I nderuar kryetar i parlamentit,
Të nderuar kolegë,
Sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar përbërjen dhe programin e qeverisë Rama, qeveria e parë e majtë, që vjen në pushtet pas 8 vjetëve.
Unë përfaqësoj Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, partia e katërt e këtyre zgjedhjeve, partia e cila ka në themel të vet çështjen kombëtare, e ne vecanti ate Came.
Ne do jemi të vendosur në mbrojtje të këtij interesi.
Do te duartrokasim çdo përparim të tij, ashtu si do te jemi kritikët më të rreptë të cënimit të interesit themelor të shqiptarëve, në emër të pragmatizmit partiak.
Këtë do ta bënim në çdo rast, pavarësisht nëse do të ishim në pushtet, apo në opozitë.
Ne kemi vendosur të jemi një parti e patriotizmit modern, pro integrimit europian, që i forcon shqiptarët përballë fqinjëve, pro pajtimit dhe kundër dialektikës së ashpër politike të brendshme; pro harmonizimit mbarëkombëtar të veprimit dhe mendimit politik të shqiptarëve.
Duam ta shohim nën këtë optikë sot gjithe mandatin tuaj, përbërjen e kësaj qeverie, programin e saj dhe nesër realizimin e këtij programi.
U bene 23 vite, qe shoqeria shqiptare shpenzon te gjitha energjite e saj, ngre e rrezon te gjitha shpresat e saj, per te arritur ne momentin me te rendesishem demokratik, sikurse eshte ardhja ne fuqi e nje qeverie te re me voten e lire te shqiptareve.
Kur nje Qeveri e re vjen ne fuqi, kur nje Kryeminister i ri vjen ne detyre, e sidomos kur kjo ka ndodhur si fryt dhe vullnet i nje procesi rotacioni, atehere nuk ka qytetar shqiptar, nuk ka perfaqesues te shoqerise civile, e sidomos nuk ka politikan qe nuk ngre pritshmeri dhe shpresa te drejta e te larta.
E kjo ndodh krejt natyrshem, sepse vete procesi i rotacionit nenkupton jo vetem ndryshimin e kahjes se qeverisjes, jo vetem ndryshimin e njerezve a partive qe qeverisin, por mbi te gjitha nenkupton ndryshimin e ritmit, permbajtjes, cilesise, kultures dhe rolit te qeverisjes.
Ne mendojme se ky parlament i ri duhet te refuzoje 2 kultura, qe i kane dhene shume kosto ketij vendi, kultures se gabuar se historia fillon me mua, si dhe kultures se konfliktit, fyerjeve, etiketimeve, mos respektimit te njeri tjetrit dhe se pari nje raporti bashkeveprues Pozite – Opozite.
Kemi qene ne keto 23 vjet klasa politike me e afta per te prodhuar kriza, e ku kane ardhur nderkombetaret per te na pajtuar mes vetes.
Sepse, kemi qene klasa politike me e pafte per ti absorbuar ato,duke harruar qe politika eshte arti i se mundures e ne gjithe bashke mundemi te bashkepunojme, sepse ne fund te fundit pas 101 vjetesh shtet sfidat i kemi te perbashketa.
PDIU si nje parti kombetariste do te investohet dhe ju fton te shohim ate qe na bashkojne e jo vetem ato qe na ndajne.
Kemi shume gjera ne kete salle qe na bashkojne, jemi qytetare te votuar, qe duhet te punojme se bashku, se pari per te miren e prosperitetin e vendit, per te rritur dinjitetin dhe identitetin e cdo qytetari shqiptar dhe te kombit shqiptar.
Mjaft u ndame ne te majte e ne te djathte, ne veri- jug, ne te varfer e te pasur.
Ne jemi ketu 5 deputete Patriote te bindur se Patriotizmi eshte themeli i kapaciteteve te nje shoqerie per te ndertuar shtetin e se drejtes dhe eshte me i perputhshem se cdo filozofi e mendesi tjeter, me Shekullin 21.
Patriotizmi eshte plotesim, ndertim dhe lartesim i identitetit te qytetarit ne pajtim dhe bashkerendim me te ndryshimin.
Pa Identitet te Plotesuar nuk ka dinjitet, e pa dinjitet nuk ka qytetari, e pa qytetari nuk ka institucione te forta e ligje te mbara, e pa Institucione te forta e ligje te mbara nuk ka Shtet te se Drejtes.
Patriotizmi ne Shekullin 21 eshte paradigma e ndertimit dhe perqendrimit te energjive pozitive te nje kombi per te ngritur dhe perforcuar Shtetin e se Drejtes, ku Drejtesia u jep te drejten te gjithe qytetareve, ku Shteti eshte ne sherbim te qytetarit, ku institucionet dhe qeverisja jane transparente, llogaridhenese dhe te pergjegjshme para qytetareve, e ku e gjithe shoqeria mbeshtet e ndihmon me te dobtit, te pamundurit duke respektuar e nderuar te drejtat e njeriut.
Nese qasja e opozites dhe pozites eshte armiqesore shteti bie, nqs qasja e opozites eshte miqesore shteti korruptohet e nepotizohet, nese qasja jone e perbashket eshte kombetariste, krijohet nje rafshi ri politik ku shteti vjen e forcohet dhe kombi prosperon dhe parlamenti shprehet si nje unitet per integrim.
Ne kete Program vihet re nje perpjekje kembengulese per te na bere te qarte se prej nga vijme e ku jemi, por ka pak gje ose ka me shume nje stil deshiror per destinacionin se ku e si do te shkojme !?.
Aty vazhdohet linja e mirënjohur e deritanishme e konstatimeve të gjendjes, e cila pasohet pastaj nga një ndarje me pika e premtimeve, që synohen të realizohen.
Mungon për secilin nga objektivat një faturë financiare, një zbërthim i mënyrës sesi do të sigurohen të ardhurat për pagesën e kësaj fature, si dhe afati kohor brenda të cilit do të realizohet ky objektiv.
Ne mendojme se pertej diagnostifikimit te drejte te sfidave, optimizmit dhe pozitivitetit, Shqiperia ka nevoje per reforma, qe mbeshtesin rritjen ekonomike.
Nuk mjafton te themi qe faktoret e rritjes ekonomike, remitancat, kredite dhe privatizimet e medha e modeli ekonomik i deri tanishem kane shteruar, e as qe do te orientojme ekonomine drejt prodhimit vendas, bujqesise, turizmit, fasonit etj. Kjo nuk eshte pune e pedagogeve te ekonomise.
Ne na duhet te nxisim nje debat te madh publik me te gjithe specialistet, grupet e interesit per ti dhene pergjigje pyetjes :
Kush eshte profili ekonomik i Shqiperise ? Kush jane avantazhet konkuruese te ekonomise shqiptare me vendet e rajonit ?
Si ne do te behemi nje ekonomi kompatibel me ekonomine e Kosoves e te krijojme nje treg shume me te madh, prej 7 million shqiptaresh.
Nje rruge e sigurt per te rritur punesimin dhe per ta bere me kompetitiv biznesin shqiptar.
Shqiperia ka nevoje per Reforma deri edhe Kushtetuese, qe permiresojne ndarjen dhe kontrollin e pushteteve per te mberritur dhe mbeshtetur krijimin e Smart Government–Qeverisjes se Mencur, perkunder qeverise se forte.
Shoqeria civile, e cila duhet te ishte me e perfshire ne kete Program, ka ekspertet e saj publike qe kane bere studime apo jane perfshire ne menyre profesionale ne debatet publike per fushat dhe prioritetet perkatese.
Gjithashtu do te ishte me vlere edhe ndertimi i nje forumi edhe on -line i eksperteve te fushave perkatese, qe perditesohen me cdo dokument te ri te qeverise, donatoreve, qendrave universitare e kerkimore - shkencore per te qene sa me te pranishem, konkrete dhe te dobishem me kontributet e tyre.
Nderkohe eshte per tu pershendetur vizioni i paraqitur ne kapitullin: Shteti i se Drejtes dhe Demokratizimi i Shoqerise, por gjithesesi duhet bere kujdes, sepse kultura e gabuar qe e demton vetiu konceptin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi eshte e ulur kembekryq.
“Shteti i së drejtës”, mund të përkufizohet si mbizotërimi i institucioneve formale, rregullave, normave, parimeve universale, që shërbejnë si shtrëngesa/kufizime madhore ndaj aktorëve kryesorë dhe strategjive të tyre brenda politikës.
Ndërkohë që mosekzistenca e “shtetit të së drejtës”, nënkupton mbizotërimin e institucioneve informale, të cilat sjellin klientelizmin dhe/apo korrupsionin.
Kësisoj, e kundërta e “shtetit të së drejtës” është “sundimi arbitrar”, që do të thotë se institucionet ose shërbejnë thjesht si “fasadë”, ose nuk kanë ndonjë vlerë reale.
Shqipëria postkomuniste është e tejmbushur me shembuj ilustrues të të gjitha elementeve të mësipërme.
Ndaj bejme mire te jemi te drejte e te vertete nese synojme qe te ecim drejt nje te ardhmeje ndryshe, drejt nje te ardhmeje europiane.
Si Parti, qe kemi hedhur te paret idene per nje Ministri per Diasporen dhe Emigracionin, e konsiderojme nje gabim dhe jo normale që, një shoqëri, një komb, i cili jeton falë kontributit ekonomik të kësaj diaspore të mos integrojë kontributet e saj politike dhe sociale.
Ka plot modele, edhe në Ballkan, të integrimit të suksesshëm të diasporës.
Të nderuar kolegë,
Ne si parti mendojmë që zgjidhja përfundimtare e problemit të pronës është reforma thelbësore për kalimin e shoqërisë sonë nga tranzicioni në kapitalizmin modern.
E cekur drejt ne kete program, por do te desheronim që reformat në sistemin pronësor të ishin konsensuale dhe jo të njëanshme, pavarësisht shumicës së madhe në numra që ju zotëroni.
Ne jemi në favor të zgjidhjes së këtij problemi të madh jo thjesht dhe vetëm për një sens drejtësie sociale, që qëndron në themel të vokacionit tonë politik.
Zgjidhja e drejtë e këtij problemi do të na përforconte pozitën tonë, kërkesat tona për pretendimet pronësore, apo në të drejtat e tjera të qytetarëve tanë në vendet fqinje.
Dihet botërisht se Greqia e mban në këmbë ligjin e luftës dhe jo gjendjen e luftës, thjesht dhe vetëm për të bllokuar kthimin e pronave të shqiptarëve, të komuniteteve tona fetare që arrijnë shuma të mëdha.
Si mund të pretendojmë ne t’i kërkojmë Greqisë këtë restaurim apo kompensim të parashikuar prej vetë ligjit grek të luftës, nëse ne nuk e zgjidhim këtë problem në territorin tonë ?
Ne e vlerësojmë ne programin tuaj dekomunistizimin e shoqërisë.
Në këtë kuader, do t’ju bëja një propozim: zgjidhni në mënyrë përfundimtare fatin e të zhdukurve të kohës së diktaturës. Janë mijëra të tillë që s’kanë ende një varr.
Duhet bërë një ligj ad-hoc, që të detyrojë ekzekutorët që të deklarojnë këto varre.
Është minimumi që duhet të bëjmë përkundrejt viktimave, është mbyllje e një kapitulli,që na barazon me historine Argjentinës.
Të nderuar kolegë deputetë,
Siç e kemi bërë të ditur, ne si PDIU kemi vendosur të jemi një parti mbi palët dhe jashtë tyre kur vjen puna tek interesi kombëtar.
Falë kësaj qasjeje ne e vlerësojmë shumë faktin që ju e keni zgjeruar listën e partnerëve strategjikë të Shqipërisë dhe vizitat që ju keni bërë në funksion të kësaj qasjeje.
Unë nuk i kuptoj disa kritikë të të gjitha kohërave në lidhje me përfshirjen e Turqisë në këtë listë. Nëse vetë Greqia s’ka asnjë kompleks në marrëdhëniet me Turqinë, pse vallë duhet të kemi ne?
Si parti, që kemi bërë thirrje të vazhdueshme, propozime për themelimin e një Komunuelthi kombëtar ekonomik, ne e vlerësojmë jetësimin e kësaj ideje duke filluar me takimet periodike të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë drejtim ne duam të jemi të sigurt se këto takime do të jenë takime pune dhe jo takime qokash patriotike; ne duam që ato të zgjerohen dhe me Maqedoninë.
PDIU mendon se Maqedonisë do te duhet t’i bëhet e qartë se eshte ne interesin e saj zbatimi i Marreveshjes se Ohrit dhe respektimi i Shqiptareve, si element konstruktiv Shtetformues.
Ne kemi bindjen se nga krijimi i një hapësire rajonale pa barriera në ekonomi, lëvizjen e kapitaleve, njerëzve, shqiptarët do të ishin përfituesit më të mëdhenj.
Por shqiptarët duhet të merren vesh mes vedi, dhe jo të ndahen.
Mjaft më me veprat përçarëse, që nisin nga Shqipëria, të faktorit politik në Kosovë apo në Maqedoni
E Qeveria e Shqipërisë duhet t’i shohë njëlloj të gjitha partitë e këtij faktori dhe jo të frymëzojë rreshtime ideologjike.
Ndaj ne ripropozojmë zhvillimin e një Tryeze Mbarëkombëtare të këtyre partive, thjesht dhe vetëm për të harmonizuar qëndrimet tona me faktorin perëndimor dhe për t’i ofruar botës një kartolinë të këtij faktori të përbashkuar në një tavolinë politike.
Do të ishte një mesazh i bukur i forcës sonë apo jo ?
Në fund, kam lënë atë që është më e rëndësishmja per 5 deputetet e PDIUs- Çështjen çame.
Une personalisht, por edhe PDIU e pershendesim dhe e mbeshtesim angazhimin e Qeverise Rama per: ‘të synuar trajtimin e çështjes çame në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.’
Por nuk mund te mos i kujtojme Kryeministrit Rama se Ceshtja Came nuk meriton vetem te trajtohet, por meriton te cohet perpara drejt zgjidhjes, sepse ky eshte nje detyrim shteteror tashme qe buron nga vete Rezoluta e Kuvendit te Shqiperise.
Ceshtja came ka qene per nje periudhe te gjate nje ceshtje komuniteti, por ne qe e ndjenim si ceshtje ame, e shnderruam ne nje ceshtje kombetare, e tashme me vullnetin e Kuvendit te Shqiperise nepermjet Rezolutes e kemi kthyer ne nje ceshtje shteterore.
Qeveria shqiptare, cilado qofte kjo qeveri, e kane detyrim te madh shteteror por edhe kombetar, marrjen persiper dhe cuarjen perpara drejt zgjidhjes te ceshtjes came.
Ne jemi 5 deputete ketu qe jemi betuar se do te rrime ne kembe e do te jemi Gardiane qe te mos lejojme asnje vonese, asnje shmangie mbi kete ceshtje.
Per te gjithe gojembyllurit apo gjuheligeshtit e politikes shqiptare, te cilet perpiqen ta paraqesin ngritjen e ceshtjes came si nje pengese per integrimin europian te Shqiperise dhe per fqinjesine e mire me Greqine, ne ju themi se asnje akt politik qe rrezikon integrimin apo eshte i paperputhshem me integrimin, nuk gjendet tek Rezoluta came apo tek avancimi per zgjidhjen e ceshtjes came.
Kauza came nuk ka te beje aspak me anti-integrimin, por me respektimin dhe vendosjen ne vend te parimeve te Kartes se te Drejtave te Njeriut dhe te Dinjitetit Njerezor
Nuk ka politike me pro-europiane, e me pro-integrim, e me pro-fqinjesise se mire, sesa politika qe kerkon te lartesoje dinjitetin njerezor, te vendose parimin e reciprocitetit dhe te kerkoj respektimin e te drejtave te njeriut. Perkunderazi, anti-europiane, jane qendrimet qe e kane mohuar apo e kane lene ne harrese kete kauze
Ne e vlerësojmë qëndrimin e Partisë socialiste në fund të legjislaturës, e cila shkoi për propozimin e nje projekt rezolute per zgjidhjen e ceshtjes Came.
Ajo projekt - rezolutë e propozuar prej PS-së, kishte një pikë të saj, e cila duke u bërë publike duhet të jetë shndërruar në detyrim, në angazhim politik, diplomatik të kësaj qeverie.
Ju duhet te raportoni ne parlament ne menyre periodike per kete ceshtje.
Ka një mënyrë për ta trajtuar çështjen çame, në kuadër të gjithë çështjeve të tjera që ne kemi me fqinjët dhe eshtë ajo e bazës ligjore dhe rregullative, që ne kemi firmosur me ta-Traktati i miqësisë.
Epo nëse bëhet bilanci qe nga viti 1996 i ketij traktati, do te shikohet se realizimit të tij në praktikë i mungon një element thelbësor: RECIPROCITETI.
Ne i kemi plotësuar gjithë pikat e traktatit, kurse ata jo. A dini ju ndonjë Traktat që duhet zbatuar vetëm nga njera palë ?
Perkundrazi, anti-europiane, jane qendrimet qe e kane mohuar apo e kane lene ne harrese kete kauze.
PDIU do te jemi ketu edhe per te kerkuar nga Qeveria e re qe:
Menjehere, pas votimit ne Kuvend dhe betimit para Presidentit te Republikes, ti caktohet detyre Ministrit te Jashtem te Republikes se Shqiperise qe ne mbledhjen me te afert te Ministerialit te NATO, t’u paraqese te gjitha vendeve anetare te NATO:
Nje kerkese zyrtare ne te cilen te kerkohet verifikimi i perputhshmerise se Statutit te NATO dhe Statusit te Vendit Anetar ne NATO me Ligjin e Luftes ndaj Shqiperise, qe eshte ne fuqi ne Greqi.
Shqiperia dhe Greqia jane te dyja vende Anetare te NATO, e kesisoj, kane detyrim te respektojne edhe Statutin e NATO e te kene Legjislacion te perputhshem me kete Aleance te Madhe Euratlantike per Paqen.
I nderuar zoti kryeministër,
Ne do të votojmë kundër programit dhe përbërjes së këtij qeverie, si pjese e opozites.
Ne 5 deputetet Cam te PDIU, do te qendrojme ne kembe ne kete Kuvend, si mbeshtetes sipermarres dhe inkurajues te cdo veprimtarie, akti, vendim-marrjeje, strategjie, te drejte e qe i sherben kauzave kombetariste.
Ne do te jemi konstruktive dhe nuk kerkojme mossuksesin e kesaj Qeverie, por do te qendrojme ne kembe per te kerkuar dhe u perpjekur per me te miren, e jo thjesht per ta pritur e shpresuar .
Ju faleminderit !
/Shqiptarja.com