Ministria e Punëve të Brendshme ka paraqitur në qeveri dhe qeveria më pas ka miratuar një p/ligj, i cili ju vjen para për shqyrtim, p/ligji për Azilin në Republikën e Shqipërisë, i cili vjen dhe paraqitet në këtë Komision si rrjedhojë e analizimit të mangësive të kuadrit ligjor ekzistues si dhe konstatimit të disa problematikave të veçanta të cilat lidhen jo vetëm me procedurën e fitimit të statusit të refugjatit, por edhe me parashikimin e formave të tjera të mbrojtjes ndërkombëtare.
Gjithashtu gjatë procesit të përafrimit të ligjit ekzistues mbi bashkimin familjar të personave që kanë përfituar azil, konstatuam problematika të veçanta, të cilat nuk mund të gjenin drejtim ose trajtesë të plotë të ndara nga ligji për azilin.
Zanafillë ose një element tjetër i rëndësishëm që konsiderohet si pjesë e zanafillës për hartimin e këtij p/ligji është detyrimi i Republikën e Shqipërisë për të përafruar kuadrin ligjor me legjislacionin e BE-së.
P/ligji për Azilin në Republikën e Shqipërisë përmbledh në mënyrë të harmonizuar dy ligje ekzistuese në fushën e azilit, ligji për Azilin në Republikën e Shqipërisë dhe ligji për Integrimin dhe bashkimin familjar të personave që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë, duke konsoliduar rregullat në fushën e azilit dhe të mbrojtjes ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.
Risitë kryesore të këtij p/ligji, përveç, siç e thashë, përafrimit me legjislacionin e BE-së, në konsultim të vazhdueshëm edhe me partnerët ndërkombëtarë, përveçse integron të dy p/ligjet që përmenda më sipër, fut edhe një sërë nocionesh të reja, të cilët i shërbejnë me mirë mbrojtjes ndërkombëtare për personat të cilët vijnë në Republikën e Shqipërisë.
Dhe, duke konsideruar dhe tendencën në rritje për të huaj që vijnë në Shqipëri, qoftë për azil, qoftë për të fituar statusin e refugjatit, kemi menduar që ky p/ligj plotëson më së miri nevojat për të garantuar mbrojtje të plotë ndërkombëtare për këta shtetas.
P/ligji ngre Komisionin kombëtar për azilin dhe refugjatët, i cili do të shërbejë si autoriteti i vetëm kompetent vendimmarrës mbi ankimimet kundër vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilkërkuesit dhe refugjatët.
P/ligji parashikon gjithashtu statusin e mbrojtjes plotësuese, i cili është status pothuajse i barabartë me atë të refugjatit. Nga ana tjetër p/ligji zgjeron trajtimin e mbrojtjes së përkohshme, duke përcaktuar afatin e kësaj mbrojtjeje, rrethanat për refuzimin, përfundimin si dhe kufizimin e saj në kushte të caktuara.
P/ligji përcakton edhe rrethanat ose kriteret, përjashtimin e personit në mbrojtje të përkohshme nga ushtrimi i të drejtës së azilkërkuesit, gjatë kohës kur ky ka aplikuar për azil dhe gjithashtu parashikon detyrimin për regjistrim në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe regjistrin e administruar nga autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët, azilkërkuesve, refugjatëve dhe personave në mbrojtje.
P/ligji parashikon përjashtimin nga parimi ndërkombëtar i moskthimit në rastet kur konsiderohet rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë, ose kur personi është i dënuar me një vendim të formës së prerë për vepra penale, minimumi i dënimit për të cilat është 7 vjet.
Gjithashtu p/ligji për të garantuar siguri dhe regjim të ngurtë për personat që përfitojnë status, parashikon kufizimin e lirisë së lëvizjes së azilikërkuesit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Dhe gjithashtu trajton në mënyrë të detajuar praktikën dokumentare dhe procedurën që çon Republika e Shqipërisë për azilkërkuesit, refugjatët dhe personat në mbrojtje.
Në p/ligj janë futur për herë të parë nocione të reja si vendi i tretë i sigurt, azilkërkues i mitur, i pashoqëruar e kështu me radhë. Dhe sigurisht, praktika tashmë e konsoliduar ndërkombëtare për refuzimin e azilit si rrjedhojë e ardhjes së shtetasit nga një vend i tretë i sigurt, duke përfshirë edhe trajtimin e veçantë të të miturve të pashoqëruar, që kërkojnë azil dhe zbatimin e parimit të interesit më të lartë të fëmijës.
Këto pak a shumë janë aspektet kryesore të ligjit të ri për azilin në Republikën e Shqipërisë, gjithsesi Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e hapur për të diskutuar e për të bërë ç‘është e mundur që ky p/ligj, edhe me kontibutet tuaja, të jetë në standardet më të larta.
/Shqiptarja.com