Të ardhurat që do të gjenerohen nga shitja e lëndës drusore për ngrohje do të shkojnë nga Bashkitë për rehabilitimin dhe ripyllëzimin e zonave të degraduara
Do të krijohen pranë Bashkive Drejtoritë pyjore që do të menaxhojnë sipërfaqet pyjore që seicila Bashki do të ketë në pronësi. Kjo do të thotë që Bashkitë do të punësojnë specialistë të fushës, sipas përcaktimeve që do të bëhen në aktet nënligjore
Do të synohet parandalimi i djegieve të qëllimshme në fondin pyjor. Ndryshe nga ligji ekzistues cdo sipërfaqe që mund të digjet për shkaqe natyrore ose qëllimisht, nuk do të mund të tjetërsohet, këto sipërfaqe do të vazhdojnë të mbeten fonde pyjore
Sa i përket moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e lëndës drusore, si pjesë e rëndësishme e këtij projektligji. Më duhet të them se është një vendim historik, por dhe shumë i vështirë. Ky vendim është ndërmarrë pas shumë përpjekjesh, diskutimesh e konsultash, por mbi të gjitha ky vendim vjen pas shumë reformash dhe masash të ndërmarra nga Ministria e Mjedisit në këto dy vite.
ÇFARË GJETËM
Në 2013-ën gjetëm një situatë:
Ku pyjet tjetërsoheshin madje dhe nga vetë komunarët, pasi më duhet tju kujtoj se deri në këtë vit, rreth 60% e fondit pyjor kishte kaluar në varësinë e bashkive dhe të
komunave. Por mbi të gjitha, ky kalim i pjesshëm u bë në mënyrë kaotike me mbivendosje dhe harta të pasakta. Sasia e materialit drusor të shfrytëzuar qe prej vitit 1945 e deri sot eshte 2-3 herë më e lartë sesa rritja vjetore natyrore e pyjeve.
Prerjet masive ilegale pas viteve 1990 ishin në nivele shumë të larta.
Nga viti 2004 deri në 2015 raportohen prerje ilegale me mbi 2,500,000 m3 në vitVetëm për periudhën 2007-2013 rezulton të kemi pasur një katastrofë të vërtetë mjedisore në sektorin e pyjeve. Janë prerë dhe djegur qëllimisht rreth 17% e fondit pyjor.
Po në këto vite 2007 – 2013, Qeveria Shqiptare dha leje për ndërtimin e plot 435 HEC-ve. Këto HEC-e shpyllëzuan sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe subjektet nuk patën asnje marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit për rehabilitimin e tyre.
Sipërfaqja e pyllëzuar në total, nga 1990 deri në 2013 ishte në nivele të papërfillshme prej 2,678 ha pyllëzim. Pra, vetëm 116 ha/vit. Impakti në mjedis është pothuajse ZERO.
Sipas të dhënave të Agjensise Kombetare te Mjedisit, mbulesa e Tokës në Republikën e Shqipërisë në 10 vite nga 2002 deri në 2012 është ulur me më shumë se 7%
Sipërfaqa e pyjeve në rang vend në 10 vite nga 2002 deri në 2012 ka pësuar një rënie drastike me më shumë se 14%, Trashëguam nje inventar pyjesh te vitit 1985 me mangesi te theksuara ne perditesim dhe vetem kete vit, mbas plot 30 vitesh, ka filluar puna per te hartuar inventarin e ri te pyjeve qe pritet te perfundoje brenda vitit 2017.
CFARË BËMË
Në këto 2 vitet e fundit Qeveria shqiptare për herë të parë ktheu vëmendjen drejt Mjedisit. Në vitin 2014-2015 për të ndërprerë këtë katastrofë të trashëguar mjedisore ndërmorëm këto masa:Ndaluam në masën 100% eksportin e qymyrit të drurit, kufizuam eksportin e drurit të papërpunuar dhe ajo që ishte më e rëndësishme arritëm sensibilizimin e opinionit publik, medias dhe politikës.
Nëse gjatë viteve 2010-2013 janë eksportuar mbi 18,000 ton qymyr druri gjatë viteve 2014-2015 jane dhënë 0 leje eksporti për qymyr druri
Ulëm ndjeshëm m3 për lejet e eksportit të dhëna. Nëse gjatë viteve 2010-2013 janë dhënë leje eksporti për 364,000 m3 lende drusore, per vitet 2014-2015 jane dhene total vetem per 24,000 m3 (15 here me pak) nderkohe qe per vitin 2015 jane dhene vetem per 3,000 m3
Bëmë reformën administrative, e cila konsiderohet dhe nga partnerët ndërkombëtarë si një reforme tejet e rendesishme duke krijuar Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, dhe së fundmi Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Këto tre institucione përditë e më shumë performojnë në mënyrë cilësore.
ISHMP vetëm në dy vite realizoi mbi 7,200 inspektime. Në 70 raste janë bërë kallëzime penale. 6,200 metra kub lëndë drusore të sekuestruara. Sigurisht, që e konsideroj një punë të madhe dhe voluminoze për faktin e vetëm se një inspektor i ISHMP-së duhet të inspektojë mbi 15 mijë ha pyje,
Për herë të parë në këto 2 vite, kjo qeveri detyroi subjektet që operojnë mbi fondin pyjor (HEC-e, Miniera, karriera guri etj) të zbatojnë ligjin për rehabilitimin e sipërfaqeve të marra në përdorim për shfrytëzim. Shumë prej kompanive lidhën me Ministrinë e Mjedisit marrëveshje, që të jenë edhe ata kontribues të asaj çfarë kanë dëmtuar, gjë që sic e cilësova edhe më lart përpara 2013-ës nuk njihej si detyrim prej tyre.
Brenda vitit 2016 përfundojmë implementimin e projektit për instalimin e kamerave termike në akset kryesore të transportit të lëndës drusore, duke patur më shumë mundësi për kontroll të territorit, më shumë transperencë, por edhe në shumë raste më shumë mundësi per parandalimin e zjarreve të qëllimshëm
Krahas këtyre masave, për herë të parë gjate ketyre dy viteve pyjet dhe zonat e mbrojtura u trajtuan me investime serioze. Investuam 800 milion lekë të reja ne pyllëzime të reja, rehabilitime të zonave të degraduara dhe mbrojtje të pyjeve nga dëmtues biologjik.
- Ulëm ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna për shfrytëzim ne fondin pyjor. Gjatë viteve 2005-2013 janë dhënë plot 2,676 leje shfrytezimi, një shifër kjo e jashtëzakonshme.
Në 2 vitet e fundit (2014-2015) janë dhënë në total vetëm 24 leje për shtrytëzimin e pyjeve, nga ku 9 nga këto për pyje private dhe vetem 15 për pyje shtetërorë kryesisht për të mbuluar nevojat e popullatës për ngrohje.
Ulëm ndjeshëm shfrytëzimin vjetor të pyjeve. Ndërkohë për periudhën 2005-2013 mundësia vjetore e shfrytëzimit e miratuar nga Ministria e Mjedisit ka qenë mesatarisht 124,863 m3/vit, për vitet 2014-2015 ka qenë 32,200 m3, ku vlen te theksohet që për vitin 2015 ka qenë vetëm 12,000 m3.
Të nderuar deputetë,
Rezultatet e deritanishme janë një histori suksesi, por nga ana tjetër ato janë një pikë uji në një situate katastrofike mjedisore, jo për 25 vite siç mund të mendohet, por për të paktën katër dekada.
Ne vazhdojmë të kemi një çekuilibër të theksuar te shfrytëzimit të pyjeve në raport me ringjalljen natyrore të tyre.Pavarësisht se në 2 vitet e fundit ne ulëm ndjeshëm shfrytëzimin, raporti i zhdrejtë vijon.
Ndaj ndërmorëm nismën për vendosjen e moratoriumit 10- vjeçar të pyjeve, si e vetmja masë që do t’i japë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi madhor.
MORATORIUM
Ky moratorium, parashikon:
Pezullim 10 vjeçar te shfrytëzimit të pyjeve publik/privat dhe tregtimit të produkteve të saj
Ndalim të eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar
Të nderuar deputetë,Unë besoj në mbështetjen tuaj për të miratuar këtë vendim historik siç është moratoriumi, për të ardhmen e vendit.
