Ndodhem këtu për të theksuar edhe një herë bashkëpunimin tonë dhe mbështetjen tonë jo vetëm Ju si përfaqësues i Ministrisë Brendshme të Republikës së Shqipërisë, por edhe gjithë Qeverisë shqiptare për të luftuar së bashku ndaj fenomeneve të terrorizmit dhe kryesisht terrorizmit me natyrë fetare, gjithashtu për të shmangur edhe përfshirjen e mëtejshme të luftëtarëve të cilët shkojnë për të marrë pjesë në një luftë që nuk është e tyre.

Edhe unë u ndodha në Paris ditën e dielë për të marrë pjesë në atë marshim për të dëshmuar solidaritetin për paqen dhe demokracinë dhe sot ja ku ndodhem këtu në këtë vizitë për të theksuar dhe një herë synimin tonë për të bashkëpunuar në luftën ndaj terrorizmit dhe gjithashtu për të theksuar edhe faktin se Shqipëria dhe jo vetëm, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës dhe që ato duhet të përfshihen në këtë luftë të përbashkët ndaj terrorizmit dhe jo vetëm që të bëhen pjesë në skuadrat e përbashkëta të hetimit dhe zhvillimit të kësaj lufte, por gjithashtu të jenë pjesë përbërëse e gjithë kësaj familje të përbashkët Europiane.

Dhe sigurisht që kjo pjesë e botës mund të konsiderohet nga luftëtarët e huaj, nga terroristët si një pjesë që ata mund ta përshkojnë më pas për t’u drejtuar në arena të ndryshme luftimi pikërisht në këto luftëra me karakter terrorist dhe fetar.

Sigurisht kjo pjesë e botës mund të konsiderohet si një strehë ku mund të ushtrohen dhe mund të stërviten pikërisht këta luftëtarë të huaj, të cilët shkojnë për të luftuar në zonat e konfliktit apo në Siri. Për Europën kjo pjesë përbën një zonë strategjike që ne të luftojmë së bashku dhe të forcojmë

bashkëpunimin në luftën ndaj këtij fenomeni sikundër është lufta e ndërmarrë nga terroristët.

Unë do t’i drejtohem edhe kryesimit Lituanez të Këshillit të Bashkimit Europian, që do të zgjasë në këtë gjashtë mujor të parë të vitit 2015 në mënyrë që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për çështjet e drejtësisë, sigurisë dhe punëve të brendshme të ftohen edhe përfaqësues jo vetëm të Qeverisë shqiptare, po edhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për të krijuar këtë bërthamë të luftës ndaj fenomeneve.

Gjithashtu do t’i propozoj skuadrave shumë-kombëshe që janë krijuar përgjatë gjashtë mujorit të fundit të vitit 2014 që në këto skuadra të përfshihen edhe përfaqësues të Shqipërisë pikërisht me këtë synim, pra të luftës ndaj terrorizmit.

Ne bashkërenduam sot me kolegun Tahiri krijimin e një Task-Force apo të një skuadre të përbashkët, e cila do të shërbejë për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale në mënyre që ne të dimë gjithçka dhe të jemi në dijeni të gjithçkaje që lidhet me terrorizmin dhe me terroristët dhe e gjitha kjo është një skuadër në nivel dypalësh, por që është e hapur edhe për bashkëpunime të tjera dhe mes vendeve të tjera të cilat janë mëse të mirëpritur, por gjithsesi ne nisemi nga ky bashkëpunim i yni dypalësh në mënyrë që ne të luftojmë me efikasitet këtë fenomen sikundër është terrorizmi. Një skuadër e tillë në nivel teknik mes përfaqësuesve të organeve të Policisë italiane dhe organeve të Policisë Shqiptare do të bëjë të mundur që të thajë atë det në të cilin noton heshtja dhe injoranca në të cilën bazohet terrorizmi. Këtë heshtje në e thyejmë nëpërmjet bashkëpunimit, duke folur, duke komunikuar me njëri-tjetrin në mënyrë reale, ndërsa injorancën ne e luftojmë duke bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme mes dy forcave tona apo mes dy vendeve tona.

Italia është e gatshme të ndryshojë situatën në kuadrin e saj ligjor, pikërisht në kuadër të luftës ndaj terrorizmit dhe përmes kësaj do të doja të thoja që Italia është e gatshme që nëpërmjet autoriteteve publike, të ndërhyjë edhe në rrjetet e internetit të cilat shërbejnë për të rekrutuar luftëtar apo shërbejnë edhe për të nxitur urrejtjen, në kuadër të kësaj nisme Italia është e gatshme të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me Shqipërinë për të pasur një luftë sa më

efikase kundër terrorizmit apo këtyre fenomeneve kibernetike të përdoruara nga rrjetet terroriste në këtë luftë.

Unë përfitoj të falënderoj edhe një herë kolegun tim Saimir Tahiri dhe kam besim që nga dita e sotme edhe Europa do të marrë një sinjal sa më të fuqishëm dhe domethënës.