Fjala e Ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Fjala e Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka

në Raportin publik të 300 ditëve të qeverisjes

Te nderuara zonja dhe zotërinj,

Të nderuar pjesmarrës

Të ndërgjegjshëm se trashëguam një Shqiperi tejet të ndotur, shtretër lumenjsh të mbishfrytëzuar, mijëra hektarë pyje të prerë barbarisht, Parqe Kombëtare të paaksesueshëm nga turistët si dhe specie të shumta të faunës së egër që po shkonin drejt shfarosjes së plotë në sërish mundëm që vemtë në 300 ditë të kishim rezultate të prekshme

Hartuam nje moratorium 2 vjecar dhe ndaluam gjuetinë si një masë e domosdoshme për të ndaluar shfarosjen e faunes se eger. Paralelisht Ministria e Mjedisit ka filluar investimin në shtimin e popullatave ne zhdukje si dhe ne ripopullimin e specieve te zhdukura

Për herë të parë në 23 vjet, Ministria e Mjedisit po investon në Parqe Kombëtare dhe zona të tjera të degraduara duke synuar që t’i shndërrojë në destinacione elitare të turizmit.

Filluam rehabilitimin e plotë të Parkut Kombetar Lurë, simbolit të masakrës ne pyje gjatë dy dekadave te fundit. Pas rehabilitimit të infrastrukturës se këtij Parku do të fillojë mbjellja e 2 milionë fidanëve. Prej pak ditësh kanë filluar punimet rehabilituese edhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, duke synuar që shumë shpejt ta shndërrojmë në një destinacion turistik elitar.

Investimet e Ministrisë së Mjedisit kanë përfshirë edhe zona të degraduara në qytete.

Makthi i qytetarëve durrsakë do të mbarojë brenda pak muajve, kur zona e Koder Viles do të shndërrohet në një shëtitore tejet atraktive për qytetin. E po kështu edhe qytetarëve të Lezhës po u dhurojmë një shëtitore model buzë lumit Drin.

Në 300 ditë kemi marrë masa për të ndaluar masakrën në fondin pyjor. Ndaluam eksportin e qymyrit të drurit dhe druve te zjarrit duke i vënë fre prerjes së mbi 100,000 m3 dru zjarri në 1 vit. Krahas urdhërit ndalues, filluam edhe një fushatë ripyllëzimi të shtrirë në mbarë vendin. Në vetem pak muaj mbollëm mbi 520 mije fidanë, duke synuar të mbjellim mbi 10 milion të tillë brenda mandatit 4 vjecar

Ne vetem 300 Dite, Ministria e Mjedisit realizoi një sërë reformash thelbesore ne fushen e pyjeve, ajrit, ujit dhe mbetjeve, reforma këto me impakt të drejtpërdrejëe në jetën e çdo shqiptari

Ndërmorëm një nga reformat më të mëdha institucionale duke ndarë përfundimisht funksionet e

menaxhimit nga ato të kontrollit, reformë që solli krijimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave si dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit

Laboratori modern i ndërtuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit jep sot të dhëna të sakta mbi cilësinë e ujërave nëntokësorë dhe sipërfaqësorë në mbarë vendi. Pas një mungese të gjatë, Shqipëria raporton pranë Agjencisë Europiane të Mjedisit mbi shumë parametra mjedisorë të kërkuar. 6 stacione fikse të monitorimit të ajrit dhe 1 stacion i lëvizsshëm japin sot në kohë reale informacion mbi cilësinë e ajrit në zonat kryesore urbane

Në vetëm pak muaj, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave sekuestroi 10 herë më shumë lëndë drusore kontrabandë, krahasuar me një vit më parë si dhe ka kontrolluar mbi 430 subjekte që ushtronin aktivitetin në fondin pyjor dhe që për shumë vite ishin plotësisht jashtë kontrollit

Ndotja tejet e madhe e akumuluar nder vite beri qe te merrnim vendimin e shpalljes se gjendjes se emergjences mjedisore. Si rezultat, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me forcat e armatosura realizoi aksionin për pastrimin e rrugëve nacionale dhe pikave kufitare

U pastruan 450 kilometra rrugë duke grumbulluar mbi 450 ton mbetje. Njëkohësisht, u ndërmorën kontrolle në të gjitha komunat dhe bashkitë në vend duke marrë masë me gjobë për mbi 200 të zgjedhur vendor të cilët nuk kanë marrë masat e duhura për menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimin e territorit nën administrimin e tyre

Gjatë këtij rrugëtimi 300 ditor, arritëm ta vendosnim mjedisin në vëmendje të çdo shqiptari.

Me mijëra vullnetarë, nxënës, studentë, punonjës, qytetarë të thjeshtë iu bashkuan nismave të Ministrisë së Mjedisit. Sot, të gjithe ne, jemi shumë më të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e mbrojtjes së Mjedisit në të cilin jetojmë. Pavarësisht se afrimi me standartet mjedisore më të mira europiane mbetet ende larg, ne vazhdojme punën tonë të bindur se së bashku do t’ia dalim.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës