Sot, ne paraqesim në Kuvend për miratim projektligjin për huanë prej 295,420,000 SDR (rreth 330 milionë euro) që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të mbështetjes buxhetore (EFF).
 
Nuk jam për të debatuar gjerë e gjatë pa ju referuar ndonjë personi konkret. E megjithatë për shkak se ne marrim këtë hua, ne kërkojmë miratimin e kuvendit për huanë me FMN.
 
Së pari, është në të drejtën tuaj, në dorën tuaj, të dëshmoni se nëse doni apo nuk doni sepse dita ditës dalin në skenë, ndërkohë që është detyrimi ynë, ti përdorim dhe ndër shtetet e para, ndër të parët, që  po përdorim këtë instrument të ri.
Së dyti nuk ka Fshehtësi, nuk ka terr, ju kemi dhënë dokumente shumë përtej që asaj që kërkon huaja, për të qenë transparentë, për të t’ju lënë të qetë në vendimin dhe gjykimin tuaj, por është e drejta juaj të spekuloni me të, por kërkesa jonë është mos u mendoni të spekuloni, vetëm terrorizoni më kot shtetasit shqiptar, që kuptojmë shumë herë më mirë nga ne se për çfarë flasim.
Së treti nuk rriten taksat dhe nuk ulen pagat dhe pensionet, në të kundërt dhe për më tepër që në 1 janar 2014 ne direkt për secili shqiptar që bën pjesë në 97 % të atyre që ne premtuam, kanë futur tashmë në xhepin e tyre shtesë në pagën e tyre.
Së katërti, termat e huasë nuk janë më të mira, janë 7 herë më të mira se kushtet e huasë që keni marrë, pra nuk quhen të mira, quhen ekstremisht më të mira.
Së pesti, borxhet tuaja të fshehura kriminalisht do të paguhen nga kjo hua që po marrim. Janë paguar deri tani 120 milionë dollarë, jo nuk janë paguar, jo do të paguhen, por janë paguar deri tani 120 milionë dollarë. Doni ju apo nuk doni ju, është e drejta juaj përsëri të gjykoni.
Së gjashti, do merret me këtë hua, në 36 muaj, do merren 295,420,000 SDR (rreth 330 milionë euro) . por kjo paketë nuk është e vetmja, do shoqërohet nga një hua nga Banka Botërore si dhe me një grant nga BE-ja që në total bëhet fjalë për 1 miliardë euro, por ne nuk e kemi bazuar ekonomin vetëm tek huaja, ashtu siç bëtë ju, por do bëjmë çdo përpjekje për të rigjallëruar ekonominë shqiptare.
Së shtati, Qeveria nuk është e vërtetë që ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave, po të doni ju jap shifra për 6 mujorin, po të doni ju jap shifra për 3 mujorin e fundit, po të doni e krahasojmë me objektivat, po të doni me ato shifra që doni ti krahasojmë me kohën tuaj. 
Po ju jap vetëm ne kemi 6 muaj të qeverisjes sonë 150 milionë dollarë më shumë nga ç’keni realizuar ju në kohën përkatëse, nëse kjo ju duket mosrealizim është e drejta e juaj të bëni ç’të doni, por nuk dua të përdor termat që përdorët ju deri tani: gjejeni veten ku jeni
 
Të nderuar kolegë, në emër të qeverisë paraqes sot në Kuvend për miratim projektligjin për huanë prej 330 milionë euro që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të mbështetjes buxhetore (EFF).
Parlamenti në pak jo raste në historinë e vetë ka miratuar jo pak huamarrje, por huaja e sotme ka një karakter të veçantë. Është pa marrëveshje, pra jo e bazuar në një marrëveshje paraprake.
Termat e kësaj marrëveshje janë shumë herë më të mira, më të favorshme, nga ato që janë marrë deri tani. Sigurisht që të marrësh këtë hua duhet të përmbushësh disa kritere, duhet të përmbushësh me sukses disa parakushte.
 
As më shumë e as më pak, që ne me shumë sukses po realizojmë marrjen e një huaje, atë që do kishin dëshiruar pa masë ta merrnin, por nuk e gëzuan sepse nuk përmbushnit asnjë kriter, asnjë kusht gjatë qeverisjes suaj.
 
Aprovimi nga ana e bordit të FMN-së së kësaj huaje është më shumë siguri për ekonominë shqiptare, është më shumë siguri për biznesin, por edhe për individin, sepse kjo hua do shkojë për shlyerje të borxheve disa vjeçare që ju (opozitës) i kishit si biznesit ashtu dhe individëve, nëpër gjyqeve të pamasa, qeveria do u përgjigjet për shlyerjen e këtyre detyrimeve të nisura nga viti 2005.
 
Shumë shkurt për publikun, jo për ju, sepse ju e dini shumë mirë këtë, se përse erdhëm tek huaja e FMN!
Erdhëm në këtë pikë se sepse ritmi i rritjes së ekonomisë ra në mënyrë drastike. Në vitin 2013 tempi i rritjes ekonomike është 0.6 % ose 10 herë më pak nga sa ishte mësuar ekonomia shqiptare,  është e kot të shpjegoj se çfarë do të thotë për punësimin, të ardhurat, e për gjithçka.
Qeveria që iku krijoi borxhe disavjeçare, jo pak por 720 milionë dollarë borxhe të prapambetura.
Pasojë e kësaj politike të gabuar janë:
Kreditë e këqija janë 24% ose 10 herë më shumë se 8 vite më parë;
Kreditimi i biznesit ra në minus, nga rritje 30-50% në vit në 2005-n;
Flasim për ulje të ndjeshme të kërkesës në ekonomi;
Flasim për borxh publik që në fund të vitit 2013 doli jashtë kontrollit (70% e PBB) ose e dyfishuar në shumë absolute gjatë 8 viteve të qeverisjes;
Në tërësi stabiliteti Makroekonomik ra përtokë. 
Cilat janë kushtet e huasë?
Norma e interesit është e lidhur me normën e interesit për SDR (aktualisht 1.13%). Nëse shtohen komisione etj. interesi në total shkon 2%.
Norma e interesit është e lidhur me normën e interesit për SDR (aktualisht 1.13%). Nëse shtohen komisione etj. interesi në total shkon 2%. Edhe një herë ju kujtoj se është rreth 7 herë më pak (si kosto) nga kredia sindikaliste që keni marrë ju. I kujtoj publikut që në mënyrë të gabuar për borxhe të përdorura dhe keqpërdorura nga qeveria e shkuar ju keni marrë një detyrim me shkelje në 7-fishin e kostos së kredisë që po marrim. Janë shqiptarët që bëjnë vetë vlerësimin e kësaj kredie.
 
Kushti i vetëm nga FMN është që qeveria të jetë serioze, të jetë transparente në zbatimin e programit të saj. Asnjë kusht nga përrallisjet keqdashëse, siç shpifni, siç mashtroni, nuk keni lënë kohë, vend e hapësirë, pa spekuluar për të terrorizuar shqiptarët. Asgjë nuk është e vërtetë, asnjë kusht tjetër, veç kushteve të favorshme për ekonominë shqiptare, për buxhetin, drejtpërdrejtë për të shlyer një borxh të fshehur në mënyrë kriminale nga ana juaj.
 
E kam ndjekur me trishtim reagimin e opozitës shqiptare për “rrezikun e madh që i kanosej ekonomisë shqiptare” nga kjo marrëveshje me FMN dhe nga ajo tjetra me BB, Zot na ruajt se mos thoni dhe nga granti i BE, që do të vijë dhe ai i shoqëruar në mbështetje të buxhetit shqiptar. Ato ndihmojnë në stabilitetit e financave dhe ekonomisë shqiptare dhe kështu ne mbajmë zotimet si në fushatë dhe programit, e në vijim mbajmë premtimet ndaj publikut.
 
Kam dëgjuar shumë herë komente për fshehtësinë e negociatave. Në cilin vend të rruzullit, botohen minutat e negociatave për kushtet e huasë, në cilin vend thuhet se cilat kushte do vihen, sot nuk keni vetëm kushtet që ju përmenda për huanë, por keni dokumente të tjerë shtesë thjesht dhe vetëm thjeshtë për të qenë transparent  me ju dhe publikun për të ndjekur rrugën që ndjekim dhe do të ndjekim drejt rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare dhe financave shqiptare.
 
Dokumente që janë publikuar nga qeveria shqiptare tregohet qartë përballja, mënyra e  zgjidhjes dhe është thjesht abuzive të thuash që do të ulen pagat, do të rriten taksat, ato që nuk janë aspak të vërteta si pjesë e negociatave dhe bisedimeve me FMN. Këtu do jemi shumë shpejt, në këtë Kuvend, dhe ne do sjellim për rishqyrtim buxhetin për rritje të të ardhura, rritje të shpenzimeve,  në favor të publikut, për shtresat e ndryshme.
 
Më vjen keq, por opozita nëse qëndron në këto pozita që është, do ndihet e dëshpëruar, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Detyra jonë është që të rrisim të ardhurat dhe të sjellim mirëqenie për popullsinë shqiptare.
 
Çfarë duhet të thoni për nivelin e borxhit të brendshëm, çfarë duhet të thoni  për rritjen e borxhit nga fshehja në  mënyrë kriminale për vite të tërë. Asnjëherë nuk e artikuluat, thjesht fshehët atë borxh, e jo pak, por 720 milionë dollarë të certifikuar nga FMN, BB dhe autoritetet shqiptare. Po përse e bëtë?  Pse kërkoni të bëjmë dhe ne të njëjtën gjë? Për tu dukur bukur ato tabelat fiskale? Borxhi, deficiti të dukeshin se kanë qenë nën kontroll e dukeshin mirë? Jo keni pasur synime më tej.
 
Ne guxojmë ta pranojmë atë borxh, ta hedhim në shesh atë borxh. Të tregojmë të vërtetën për atë borxh, por dalim përtej kësaj. Dalim që jo vetëm e njohim, por borxhi që ju i fshehët këtij populli, ndaj biznesit dhe individëve, për vite të tëra dhe ne do t’ía paguajmë, do paguajmë një për një detyrimet tuaja, që ju i fshehët për tu dukur bukur Shqipëria. Por edhe
për të futur në xhepat tuaja diçka.
 
Ne nuk thamë do të paguajmë, ne kemi paguar 120 milionë USD, ne jemi në rrugën e pagesës dhe zotimi jonë është që mundësisht ta paguajmë gjithë detyrimin e këtij viti, jo në fund brenda këtij viti, por mundësisht brenda 6 muajve të parë të këtij viti. Çfarë duhet të thoni për mënyrën e përdorimit të fondeve publike? Çfarë duhet të bënit që të linit të parin tuaj të priste me gërshërë shirita pa fund për objekte që nuk kishin fonde dhe që nuk kanë fonde as për 3-4 vite, për ti shfrytëzuar për fushata elektorale, për më shumë vota? Jo nuk është kjo rruga. Ne do të përfshijmë aq para, aq objekte, sa janë mundësitë brenda buxhetit. Jo vetëm kaq, ju i keni imponuar me dhunë kompanitë të pranonin të punonin pa para, me atë 70 përqindëshin e famshëm.
 
Çfarë duhet të bënim me situatën e tregut energjetik? Të rrinim ashtu, të bënim sehir? I gjithë sistemi energjetik nuk mund të lihej, ne nuk mund ta linim ashtu dhe ne ndërhymë dhe do të ndërhyjmë në mënyrë energjike për energjinë dhe energjetikën shqiptare për ta sjellë aty ku duhet. 
 
Ju po i tmerroni, çfarë duhet të bëjmë, duhet të qëndrojmë duarlidhur? Jo, atë kurrë ju nuk arritët ta artikuloni, ne bashkë me partnerët tanë, ne do të arrijmë të realizojmë atë që ju nuk mundët ta realizonit kurrë. Të qëndrosh duarlidhur do të thotë që t’ia  ësh pas 10 viteve faturën dikujt tjetër, qoftë ky ministër financash apo kryeministër dhe të themi siç, mendoni ju në mendjet tuaja, ta hajë kush ta hajë, përveç nesh, ne po bëjmë sikur bëmë diçka mirë.
 
Të nderuar kolegë!
Huaja që miratojmë sot nuk është thjeshtë një mbështetje buxhetore me terma tejet të favorshëm, që na lehtëson të paguajmë borxhet ndaj biznesit dhe individëve. Është më tepër! Është një çlirim për ekonominë, për të marrë frymë ekonomia, pa ndërhyrë në tregun e brendshëm . Është më shumë një mbështetje nga komuniteti ndërkombëtarë  për atë politikë kredibile që ka ndjekur qeveria shqiptar e, ndaj ju ftoj ta votojmë këtë projektligj për huanë që kemi marrë.
 
Të nderuar deputetë nuk dua të lë pa përmendur, natyrisht aq shkurt sa mundem disa thashethemnaja të qëllimshme, për të terrorizuar popullin: Huamarrja na qenkërka sekret. I keni të gjitha dokumentet e huamarrjes, për të tepër keni dokumente shumë më tepër sesa duhej ta shoqëronin këtë hua. Ne nuk zgjodhëm atë rrugë, që keni zgjedhur ju përherë, që të miratoni një hua 10 ditë para se të nënshkruhej një marrëveshje. Ju keni bërë veprime që shpejt do dalin në dritën e diellit nga shteti ligjor
 
Ne kemi ndjekur të gjitha hapat e duhur dhe ua kemi pasqyruar ashtu siç duhet.
Ish-ministri i Financave e di fare mirë rrugën se si bëhen negociatat me partnerët ndërkombëtarë, ai nuk ka pasur kurrë fatin ta marrë arkën e shtetit me 0 lekë gjendje. Kur morra detyrën e ministrit të Financave kisha një mori faturash, 100 milionë dollarë - letra që prej muajsh prisnin pagesën, fatura të biznesit, të individëve, të të sëmurëve në spitale që prisnin dozat. Dhe mora të paguajë rastësisht dy fatura, pensionet e invalidëve dhe një tjetër, krejt ndryshe nga kjo,  për të paguar bursën e studimit të një vajzë që priste të studionte në Amerikë, pra të së ardhmes së Shqipërisë. Dhe arritëm që brenda 2 muajve të zgjidhnim ato lidhje kriminale, të qëllimshme. Jeni mësuar të qani se nuk ju vjen fitimi në xhep, jo për hallet e njerëzve. Jo vetëm që nuk e kemi mbajtur sekret, por kushtet janë publikuar, jua sollëm, i keni të tryezat tuaj.
 
Termat e huasë janë 7 herë më të mira nga ajo që ka firmosur me shkelje ligjore paraardhësi im. Shtatë herë më të mira. Mos u mërzisni, janë 97 raste në prokurori, meqë  e keni merak, për shkelje, kjo është pjesa ime, që duhet ta mësoni, unë nuk kam hezituar dhe nuk hezitoj.
 
U bë e dyta herë, që latë në thesar 0 lekë, minus 100 milionë dollar por fshehët edhe 720 milionë të tjerë dhe bënit sikur nuk dinit asgjë. Le të vazhdojë paraardhësi im të deklarojë se nuk ka qenë ai borxh, në dëmin e tij, për dëmin që i ka sjellë ekonomisë shqiptare, si mund të sillet një titullar  i paguar nga taksapaguesi në atë mënyrë, të jetë kaq i papërgjegjshëm?
 
S’ka shqiptarë që nuk ka marrë apo ka marrë kredi që se di që të marrësh një hua diku, ti kërkosh dikujt borxh, duhet të plotësosh disa kushte dhe nuk ishin pak, të plotësosh 20 kushte, dhe të tjera do të realizojmë më sukses, për të marrë hua nga Banka Botërore si dhe grantin nga BE. Që t’ju mbush mendjen për të marrë një kredi, meqë ju vilat, makinat luksoze i keni marrë me pagën që keni marrë këtu si deputet dhe si ministra. Ju e groposët dy herë Shqipërinë. Një për  energjinë, dy herë për krizat financiare, e mos të përmend pensionet,  etj
 
Ju po thyeni rekordet përditë. Në historinë e financave shqiptare e keni thyer këtë rekord, keni lënë thesarin pa para dhe i keni lënë borxh thesarit për muaj të tërë 100 milionë dollarë, nuk ishte parë në historinë e financave shqiptare, qofshi ju që jeni. Na akuzoni se po marrim hua, borxh për të shlyer borxhin tuaj. Unë do zhytesha me kokë poshtë, do kisha turp të madh.
 
Ju e  humbët shumë besimin në qeverisje dhe na u desh shumë punë për ta kthyer këtë besim, e kemi kthyer dhe do ta kthejmë këtë besim me rrugë inovatore, dhe do i bëjmë ato që juve ju duken paradoksale, e kemi marrë këtë hua pa asnjë marrëveshje. E theksoj se kjo hua nuk ka kushte, e theksoj nuk ka kushte, nuk di ta them më shqip dhe është kot të mundoheni të stërholloni, të terrorizoni popullin, sepse nuk e ha kush më.  I terrorizuat se nuk është e vërtetë që do uleshin tatimet për pagat e 97 % e shqiptarëve, dhe ja ku u bë. Ju vazhdoni gënjeshtrat tuaja, vijoni.
 
Jo vetëm që kemi realizuar të ardhurat, por krahasuar me evidencat e kohës suaj, e them paraprakisht se nuk kanë dal evidencat finale, kemi mbledhur 150 milionë USD më shumë nga ç’keni mbledhur ju në të njëjtën periudhë të qeverisjes suaj.
Të marrësh hua nga FMN natyrisht që është një standard më vetë, e terrorizuat popullsinë se do ulen pagat, do ulen pensionet, ja kjo qeveria pati kaq shumë besim nga FMN, sa ja dha huanë edhe pse uli tatimin për 97% të shqiptarëve. E di që nuk ju pëlqen, por kjo është e vërteta, ky është realiteti.
 
Zoti Berisha dhe zoti Bode ne kemi një dallim bashkë, unë nuk jam si ju që fsheh shifrat dhe realitetin, ju dërrmuat financat dhe fshehët shifrat, latë mosrealizime, latë zero thesarin, latë një borxh të fshehur prej 720 milionë dollarësh, dhe nuk u mjaftuat. Tentuat të shisni gjithë ekonominë ditët e fundit, hidrocentrale, etj po nuk patët kohë ta shisnit tërë Shqipërinë, tentuar me ujërat, por dështua.
 
Përgjegjësi e madhe për kryemenaxherin, ish-ministrin e financave, që me mendjengushtësi dhe pa integritet profesional do të thosha, ka lënë 2 herë vendin tokë të djegur. Sinomi 2B është sinomi i piramidave, herën e parë me individët, dhe herën e dytë me financat publike.
 
Ekonomia në tërësi ka pësuar goditje të fuqishme nga qeverisja e PD, në të dy rastet me rënie drastike të ekonomisë,  si në vitin ‘97, borxh me 10%, edhe tani 10 herë më pak rritje ekonomike sesa  ajo e dy dekadave të fundit, duke përjashtuar vitin e mbrapshtë të ’97.
 
Ne kemi hapur një dialog të shkëlqyer me biznesin, kemi ndërruar totalisht klimën, nga një biznes  që në praninë tuaj nuk guxonte të artikulonte që i kishit borxh, nga një biznes i terrorizuar që nuk guxonte të artikulonte në syrin tuaj, timin dhe publikut, se ju më keni borxh, sot po dëgjojmë për një biznes që artikulon fuqishëm kërkesat që ka për qeverinë shqiptare dhe ne me shumë seriozitet po rishohim të gjithë paketën fiskale:
TVSH, Kodin Doganor, procedurat, në mënyrë që të kemi një marrëdhënie të ndërsjellë partnerësh biznes-qeveri.
Së shpejti përsëri do kakarisni sepse në Kuvend, maksimumi në fundin e Majit, vjen një tjetër huamarrje nga Banka Botërore, për ta plotësuar paketën që juve ju irriton, ju zemëron, ju bën të humbni vetëdijen. Por nuk keni çfarë të bëni. FMN, BB, BE, na ka gjetur partnerë seriozë, na mbështet dhe natyrisht ne do i përgjigjemi çdo zotimi që kemi marrë ndaj populli, ndaj FMN dhe ndaj çdo organizmi ndërkombëtar, sepse jemi një qeveri  serioze, inovative që çdo ditë e më tepër krijojmë besim të shtuar në publik.
 
Do kisha bërë mirë t’i ktheja dhe njëherë ato 7 pikat e fillimit, t’i përmblidhja, sepse e keni të domosdoshme, sepse keni një muaj rresht që përsërisni atë që shihni nëpër ëndrra natën, nuk ju realizohen ditën, i mbushni mendjen njëri-tjetrit që s’duhet të jetë kështu, si është e mundur që kjo qeveri kaq shpejt të realizojë në mënyrë suksesshme këtë marrëveshje, por mos u mërzisni.
 
Drejtësia vonon pak, por nuk mënon dhe kujtdo nga ju do ja gjejë vendin atje ku është, sepse dhe kjo është pjesë e detyrës sonë, sa më përpara, më fuqishëm dhe shpejt të ecim, aq më shpejt zararet tuaja do i nxjerrim në dritën e diellit.