Do të kisha dëshiruar shumë që të paktën për këtë diskutim të kishim pasur mundësinë të kishim në sallë personalisht Sali Berishën, sepse mbaj mend që kur i kemi diskutuar këto projektmarrëveshje na është drejtuar ne deputetëve të Qarkut Elbasan duke na thënë “Ju jeni kundër rrugës”, se 400 milionë dollarë që Qeveria e Sali Berishës kishte vënë në dispozicion të asaj rruge do të bënin të mundur ndërtimin. Por sot jam shumë krenar që jam në Kuvend për t’a riparë këtë marrëveshje dhe për t’i thënë qytetarëve shqiptar që, po, po e rishikojmë këtë marrëveshje sepse Saliu kishte planifikuar 100 milionë dollarë më shumë për të harxhuar për këtë rrugë. Ne po e mbarojmë këtë rrugë jo me 400 milionë dollarë, sa tha Saliu, por me 300 milionë dollarë. Prandaj jemi sot këtu në Kuvend për të diskutuar këtë marrëveshje, për t’a riparë dhe për ti hequr 100 milionë dollarët dhe për ti përdorur, sigurisht për një aks tjetër rrugorë në Shqipëri.
Qeveria shqiptare mbështetur edhe në miratimin e Bankës Islamike, i paraqet sot Kuvendit propozimin për rishikimin e planit fillestar të financimit të këtij projekti, duke ndryshuar vlerën totale nga 407 milionë dollarë në 300 milionë dollarë. E thënë thjesht, që ta kuptojnë edhe qytetarët, kemi kursyer 101 milionë dollarë.
Problemi tjetër i madh i kësaj rruge është sëmundja e rrugëve të lëna rrugëve nga Saliu. Problemet që do të citoj më poshtë të rrugës Tiranë-Elbasan janë në fakt sëmundja që i pati zënë dhe nuk po i shërojmë ende dot, rrugët e nisura nga Saliu pa projekt.
Të nderuar kolegë deputetë, edhe kjo rrugë kur u nis nuk kishte projekt. Madje, nga relacioni përkatës i sjellë nga Autoriteti i Rrugëve dhe nga Ministria e Transportit, - që gjej rastin t’i përgëzoj për këtë projekt që kanë sjellë në Kuvend, - konstatohet se projekti në fillim filloj me dy korsi, pas vizitës së Saliut te rruga thanë “Hajd se po e bëjmë me katër”, pa bërë studim gjeologjik dhe pa vlerësuar mundësitë nëse realisht mund të bëhej me katër korsi në një pjesë të segmentit apo jo. Segmenti që është më problematik është ai ku ende po punohet. Ndërkohë që dy segmente, ai nga dalja e tunelit deri në Elbasan dhe tuneli i Qafë Kërrabës, janë tashmë në dispozicion të qytetarëve për t’u përdorur. Por segmenti i parë ai nga dalja e Saukut deri në tunelin e Qafë Kërrabës, për shkak të mungesës së projektit, për shkak të fajësisë së plotë të Autoritetit Shtetëror të Rrugëve, të drejtuesve të këtij Autoriteti dhe të drejtuesit të projektit, ka dy probleme të mëdha në dy zona ku nuk kishte studim gjeologjik dhe sigurisht, ku nuk mund të ndërtohet një rrugë e standardeve Europiane sepse sapo të ndërtohet ajo do të shembet.
Çfarë ndodhi pikërisht në këtë segment?
Ishte një sëmundje që e kemi parë edhe në rrugë të tjera. Mungesa e projektit dhe mungesa e studimit. Problemi tjetër ishte se ata që prenë shiritin një javë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, s’kishin bërë asgjë as për të paguar pronarët e tokave ku kalonte ky projekt i rëndësishëm rrugor. Ndërkohë që qeveria e re e pas 23 qershorit, gjëja e parë që iu desh të bënte ishte identifikimi i pronarëve të tokave dhe më pas vendimmarrja për dëmshpërblimin e tyre. Kjo ka qenë një ndër pengesat e mëdha që ka zgjatur procedurat e përfundimit të kësaj rruge.
Kolegë deputet, kjo rrugë sikundër të gjithë rrugët e Saliut, kanë nga mbrapa edhe faturën e vet të korrupsionit. Do të doja të sillja në vëmendjen e Kuvendit sot, raportin e KLSH-së i cili është një institucion që të gjithë ndajmë qëndrimin që është që ka në krye të tij një njeri të propozuar nga mazhoranca e djeshme, nga partia e Saliut dhe e Lulit, ku ish zëdhënësi i Autoritetit Rrugorë njëkohësisht ish drejtuesi i projektit, është i kallëzuar penalisht për as më shumë e as më pak por për 1.2 miliardë lekë ose 1.1milionë dollarë.
Bazuar në dokumentacionin e vënë në dispozicion, KLSH ka arritur në përfundimin që ky drejtues i Autoritetit Shtetëror të Rrugëve dhe njëkohësisht drejtuesi i projektit, me veprimet e veta i ka kushtuar shtetit 1.1 milionë dollarë. Raporti i KLSH-së është në Prokurori, Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokuroria e Tiranës janë të detyruar që këtë çështje të KLSH-së për këtë rrugë t’a çojnë në përfundim. Të paktën pas kaq shumë vitesh, një njeri që merr në dorëzim këto lloje rrugësh pa standarde të shkojë me pranga aty ku e meriton.
Një çështje tjetër që doja sot t’a sillja në vëmendje, siç e thashë më sipër, është sëmundja e rrugëve. Por sot është rasti të ripërmendim vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë, me rrugët. Është segmenti rrugor Durrës-Kukës, ku kryetari aktual i SHQUP-it, - de jure se de facto është Saliu, - është ende i pagjykuar për përgjegjësinë e 240 milionë dollarëve. Është koha ti kujtojmë shqiptarëve se për tre vite me radhë nën hetim për 240 milionë dollarë vjedhje në rrugën Durrës-Kukës, Lulzim Basha, nuk u paraqit asnjëherë të vetme në prokurori. Këtu kam me vete të gjitha raportet mjekësore të Lulzim Bashës i cili për tre vite me radhë nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka qenë i sëmurë me raporte mjekësore dhe nuk shkonte dot në prokurori. Çështja është mbyllur në prokurori jo për shkak të thelbit të çështjes por për shkak se Luli ka qenë sëmurë dhe nuk është paraqitur dot në prokurori për 240 milionë dollarë. Të mjaftueshme këto për të paguar për vite me radhë faturat e energjisë elektrike të familjeve në nevojë në Shqipëri. Njeriu që bërtet sot për faturat, është njeriu qe i ka kushtuar Shqipërisë 240 milionë dollarë, Lulzim Basha.
Kam këtu edhe një kallëzim të fundit penal, të cilin sigurisht gjej rastin përsëri t’ja kujtoj Prokurorit të Përgjithshëm shprehjen, “nuk flihet më mbi dosje dhe mbi kallëzime penale”. Është kallëzimi penal në ngarkim të shtetasit Ridvan Bode, ish ministër i Financave, dhe të shtetasit Sherefedin Shehu, ish Zëvendësministër i Financave, për kredinë sindakale pikërisht për rrugën e Lulit. Por jo rrugën e Lulit, sepse ajo është rruga e Kombit, por për rrugën e vjedhjes së Lulit. 60 milionë euro të marra në kundërshtim të plotë me ligjin. Është ky pra rasti zoti Prokuror, që të fillojë hetimi edhe për Ridvanin dhe Sherefedini që gjetën paratë edhe për Lulin që i bëri rrush e kumbulla. Sepse realisht nuk mund të gjej qetësi transparenca e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri pa u hetuar dhe pa u gjykuar tërësisht dosja e rrugës Durrës-Kukës në ngarkim të Lulzim Bashës.
Prokuroria atëherë ka bërë punën e vet, Lulzim Basha me raporte mjekësore për tre vite me radhë iu shmang Prokurorisë dhe po kështu iu shmang vendimit të gjykatës.
Zonja dhe zotërinj deputet,
Sigurisht që ky është një moment i rëndësishëm për të bërë transparencën e ndërtimit të rrugëve, të lëna rrugëve nga qeveria e kaluar dhe është përgjegjësi e Prokurorisë, qoftë në rastin e rrugës Tiranë-Elbasan por edhe për rastin e rrugës Durrës-Kukës, që kallëzimet penale te KLSH-së, të faktuara me fakte konkrete, të shkojnë dhe të hetohen sepse në të dyja rastet, ne si PS dhe si Grup Parlamentar i PS i referohemi tërësisht raporteve të KLSH-së, për të dyja rastet.
/Shqiptarja.com