Pogradec, po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 25-vjeçari

Pogradec, po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 25-vjeçari

Foto ilustruese

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor "Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, pasi po transportonte në drejtim të Tiranës 17 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Autori me inicialet R.H., banues në Kodër-Kamëz, Tiranë transportonte emigrantë nga Vendet e Treta, me automjetin furgon tip "Opel" kundrejt fitimit, njoftoi sot policia.

Efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin dhe një celular.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë së Korçës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër

Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër