Fjala e Ministri të Drejtësisë, Nasip Naço gjatë prezantimit të Klinikës Ligjore, pranë Fakultetit të Drejtësisë.
Sot ndihej një kënaqësi të veçantë që marrë pjesë në prezantimin e klinikës ligjore të ngritur pranë Fakultetit të Drejtësisë, si një vlerë e rëndësishme për rritjen e aftësimit në praktik të studentëve të këtij fakulteti, por dhe si një mundësi e mirë për përfitim të ndihmës ligjore falas, nga shtresat në nevojë.
Çdo iniciativë që synon promovimin e zbatimit të ligjit, shtetit të së drejtës, edukimit dhe trajnimit të aktorëve të ardhshëm të drejtësisë, për mua, si Ministër i Drejtësisë, përbën një lajm që më frymëzon pa masë, sepse nënkupton një reflektim mbi domosdoshmërinë e thellimit të vlerave dhe parimeve europiane të sundimit të ligjit dhe të së drejtës.
S’mund të mohoj faktin se, shumëkujt drejtësia i duket sot ende një sektor i brishtë, në një kohë që duhej të përçojë forcën e hekurt të zbatimit të ligjit.
Mendoj se me përfshirjen aktive të gjithësecilit dhe vullnetin pozitiv për t’i bërë gjërat të funksionojnë, mund të krijohet potenciali për të ndërtuar institucione demokratike, të qëndrueshmë dhe transparente.
Kur flas për potencial, padiskutim që e kam fjalën edhe për studentët e rinj të ligjit, të cilët i konsideroj si bashkëpunëtorë të së ardhmes dhe lajmës, që shumë shpejt do të na rrëfejnë se mjedisi i anatemuar i drejtësisë, nuk ka përse të tregohet më me gisht.
Më lejoni të ndaj me ju bindjen time se investimi dhe kujdesi i treguar sot ndaj brezit të ri të juristëve të ardhshëm, do të jetë nesër një ndihmë e jashtëzakonshme, jo vetëm në forcimin e kapaciteteve administrative, por dhe në nxitjen e reformave që po ndërmerren, në sistemin e drejtësisë, lidhur me proceset integruese të Shqipërisë.
Filozofia e të mësuarit duke punuar apo praktikuar, përbën një premisë mjaft pozitive dhe në këtë kuadër, nëpërmjet kombinimit të dijeve multisektoriale, studentët fitojnë një kuptim më të thelluar të proceseve legjislative, hartimit legjislativ, kufizimeve kushtetuese ndaj ligjbërjes dhe përgjegjshmërisë.
Programi që do të ndiqet në këtë klinikë ligjore do t’i ndihmojë studentët të eksplorojnë detajet që mund të lidhen me karrierën potenciale që i pret.
Në këtë mënyrë, atyre ju krijohen kushtet për të qenë të përgatitur, për të bërë përzgjedhjen e duhur të karrierës dhe për të kristalizuar, siç duhet, mjedisin ligjor në të cilin ata ndihen më mirë.
Struktura e kësaj klinike ligjore është një mjet efikas, që shërben për të konfirmuar, ose eliminuar konceptet e mëparshme, që studentët kanë mbartur ndër vite, ndërkohë që sikurse edhe në profesione të tjera, studentët do t’i forcojnë aftësitë e tyre para se të diplomohen dhe jo pas diplomimit.
Me pak fjalë, studentët dalin nga ky program dhe hyjnë në profesionin real me një kuptim të saktë rreth praktikës së ligjit.
Gjithashtu, dua të vlerësoj rolin e këtij programi në formësimin e aftësive komunikative, aq shumë të rëndësishme dhe të dobishme, dhe në këtë këndvështrim përfshirja në këtë klinikë ligjore do t’i ofrojë studentëve shumë mundësi për ndërveprim verbal por edhe shkresor.
Iniciativa që merr sot jetë, realizon shumë qëllime.
Ajo është një pjesë jetike e misionit për të përgatitur çdo student për sfidat e botës reale, përgjegjësitë dhe përfitimet e një karriere të lidhur me ligjin.
Në të njëjtën kohë, ajo i aftëson studentët e sotëm dhe aktorët e nesërm të sistemit, që të jenë në lartësinë e duhur kur të përballen me angazhimin real.
Me shumë kënaqësi u informova mbi faktin se gjatë vitit të kaluar akademik, në kuadër të këtij programi, u ofrua ndihmë për 15 klientë në lidhje me çështjet e tyre gjyqësore, që lidheshin me dhunën në familje, diskriminimin e minoritetit etnik, divorcin, përgjegjësinë prindërore, mosmarrëveshje e pronësisë apo të punësimit, etj.
Pra, kjo klinikë do të ketë edhe një kontribut pozitiv dhe të drejtëpërdrejtë ndaj komunitetit.
Në këtë kuadër, unë i inkurajoj këta studentë që t’i vënë në përdorim njohuritë ose burimet e tyre intelektuale për përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve të tyre.
Shërbimi juaj, veçanërisht ndaj shtresave në nevojë, merr një vlerë të paçmuar që ndër të tjera mbart edhe ndjesinë njerëzore dhe shoqërore, që aq shumë mungon në shoqëritë e zhvilluara të ditëve tona.
Klinika Ligjore që prezantohet sot, është një tjetër gur që vendoset në themelet e ndërtimit të një rruge të drejtë, tek e cila duhet të eci në të ardhmen drejtësia shqiptare.
Dija që studentët marrin sot, do të jetë fara që do të mbjelli nesër drejtësinë e rilindur që ofron garanci për të gjithë.
Në përfundim të fjalës sime, gjej rastin të falenderoj Programin JuST të USAID-it, i cili mundësoi realizimin e një ideje kaq të rëndësishme, si dhe inkurajoj të gjithë stafin e Fakultetit të Drejtësisë për të kontribuar me përkushtim në formimin e një brezi të ri, që duhet të jetë mik i së drejtës, duke garantuar që bashkarisht të vazhdojmë të ecim drejt vlerave të qenësishme që promovojnë rëndësinë e sistemit të drejtësisë
Redaksia Online
/Shqiptarja.com