Është padyshim kënaqësi për mua të jem pjesë e hapjes së këtij samiti mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë. Për herë të parë deri më tani, në dy ditët e samitit, investitorët ndër më seriozët në botë do të mund të njihen nga afër me potencialet që ofron Shqipëria sa i takon industrisë hidrokarbure por edhe më gjërë se kaq.

Lëkundjet drastike të muajve të fundit në çmimin e naftës në tregun ndërkombëtar, natyrisht kanë dhënë efekte domino në ekonominë e të gjitha vendeve. Gjithësesi, prezenca në këtë takim e kompanive të rëndësishme, të cilësuara ndër më prestigjiozet në fushën e naftës, është tregues i qartë se Shqipëria gjithësesi mbetet një terren tërheqës për investitorët.

Në këtë sallë, na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të SOCAR, SHELL, BP, Exxon Mobil, Anadarko, ENI, Fluxis, NIS e Repsol. Janë pikërisht këto kompani, që falë eksperiencës së tyre të gjatë, kanë ditur të shfrytëzojnë kapitalin e fuqishëm për të investuar, duke përballuar jo pa kosto edhe ulje-ngritjet e zakonshme të çmimit të naftës në treg.

Përtej zhvillimeve jo shumë optimiste në rang botëror, me kënaqësi konstatoj se Shqipëria ka dhënë sinjale pozitive sa i takon industrisë hidrokarbure.

Një ndër to është padyshim rezultati premtues i kërkimeve të deritanishme në zonën e Shpiragut nga kompanitë Shell-Petromanas. Këto rezultate vërtetuan se pusi Shpirag-2 prodhon naftë dhe gaz në nivelet 1500 deri 2200 barrela në ditë. Ky zbulim materializoi përpjekjet e mëdha të kompanive që kanë operuar prej vitesh në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë, ka hapur një perspektivë reale për kërkimet e mëtejshme.

Prodhimi i naftës bruto në Shqipëri, për vitin 2014 arriti në 1.4 milion ton nga 1.2 që ishte një vit më parë. Industria përpunuese është parë gjithashtu me përparësi nga qeveria shqiptare. Rivënia në punë e rafinerive të ARMO-s ka ndryshuar në mënyrë drastike panoramën. Nga 60 mijë ton naftë të përpunuar në vitin 2013, viti i kaluar u mbyll me 260 mijë ton duke shënuar një rritje të fortë.

Përmes edhe investimeve të reja në industrinë e rafinimit, parashikohet se përpunimi i naftës për vitin 2015 të arrijë në mbi 700 mijë ton.

A ka potenciale të pazbuluara Shqipëria? Mjafton tu sjell në vëmendje një fakt mjaft të thjeshtë: në vitin 1974, prodhimi i naftës bruto në vend arriti në 2.2 milionë ton, gati dyfishi i asaj çka nxirret sot.

Studimet e hershme gjeologjike, sugjerojnë se rezervat e vendit në naftë dhe gaz arrijnë në mbi 400 milion tonë, nga të cilat vlerësohet se rreth 40 milion ton janë ende lehtësisht të nxjerrshme.

Aktualisht, në Shqipëri janë 13 blloqe të lira, në tokë dhe det ku mund të kërkohet për rezerva të naftës dhe gazit. Vetëm pak ditë më parë, në parlament miratuam kalimin e administrimit të blloqeve të lira nga Albpetrol-i tek Ministria e Energjisё nёpёrmjet Agjencisё Kombëtare tё Burimeve Natyrore.

Shumë shpejt, nёpёrmjet Ministrisё sё Energjisё do tё fillojnё procedurat pёr dhёnien e tre blloqeve të para pёr kёrkim tek shoqёritё e interesuara, nёpёrmjet procedurave negociuese kompetitive, duke synuar afrimin e

shoqёrive mё serioze dhe qё mund tё pёrballojnё investimet nё kёrkimet e reja nё Shqipёri.

Kjo do tё evitojё dёshtimet e sё kaluarёs, ku blloqet e naftёs ju dhanё aktorёve jo serioz, tё cilёt nuk ishin nё gjendje tё realizonin angazhimet e marra.

Gjithashtu, qeveria shqiptare do tё angazhohet tё kryejё sizmiken nё blloqet e lira detare, me qёllim pёrgatitjen e bazёs sё nevojshme tё tё dhёnave, pёr tё organizuar ankandet pёr blloqet e tjera të lira edhe nё det.

Përmes këtij samiti, gjej rastin të ftoj të gjitha kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e këtij procesi duke shfrytëzuar pse jo edhe avantazhet që ofron Shqipëria për eksplorimin e hidrokarbureve.

Vendi ynё garanton një kuadër ligjor fleksibël që mundëson zhvillimin e aktivitetit hidrokarbur në mjedis miqësor ndaj investitorëve të huaj. Ekziston klauzola e stabilitetit fiskal e cila mbron investitorët e huaj nga ndikimi negativ ekonomik për shkak të ndryshimeve të mundshme të kuadrit ligjor.

Sipas legjislacionit shqiptar, kompanitë kanë terma tërheqëse fiskale gjatë fazës së eksplorimit ku përjashtohen nga TVSH-ja ndërsa ekziston mundësia e rritjes së periudhës së kërkimit nga 5 në 7 vite dhe prodhimi nga 25 në 30 vite.

Përmes Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore sigurohet parimi one-stop-shop për licensimin dhe monitorimin e aktivitetit hidrokarbur.

Paralelisht me nxitjen e investimeve nё kёrkim-prodhim tё lёndёve hidrokarbure, Shqipёria po ndёrmerr hapa pёr tё diversifikuar burimet e saja energjitike.

Vendi ynё ёshtё bёrё pjesё e projekteve strategjike si gazsjellёsi Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe ai Ionian Adriatic Pipeline (IAP). I pari sjell gazin nga Shah Deniz nё tregjet evropiane ndёrsa i dyti synon tё lidhё sistemin shqiptar me atё tё Kroacisё, pёrmes Malit tё Zi dhe Bosnje Hercegovinёs.

Kemi filluar punёn edhe pёr hartimin e masterplanit pёr gazin nёpёrmjet financimit tё BE-sё ndёrsa qeveria e Azerbaxhanit dhe SOCAR do tё nё mbёshtesin pёr studimin e fizibilitetit.

Bota e naftёs dhe gazit nuk lёviz me shpejtёsi tё njёjtё me fushat e tjera. Janё investime qё kёrkojnё shumё studim, janё investime qё kёrkojnё vendime tё forta dhe duan kohёn e tyre tё materializohen.

Ajo çka mbetet nё dorёn tonё ёshtё angazhimi pёr tё marrё vendimet e drejta duke jua besuar shfrytёzimin e pasurive hidrokarbure kompanive tё cilat kanё mundёsitё financiare dhe eksperiencёn pёr tё patur sukses. Njё sukses i cili pёrkthehet njёkohёsisht nё rritje tё investimeve tё huaja, mё shumё tё ardhura pёr Buxhetin e Shtetit e mё shumё punёsim pёr qytetarёt shqiptarё.

Së fundi, gjej rastin tu them se është momenti i duhur që të vini në Shqipëri, të investoni në vendin tonë pasi këtu ka potenciale të mëdha. Edhe njёherё i uroj punime tё mbara kёtij samiti.