar, me profil te larte moral, i perkushtuar ndaj vlerave te familjes tone politike, i gatshem te luftoje per interesin publik, do jete modeli i lidershipit tone politik qe do ndryshojne partine dhe vendin.
Ringritja morale – imperativ i zhvillimit
Të flasësh per moral dhe ideale demokratike tingëllon patetike dhe jashte mode per oligarkët e fundit te Europes. Forcat e vjetra në Shqipëri kanë vënë në shënjestër ndjenjat e pastra dhe aspiratat demokratike të qytetarit. Ata duan te nenshtrojne shpirtin e lire te kombit. Ata duan te na mbushin mendjen se idealet janë arkaike, se qytetari nuk ka gjë në dorë, se sa rri e vret mendjen për ideale dhe përgjegjegjësi qytetare, më mirë te mbylle gojën, te ulë kokën dhe te prese te marri lemoshen e baroneve te pushtetit. Qëllimi i baroneve te pushtetit është të dekurajojnë njerëzit, t’u vrasin besimin se janë ata sovrani, t’i gjunjëzojnë dhe të sundojnë duke blerë pushtetin me paratë e krimit. Kjo është fytyra e rrenimit por nuk na dekurajon. Ne u kemi mbijetuar edhe te tjereve para tyre. Te vazhdojme ne rrugen tone. E ardhmja nuk u perket karaktereve te deformuara.
E ardhmja i perket ndershmerise;
E ardhmja i perket moralit dhe integritetit;
E ardhmja i perket punes;
E ardhmja i perket i lirise;
E ardhmja i perket se drejtes;
E ardhmja i perket shqiptarit te civiliauar europian.
Do t’i ndalim me çdo kusht. Le të ndezim me një pasion të ri zjarrin e idealeve demokratike, le të rrezatojë flakadani i pastër i këtyre idealeve në çdo shtëpi dhe zemër shqiptari. Të mos harrojmë: Asnje komb nuk eshte ngritur mbi antivlerat; gjithçka të mirë që ka bota sot, e ka prej triumfit te moralit dhe lirise.

 
Partia Demokratike – Shtepia e Lirise
Suksesi i botes moderne buron nga liria e qytetareve te saj. Liri me e madhe ne familje, ne institucione, ne pune, shkolle e kudo tjeter, eshte celsi i suksesit tone kombetar. Ka ende shume institucione ne vendin tone, perfshi shume parti politike, qe funksionojne si kazerma ne sherbim te kryetarit. Ne duhet t’i sfidojme keto mbetje mesjetare. Partia Demokratike do te perpiqet te modernizoje shoqerine permes modelit te saj. 
Çfarë na duhet konkretisht? Ne na duhet një parti moderne, edhe më demokratike, edhe më e  bashkuar dhe më  e hapur. Ne duhet te funksionojme  me rregulla loje të qarta, të barabarta, të zbatueshme nga të gjithë e për të gjithë, që ka në themel të vlerësimit dhe karrieres, konkurencën dhe votën e lire. Ne duhet te funksionojme si një organizëm politik i gjallë dhe dinamik në çdo qelizë të saj. Ne duhet t’u krijojmë mundësi anëtarëve dhe të zgjedhurve të çdo niveli të kontribuojne, të mblidhen, të debatojnë te lire, të vendosin së bashku, me kolegjialitet maksimal për çdo vendim që duhet marrë. Ne duhet te rrezatojme shembullin e moralit të lartë ne shoqëri, te jemi një shkollë politike e vlerave për të gjitha moshat (vecanerisht per rinine). Ne duhet te mbajme lidhje dhe marrëdhenie të ngushta me qytetarët pa dallim, t’ju dalim zot sa herë është e nevojshme me qëndrimet  tona  politike, te marrim përsipër te permbushim aspiratat e qytetareve, te udhëheqim  drejt një të ardhme  më të mirë e më të sigurt. 
“Partia Demokartike – Shtepia e Lirise” do të vazhdojë të marrë formë, të konsolidohet e të shtrihet nga Tirana në fshatin me të largët. Ne do te presim krahëhapur qytetaret dhe t’i intregrojmë menjeherë si të barabartë në sistemin tonë. Mendësia e partisë së mbyllur në një rreth të caktuar apo të përjetshëm emrash e mbiemrash nuk është mendësia jonë. Frika dhe paragjykimet se mos po na zënë vendin ata që vijnë nuk eshte gjykim i botes moderne. Nuk ka vend per askend nese kjo parti rrudhet. Prurjet e reja jane si oksigjeni per rigjallerimin tone. Hapja eshte ne traditen e PD-se. Ne duhet te hapemi per te gjithe njerezit e ndershem.  Kush vjen, nuk vjen për t’i zënë vendin ndokujt, por për të rritur partinë, për të dhene kontributin e tij në rrugën e politikës, per te kontribuar ne zhvillimin e Shqiperise.
Hapja për ne është një koncept me i gjerë se sa zgjerimi fiktiv i partisë me anëtarë të rinj. Hapja per ne do jete nje proces nderveprimi me shoqerine. Hapja është komunikim, bashkëpunim me qytetarët, me intelektualët, me sipërmarresit, me shoqërinë civile, me kategoritë e ndryshme shoqërore. Një parti e hapur në këtë menyre është një parti që jeton orë e çast me pulsin e Shqiperise bashkëkohore. Një parti që di të dëgjojë, di të reagojë, di të luftojnë në të mirë të qytetarëve eshte ajo qe kerkojme. Nuk duhet të harrojmë se demokratët janë më shumë se anëtarët e Partisë Demokratike dhe shqiptarët janë më shumë se demokratët. Koncepti ynë i hapjes është një koncept integrues për të gjithë njerëzit që shpresojnë e besojnë te Partia Demokratike, që ndajnë me ne pikpamje dhe qëndrime per çështje te ndryshme. Njekohesisht, hapja jonë duhet t’u deshmohet si shprehje respekti edhe atyre që mendojnë ndryshe, edhe qytetarëve që kanë bindje të tjera politike. Ka hapesira per veprime te perbashketa me cdo shqiptar. Ne luften kunder krimit ne parlament, ne jemi bashke me cdo shqiptar te ndershem, i majte, i djathte apo asnjeanes politikisht.
Pagëzimi si shtëpia e lirisë, familja e njerezve te lire, u konsakrua me zgjedhjet e reja në parti që kaluan si një shkollë dhe festë demokracie. Mbi njëqind mijë demokratë në mbarë vendin diskutuan, propozuan dhe votuan drejtuesit e rinj, demokratët që kanë spikatur si figura me reputacion të lartë politik dhe publik. Ky lidership i ri jep garanci se do të  zhvillojnë demokracinë e brëndshme në parti, se do të  zbatojë me besnikëri statutin dhe programin e partisë, se do të  respektojë  diversitetin e mendimit, se do të drejtojë në frymën e kolegjialitetit dhe solidaritetit politik e njerëzor, se do të rrisi mbështetjen e publikut ndaj  Partisë Demokratike. Një nga detyrat e lidershipit të është  të afrojë dhe angazhojë pranë Partise, intelektualë dhe profesionistë të zotë, të ditur e të përkushtuar nga të gjitha fushat, te hartojne dhe popullarizojne alternative tonë të re sot dhe vënien e saj në zbatim nesër kur populli të na besojë qeverisjen. Kjo është partia e te gjithë demokratëve, e te gjithe shqiptareve te lire dhe te ndershem, por me shumë se kaq, është alternativa e pushtetit, është alternativa e ndryshimit te vertete, është pasuria politike e gjithë shqiptarëve. Me ketë vetëdije le te vazhdojme luften. Me kete vetedije te udheheqim vendin drejt lirise dhe mireqenies per te gjithe.
Ne kete pike duhet percaktuar dicka: ne Shtepine tone te Lirise nuk ka vend per te inkriminuarit. Ne do ta hapim Partine Demokratike me nje perjashtim. Ata qe nuk do pranohen kurre ne partine tone jane individët e botes se errët te krimit dhe trafiqeve. Ata kane gjetur strehe diku tjeter. Por edhe atje nuk duhet t’i leme gjate. Kriminalizimi i politikes rrezikon mbare shoqerine. Bashke me qytetaret ne do ndermarrim inisiativa per pastrimin e politikes dhe hapsires publike.
Entuziazmi si shenje rikthimi
Ajo që më ka bërë përshtypje pozitive në gjithë këtë diskutim kombetar ka qenë përjetimi i humbjes pa ndjenjë disfatizmi nga ana e demokratëve. Ky eshte nje raport i drejtë dhe bashkekohor me rrotacionin e pushtetit. Ne e kuptojme si vlerë demokracinë. Ne e dime se nuk ka humbje perfundimtare si ajo e Kartagjenes. Ne besojme tek energjite për t’u ringritur dhe për t’u nisur nga e para.
Megjithese jemi ne vitin e pare te opozites, ka pasur nje vërshim te brezit të ri, te vajzave dhe djemve nga gjithë Shqipëria, për t’u anëtarësuar në Partinë Demokratike. Me te njejtin entuaziazem u rikthyen themelues te larguar, qindra mijëra anëtarë qe kanë mbajtur ndër vite peshën kryesore të angazhimeve partiake.
Ky nuk është nje vershim oportunist por bashkim vlerash, shprese dhe ndryshimi. Ne i sigurojme se ketu nuk do zhgenjehen, se me Partine Demokratike fiton cdo shqiptar, fiton Shqiperia. Të rinjtë erdhën e po vijnë për t’u pozicionuar politikisht kundër qeverisjes arrogante dhe arbitrare; erdhën dhe po vinë  sepse duan të  bashkohen  e të ndajnë me Partinë Demokratike sfidat e kohës, erdhën e po vinë sepse besojnë te ne, besojnë se vendi, ata vetë dhe familjet e tyre do të kenë  një të ardhme më të mirë, besojnë  se  mund të  thonë më mirë  fjalën e tyre përmes Partisë Demokrartike, besojnë se i kanë  rrugët e hapura për të konkuruar e për të marrë përgjegjësi politike në Partinë Demokratike. Ne i ftojme te vijne te gjithe, kemi nevoje per cdo njeri qe jeton me ndershmeri, qe ka deshiren te ndryshoje dicka ne kete vend.
Entuziazmi i sotem është pasqyra më domëthënëse e një shprese të re, që është rindezuar dhe ka përfshirë demokratët në mbarë vendin. Partia Demokratike është ringritur në qëndër të skenës dhe zhvillimeve politike në vend, opozitë e fuqishme kundër qeverisë më antidemokratike që vendi ka njohur gjatë 23 viteve.
Anembane vendit kane kthyer syte nga ne dhe presin forcimin tone. Mbare Shqiperia kerkon ndihme, kerkon shpetim nga kjo dare skizoide dhe korruptive e papermbajtur qe ka mberthyer vendin. Nuk genjehet kush nga bojrat dhe lulishtet, njerezit kerkojne liri, pune dhe shance per mirëqenie.
Ne mbështetemi në modelin e lidershipit te forte por jo te dhunshem, të lirise jo abuzimit, të mireqenies jo varferise, të sherbimit jo te sundimit. Ne beme gabime por ne nuk shkelem vlerat per pushtetin, nuk u kriminalizuam, nuk bleme dhe nuk mashtruam per te fituar zgjedhjet. Demokratet treguan forcen e karakterit.
Qeverite nuk jane zgjidhja por vete problemi, thoshte Regani. Rendon me shume pesha e tyre kur jane te papergjegjshme, me reflekse totalitare. Kur qeveria te del mbas cdo peme, mbas cdo vendi pune, kur ta merr shpirtin me taksa dhe arrogancë, kjo nuk eshte qeverisje por sundim. Nje qeveri qe bazohet tek polici jo tek bindja dhe frymezimi nuk mund te krijoje demokraci te vertete, nuk mund te respektoje lirine e  qytetarëve nuk mund të zhvillojë vendin.
Keq qeverisja Rama-Meta
Cfare ka ndodhur me qeverisjen Rama-Meta pergjate nje viti? Rrotacioni i pushtetit nuk u shoqerua me progres por me regres. Keta njerez nuk ishin pergatitur per pushtetin. Keta njerez ishin pergatitur per revanshin.
Revansh ndaj qytetareve;
Revansh ndaj sipermarrjes se lire;
Revansh ndaj institucioneve te pavarura;
Revansh ndaj administrates;
Revansh ndaj policise;
Revansh ndaj opozites;
Premtuan mrekulline dhe mbollen varferine dhe pasigurine. Në vitin e dytë të qeverisjes, premtimet e bujshme elektorale të Ramës jane harruar. Kryeministri iu kthye koktejit te vjeter te propagandes toksike.
Pritshmëritë i lane vendin mosbesimit. Mos prisni rritje ekonomike – oligarkët nuk dinë te krijojne pasuri kombetare, por jane profesioniste ne shkaterrim, ndarje dhe pervetesim. Kryeministri i tyre nuk e njeh permbajtjen por vetem formen. Si njehere e nje kohe specialiteti eshte propaganda. Ne rrenjet e tyre fle genjeshtra, si nena e te gjithe te ligave. Gezofi i rilindjes nuk mund te heqi zakonin e vjeter. Vesi thone del me shpirtin. Genjeshtra nga nje dite ne tjetren dhe kerbaci ne dore, do te jete e gjithe qeverisja e tyre.
Shikoni c’behet cdo dite - genjejne dhe shkaterrojne kudo ku vene doren. Shkaterro shtepi, biznese, institucione, jeten e njerezve te thjeshte. Degradimi ndihet kudo. Pasqyra  më e saktë e mashtrim-shkaterrimit qeveritar është ekononia në përkeqësim, rendi në përkeqësim, rritja e papunësise, shpunësimi antiligjor, falimentimi i sipërmarrjeve. Shpresat e njerezve per nje jete me te mire po shuhen.
Në mbyllje të  vitit të parë të  kësaj qeverie  njerëzit po pyesin  e do të vazhdojnë të pyesin gjithnjë e më masivisht: A është ky ndryshimi për të cilin votuam? 
Brenga eshte e madhe, tingulli i revoltës edhe me i madh. Mashtruesit qe kaperdisen nuk i do me kush.
Per herë te pare këtë vit institucionet shteterore raportuan se pagat ne sektorin privat jobujqesor pesuan ulje nominale. Duke konsideruar edhe inflacionin, ulja reale ka qene edhe me e madhe. Mbi 300 mijë te punesuar në kete sektor dhe familjaret e tyre kanë sot nje buxhet familjar me të paket se nje vit me parë e një pune me pak te sigurte.
Përllogaritet qe niveli i jetes se tyre ka rënë me afro 7 përqind, pasoje e drejtperdrejte e politikave të gabuara  qeveritare mbi sipermarrjen e vogël, te mesme e te madhe dhe e rritjes se taksave mbi konsumin, transportin, banesen, faturen aforfe te energjise,  etj. Viti i ardhshem duket se do ta thelloje veshtiresine e jeteses se kesaj kategorie.
Afro 150 mije punonjës buxhetorë dhe familjet e tyre sot jetojne me keq se nje vit me pare. Pagat e tyre përgjatë një viti mbeten  aty ku qenë në shtator 2013, nderkohë që  çmimet dhe taksat  janë rritur e do të  rriten në dëm të buxhetit të tyre. Perllogaritet qe niveli i jeteses se punonjesve buxhetore dhe familjeve  te tyre vitin që kaloi ka rënë  me afro 8 përqind.
Gjendja per fermeret shqiptare është perkeqesuar dukshem. Investimet publike ne infrastrukturen bujqesore kane pesuar nje renie drastike prej rreth  50 përqind.  Ato nuk janë as sa gjysma investimeve publike te se njejtes periudhe te një viti me pare. Grantet per prodhimet dhe investimet bujqesore jane zvogeluar ndjeshëm dhe jane kanalizuar kryesisht ne perfitues klienteliste.  Per mallrat baze, familjet e fermerëve, njësoj si ato te qytetit, po paguajne me shume taksa per transportin, naften, punimet bujqesore shto këtu faturat aforfe për  energjise elektrike.
Ndersa per gjendjen e mbi 500 mije pensionisteve, qeveria Rama-Meta rezervoi vetem indeksimin ne baze të infacionit dhe asnje rritje te vetme. E ndersa rritja çmimeve te disa prej produkteve baze te konsumit eshte me e lartë se norma e inflacionit, kjo do te thote qe se situata për masës se pensionistëve është me e  keqe se ka qenë.
Sot në Shqiperi te varferit janë rreth 12% me shume se  një vit me parë. Kategorive te caktuara te familjeve e individeve ne nevoje ne Janar-gusht 2014 nuk iu eshte shperndare asnje lek nga 400 milion te planifikuara ndonëse shume familje kane patur veshtiresi. Shoqatat e personave me aftesi te kufizuar u preken në te drejtat e tyre perfaqesuese dhe u perbuzen nga qeveritaret qe sot bejne dasma disaditore duke abuzuar me fondet e shtetit.
Qeveria  ua bllokoi kompensimin ish të përdjekurve poltikë,  ndryshoi rregullat .Iu dha vetem nje e treta e shumes se planifikuar, nderkohe qe vete shuma eshte 12 here me e vogel se vitin e kaluar. 
Kthimi i pronave eshte kthyer ne teater. U bllokuan e po rishqyrtohen me mijera raste te perfunduara. Procesi i kthimit e kompensimit fizik eshte me i ulët se kurrë.
Genjeshtres me të madhe, legalizimit falas, i doli boja. Shakane e 300 mijë vendeve të punës e ka per humor zyra kryeministrore, por jo qytetaret qe jetojne në ditën me të zezë. Gjendja e rendit dhe sigurisë publike është e mjerueshme.   
Lulëzon vetëm propaganda, lulëzojnë vetëm reklamat në qeverisjen e sukseve virtuale të Edi Ramës. Ne kete pikë nuk mbetet asnjë hap prapa, madje ua kalon në stil parardhësve politikë të diktaturës  komuniste  që  me cinizmin dhe injorancën e tyre tipike shisnin si parajsë për dekada më radhë mjerimin me të pashembullt. Mashtrim-shkaterrimet e qeverisë janë të mjaftueshme për ta vënë në bankën e kontestimit dhe gjykimit qytetar. Por demet nuk mbarojne këtu. E paafte te perdore pushtetin e saj per të qeverisur ajo ështe turrur te zaptoje cdo pushtet tjeter. Goditen në mënyrë të programuar kolonat e sistemit demokratik, ndarja e pushteteve, pavarësia e institucioneve, zgjedhjet e ndershme, autonomia vendore, parlamentarizmi dhe bashkejetesa demokratike.
Kriminalizimi i parlamentit dhe shtetit
Krahas regresit në bilanc, qeveria Rama-Meta ka edhe një regres te madh në botkuptim, me koncepte të rrezikshme për qeverisjen dhe demokracinë. Me sulmet te strukturuara kundër vlerave themelore, Edi Rama po zbaton zakonin e vjetër të fabrikimit te opozitave, në mohim e urrejtje te palës tjetër, sidomos te Partisë Demokratike.
Opoziten ne demokraci nuk e percakton pushteti por mbeshtetja e qytetareve. Kete gje nuk e kane kuptuar as i pari i shumices, as aleati i tij. Kryepushtetari nuk mund te avanconte ne ëndërren e tij të çmendur të uzurpimit të insitucioneve dhe të anashkalimit te opozitës reale pa komplicitetin dhe votat e ortakut politik Ilir Meta. Ky cift antishtet po rrenon nje trashegimi te cmuar demokratike njezetvjecare duke e rrokullisur vendit drejt nje regjimi oligarkik.
Situata është  shumë e rëndë. Partia Demokratike  vjen në këtë Kuvend në një kohë kur grupi i saj parlamentar ka ndërprerë marrëdhëniet me Parlamentin, me tribunën më të fuqishme  që kishim e dëshërojmë të kemi si  opozitë, si forcë politike.
Për këtë çeshtje kyçe, që padyshim  peshon rëndë në punimet  e këtij Kuvendi, dëshëroj të  nënvizoj se nëqoftëse Parlamenti i  Shqipërisë Demokratike  është e duhet të jetë aula e bashkjetesës, dialogut dhe përballjes politike  civile mes  shumicës  dhe pakicës,  tribunë  e debatit  dhe replikave mes palëve, atëherë jashtë parlamentit nuk jemi ne që  kemi treguar me fakte, që nga dita e parë e kësaj legjislature,  se  kemi dashur e duam të diskutojmë e  debatojmë, por janë ata, është qeveria oligarkike që nuk duron debatin, që nuk  denjon  ta dëgjojë opozitën, që nuk e replikon, por ka  përcaktuar  një politikë  të kanosjes dhe ka krijuar repartin e dhunës  fizike në Kuvend- një grup  deputetësh me rekorde kriminale- për t’i  mbyllur gojën opozitës, për të asgjësuar  debatin dhe fjalën e lirë në Kuvend. Edhe pse  rrinë brënda, ata janë jashtë me dhunimin e parlamentarizmit si praktikë dhe si vlerë. Ata mund të rrinë atje si në një shpellë, të flasin me vete e me njëri tjetrin, por parlamenti nuk është ndërtesë, nuk është një sallë. Parlamenti është demokraci, është  bashkëjetësë, vlerë, është elitë e kombit, është  përgjegjësi.
Së dyti,  kemi  marrë këtë vendim të dhimbshëm jo për shkak të  një incidenti parlamentar rutinë që   vjen nga ndonjë shpërthim i pakontrolluar, por për një arsye shumë më të thellë: jemi në kushte papajtueshmërie me një parlament dhe me një shumicë  që nuk zbaton  vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me një  shumicë  dhe me një kryeministër që duke ngritur  një strukturë  dhunë me  individë të sjellë enkas në Kuvend për të bërë xhandarin  kundër opozitës,  provokon dhe kërkon ose vetëgjyqësi, shkalafitje dhe damkosje të aulës së Kuvendit në sy të gjithë opinonit kombëtar e ndërkombëtar, ose konformizëm  nga opozita. Por as vetëgjyqësia primitive, as konformizmi nuk janë në  traditën dhe kulturën tonë.
Së treti, siç nuk jemi  larguar për arsye meskine nga kuvendi,  nuk kemi vënë kushte meskine për tu kthyer atje.   E theksojmë: jemi në kushte papajtueshmërie më këtë Kuvend. Kërkohet  një vetëdije e re  për ta atakuar  në themel, sot dhe përgjithmonë, problemin e madh të kriminalizimit të Kuvendit dhe  administratës publike; kërkohet një  reflektim dhe impenjim i madh, në radhë të parë i kryeministrit të vendit, që është autori  numër një i  kesaj situate. Më kot shkon me mendimin  se opozita do të lodhet  dhe do të kthehet  e penduar në  sallën e Kuvendit.  Të mos presë kot, as ai, as suflerët e tij. Edi Rama duhet te flasë, duhet të bëjë një mea culpa të madhe për  katranosjen që i ka bërë Kuvendit,  në mënyrë që të krijohen premisat  për të shkuar  drejt  një marrëveshjeje të rëndësishme mes shumicë dhe opozitës, që do të zgjidhte  njëherë e mirë  çeshjen e sovranitetit  të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhte njeherë e mirë çeshtjen e dekriminalizimit të  Kuvendit të Shqipërisë  dhe mbarë administratës publike, duke e çmontuar në themel dhe deri në burmën e fundit mekanizmin që promovon trafikantë, vrasës, pengmarrës  në Kuvend dhe në poste  publike.
Së fundmi, ka një rritje të mirëkuptimit nga faktori  ndërkombëtar për arsyet e ndërprerjes  së marrëdhënieve  me Kuvendin nga grupi  parlamentar i Partisë Demokratike, sikurse  ka një angazhim të shtuar të mjaft prej miqve dhe partnerëve tanë për të  gjetur një zgjidhje të  formatit të   lartpertmendur. Ne e duam zgjidhjen. Ne duam të kthehemi në Kuvend.
Zonja dhe zotërinj
Në kushtet e përkeqësimit të gjendjes në mbare vendin dhe konfliktualitetit ne rend te dites, Kuvendi i Demokrateve pritet me interes nga mbarë qytetarët shqiptarë. Vendi ka kthyer sytë nga opozita, nga Partia Demokratike dhe pret prej nesh zgjidhje, shpresë dhe perspektivë. Ne jemi sot ketu, per t’i treguar Shqiperise se na ka gati, si gjithmone per t’i dale zot, per pune te mira, per pune te medha.
Ne besojme se themelet demokratike te shtetit i bashkojne te gjithe shqiptaret. Ne nuk presim që shumica e majtë të përqafojë pikepamjet tona për politikat e zhvillimit por minimumi i bashkejeteses demokratike kerkon respektimin e kushtetutes dhe parimeve universale te demokracise.
Ne asnje vend europian shumica qeverisese nuk zapton administraten publike, policine dhe institucionet e pavarura.
Ne asnje vend europian nuk pushohen nga puna mijera profesioniste te burokracise dhe politizohet shteti me militantet e partise.
Ne asnje vend europian nuk refuzohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
Ne asnje vend europian shumica nuk i hap lufte institucioneve të pavarura, herë me akte antidemokratike, herë me kërcënime e dhunë verbale për t’i intimiduar, për t’i uzurpuar, për t’i detyruar të  bëhen vegla të qeverisë.
Ne asnje vend europian nuk bllokohen investimet e pushtetit lokal dhe sektoreve strategjike.
Ne asnje vend europian nuk zhduken nga harta administrative, pa konsensus politik dhe qytetar, institucionet e qeverisjes vendore.
Pseudoreforma territoriale
Pseudoreforma territoriale eshte nje shembull konkret i abuzivizmit, nje tentative per te zhbere demokracinë dhe autonominë vendore. Goditet parimi europian i subsidiaritetit qe kerkon nje demokraci vendimarrese sa me afer qytetarit. Harta antikushtetuese territoriale u hartua dhe u miratua pa konsensusin me opozitën dhe pa konsultuar qytetaret siç dikton kushtetuta dhe tradita demokratike e vendit për reforma të tilla.
Reformat nuk mund te perdoren si alibi per shkelje te vazhdueshme ligjore dhe kushtetuese, per shkelje parimesh demokratike dhe traditash konsensuale dhe gjithëpërfshirese. Reforma nuk eshte licensim per eliminim te shtetit ligjor dhe uzurpim te pushteteve.
Ne nuk do lejojme te preken lirite dhe te drejtat e fituara. Ne nuk do lejojme tiranine e mazhorancave te mbarsura ne paligjshmeri, te preke te drejten e vetqeverisjes te njesive vendore. Ne nuk do lejojme te zhduken nga harta 80% e komunave dhe bashkive pa miratimin e banoreve te zonave. Vota eshte mjeti paqesor me i fuqishem ne shoqerite demokratike. Qytetaret kane te drejten kushtetuese te prononcohen per fshirjen nga harta e organizimit te tyre vendor.
Koha e dhunimit ne emer te popullit, ka perenduar. Sic thoshte Tocqueville-i, kur refuzojme t’i nenshtrohemi nje ligji te padrejte ne nuk refuzojme te drejten e mazhorances per te drejtuar, por, permbi shumicen qendron sovraniteti i qenies njerezore, te drejtat tona te patjetersueshme. 
Perballja me te keqen
Perballja jone me kete shume shumice legjitimohet edhe nga vetdelegjitimi i akteve te saj. E keqja nisi me rilindjen e rreme te 1 prillit. Goditja e pare iu dha integritetit te procesit elektoral.  Kriminalizimi i zgjedhjeve përmes një fluksi të kandiduarish me rekorde kriminale, blerja masive e votes me para te pista, presionet edhe kërcënimet,   manipulimet me procesverbalet nga shtabet e Partisë Socialiste, ishin shenjat e para te asaj qe do pasonte.  Qeverisja vazhdoi ashtu sic u themelua - ne drejtimin e kundert me interesat e vendit dhe qytetareve. Qeveria Rama-Meta, hodhi mënjanë një nga një premtimet elektorale me të cilët morën votat, kontratën me qytetarët qe duhet të jetë libri i shenjtë i çdo qeverie. I flakën këto dhe iu sulen me një babëzi të shfrenuar që vazhdon si një kryqëzatë sot e gjithë ditën ndaj vlerave përbashkuese, institucioneve të pavarura dhe shtyllave të sistemit demokratik.
Si do tu dalin para qytetareve kur t’ju thone se nuk hapen dot treqind mijë vende pune, nuk  bënë dot investime, nuk rritën dot rroga e pensione, nuk bënë dot legalizme e shendetësi falas, nuk  vendosën dot rendin dhe sigurinë që premtuan, por krijuan një shtet policor,  unifikuan shtetin me qeverinë, tentuan te marrin në dorë frenat e drejtësisë, tentuan te eleminojme opozitën.
Në këtë revansh të paparë ata kanë vënë në shenjestër  dhe janë përplasur disa herë  me ligjin themeltar të shtetit dhe me shumë ligje të tjëra  fondamentale, që burojnë nga kushtetuta e vendit. Me shkelje dhe shmangie te sistemit ligjor, ata janë përpjekur të hapin të çara në korpusin e legjislacionit kushtetues për të kaluar projektin e tyre ogurzi  të kapjes  dhe nënshtrimit të institucioneve, të zevendësimit  të  shtetit ligjor me  sundimin oligarkik, duke dalë gjithnjë e me dukshëm jashtë kuadrit kushtetues. E gjithë kjo ka qenë dhe është një kambanë alarmi për Partinë Demokratike, për opozitën në tërësi, për gjithë qytetarët shqiptarë, për partnerët tanë ndërkombëtarë.  
Faqe aksionit antikushtettues të shumicës Rama-Meta për të  instaluar sundimin e tyre oligarkik në vend, ne,  Partia Demokartike dhe opozita nuk jemi menduar asnjë sekonde për tu dalë përballë, për të mbrojtur me çdo çmim demokracinë dhe shtetin ligjor.
Përballja jonë me qeverinë, për demokracinë dhe kushtetutën jo vetëm nuk është  mbyllur por sot është në kulmin e saj. Ia vlen të ndajme me njeri-tjetrin edhe disa te vërteta te ketij regjimi. Te gjithë shqiptarët, miqtë e partnerët tanë të vërtetë, duhet ta njohin projektin oligarkik të ciftit Rama-Meta, rrezikun që ky projekt paraqet për vendin.
Asnjëherë më parë, as në kohërat e konfliktualitetit më të ashper politik mes qeverisë dhe opozitës, nuk kishte ndodhur të goditeshin ne menyre te njeanshme ligjet konsensuale. Sa pa u ulur në karriget e qeverise e inaguruan pushtetin me një akt të shëmtuar që do të kujtohet gjatë: me prishjen e konsensusit për ligjin e nepunësit civil.  Prishja e pabesë e konsensusit të nëpunësit civil ishte edhe hedhja e dorashkës  së parë në oborrin e opozitës,  njoftimi i parë  politikës “ jo bashkëpunuese, jo gjithëpërshirse, jo konsensuale”. Ketu filloi politika e eliminimit të bashkejetesës demokratike me opozitën, e konfliktit dhe përplasjes me të dhe me çdo zë tjetër nga bota e shoqërisë civile apo medias së lirë që nuk do t’u shkonte pas avazit. 
Nuk vonoi dhe erdhi goditja  e dytë, me vendimin e shembjes së ndërtimeve  me  leje, me alibinë se po  merrnin nën administrim  territorin, por duke inauguruar de fakto  tritolpolitken si gjuhë të komunikimit me opozitën dhe qytetarët.
Pas kësaj, me  alibi  e justifikime lloj-lloj vunë në shenjestër dhe goditën pa mëshirë liritë dhe të drejta  e shumë qytetarëve dhe sipërmarrësve, filluan sulmet  e parreshtura për  kapjen, zhantazhimin dhe nënshtrimin e  institucioneve  te pavarura, ndërmorën  kufizimin arbitrar,  në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës të kompetencave të Presidentit të Republikës, duke ofruar arrogancën në vend të koabitacionit,  po çojnë parpara në verbëri  të plotë  dhe në sfidë të plotë  të standarteve europiane projektin e tyre për   vënin  nën kontroll të sistemit të drejtësisë, për zotërimin e  privatësisë së shtetasve si në regjimet policore totalitare. Paligjshmëri per te kapur Inspektoriatin e Kontrollit te Pasurive, Keshillin e Larte te Drejtesise, Banken e Shtetit, kompetencat e Presidentit te Republikes.
Kjo është  vetëm një pjesë e tablosë së  revanshit absurd që na tregon një  kryeministër dhe një shumicë  që sillen sikur nuk e kanë  marrë pushtetin me votë, por me luftë,  sikur nuk  janë  palë politike që janë  alternuar demokratikisht  me palën tjetër, por një ushtri pushtuese,  sikur nuk kanë  marrë në dorë një vend  të ndryshuar që ka ecur përpara në   rrugën e zhvillimit dhe i ka shpëtuar  në periudhën e krizës globale valëve të reçesionit ekonomik, por një vend të mjerë e të rrenuar  në vitin zero. 
Është dashur të kalojnë  muaj e muaj që një opinion gjithnjë e më  i gjerë  vendas dhe  ndërkombëtar  të ndërgjegjësohet  për këtë regjim me lakmi per pushtet absolut.
Sot, jo vetëm  në vlerësimin tonë si opozitë por edhe mbare vendin po duket qarte konturimi i nje  oligarkie  tipike nga ato për të cilat ka folur me shumë shqetësim pak  muaj më parë  sekretari i Amerikan i shtetit, Xhon Kerry. Duke blerë vota, duke  blerë shumicën e cilësuar  prej tetëdhjetë e katër deputetësh, duke tentuar përmes diversionit dhe dorovitjes së  shpërblimeve e privilegjeve fryerjen e metejshmë të shumicës oligarkike me deputetë që zgjedhësit i kanë votuar për të qëndruar përballë kësaj shumice, duke eliminuar mekanizmin e hetimit parlamentar, duke i hequr  opozitës të drejtën kushtetuese për të hetuar qeverinë, duke vënë në zbatim një politikë të dhunës fizike për t’i mbyllur gojën apo për të pamundësuar veprimtarinë e opozitës në Kuvend, oligarkia, rregjimi  i një grushti sundimtarësh, nuk është më një  metaforë apo një rrezik në horizont, por një realitet i hidhur dhe i strukturuar me emra dhe mbiemra konkretë  në qeverinë  shqiptare të vitit 2014. Kjo është oligarkia Rama - Meta dhe një establishment i tërë me interesa apo rekorde deri kriminale, me pozicione dhe detyra të qarta, rreth tyre. 
Çfarë duan nga ne? Nënshtrim dhe konformim të opozitës, më konketisht të Partisë Demokratrike si forca më e madhe opozitare në vend.  Në pamundësi, dëshirojnë përçarjen e saj,  zvogëlimin dhe dobësimin deri ne shpërbërje, duke dashur  ta zevendësojnë  me ndonjë  pseudoopozitë të klonuar në kuzhinat e oligarkisë.
Skenari i fundit, kur po shohin se nuk ecen nënshtrimi a dobësimi i opozitës, eshte përplasja e dhunshme me të.  Nuk do të na tërheqin në marrëzinë e tyre. Kjo nuk do të thotë se do t’u japim paqe, se do të pajtohemi me revanshin e tyre. Përkundrazi. Do të na kenë përballë dhe vetëm përballë deri sa të heqin dorë përfundimisht nga ëndrra e sundimit, nga ëndrra e restaurimit të pushtetit të etërve nga bijtë dhe çdo ëndërr tjetër që vjen në kundërshtim me kursin demokratik të vendit. Do të vazhdojmë të  ndjekim rrugën ligjore institucionale  të kundërshtimit të  ligjeve dhe akteve antikushtetuese, do të mbështesim dhe inkurajojmë nga afër  dhe pa rezerva institucionet  e pavarura  q&e

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?