Fjala e plotë e Dritan Lelit

Miq të dashur, bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë vlonjatë,
I nderuar z. Kryetar i Partisë Socialiste, i nderuar z. Kryetar i Kuvendit, të nderuar deputetë!
Ju falenderoj që jeni ketu sot për të dëgjuar e për të ndarë së bashku ato që janë propozimet tona, shpresat tona.
Pranova të kandidoj për kryetar bashkie në qytetin tim, jo vetem sepse e dua Vlorën, sepse admiroj vlonjatët, stilin e tyre origjinal dhe të ndershëm, shpirtin disi rebel dhe shumë të sinqertë, dashurinë e tyre për vendlindjen dhe perpjekjet e dëshirat për ta parë qytetin më të zhvilluar të Shqipërisë.
Por edhe për të evidentuar dhe vlerësuar ekzigjencën e një kthimi në dimension territorial të politikës.
Jam një djalë vlore i lindur dhe rritur ne lagjen e vjeter Lirim. Jam edukuar me pricipe dhe parime qytetare, për të cilat u jam pafundmërisht mirënjohës prindërve të mi. Jeta, për arsye studimi dhe pune më ka çuar në vende të ndryshme të botës e kudo që kam jetuar apo udhëtuar, sa herë që shikoja sesi bukuritë e natyrës ndërthureshin me mrekullitë e njeriut, mendja më shkonte te qyteti im, te Vlora. 
Dhe mendoja përherë sesi mund të dukej qyteti ynë mahnitës, që Zoti nuk i ka kursyer asgjë, po të realizoheshin ato vepra njerëzore këtu. Kanë qenë ato momente të rralla të jetës time, që kam ndjerë dëshirë dhe pak keqardhje pse nuk isha në profesion arkitekt apo urbanist, që të bëja më shumë për qytetin tim.
Nuk e kisha menduar kurrë të shkëputesha nga profesioni im i mjekut, sepse kam besuar se është profesioni më fisnik te cilit i jam dedikuar qe ne adoleshencën time.
Kur u bera pjese e kandidadurave për kryetar bashkie të Vlorës sonë, reflektova, dhe kuptova se ka edhe mundësi akoma dhe më fisnike;
përkushtimi me devotshmëri ndaj komunitetit, pjesë e të cilit ndihesh; përkushtimi me devotshmëri ndaj qytetit ku ke lindur, ku je rritur dhe edukuar; përkushtimi ndaj Vlorës sime; ndaj Vlorës sonë.
Një detyrim qytetar që e ka çdokush prej nesh.
Eksperienca më ka mësuar të gjendem shpesh në realitete të reja dhe të ndryshme, transversale midis punës publike dhe private. Të ndeshem dhe të përballoj emergjenza dhe vështirësi të papritura, por mbi të gjitha më ka mësuar se çdo të thotë dhe sa e rëndësishme është të punosh në grup me njerëz të përgatitur dhe të motivuar, të mbushur me kurajo dhe me optimizëm. Njerëz që po më japin leksione jete të cilat nuk do ti harroj kurrë.
Mbi të gjitha më kanë mësuar të punoj në grup. Dhe kështu do të punoj gjatë kësaj fushate dhe pas saj. Do kem pranë vetes profesionistë të zotë, njerëz të ndershëm dhe të aftë, të rinj me energji dhe vullnet. Vetëm puna në grup bashkarisht me ju do të jet ajo që do të na çojë në fitoren e këtyre zgjedhjeve.
Politika, sidomos ajo vendore, ka nevojë për kontaktin me njerëzit e thjeshtë, për të ngritur probleme e për të bërë të ditur vështirësi. Nuk do të ketë kurrë një stinë të re të politikës në Vlorë, nëse nuk do dilet dhe nuk do të përfshihesh me njerëzit dhe profesionet; nëse nuk hapet një bashkëpunim i ri me rininë; nëse nuk dëgjohet pjekuria dhe maturia e të moshuarve; nëse nuk merren në konsideratë aspiratat e grave dhe ndjeshmëria e më të emargjinuarve.
Vetëm duke prekur pëllëmbë për pëllëmbë gjithë territorin e Vlorës, mund të kuptohen problemet e familjeve, të ekonomisë, të punësimit, të bizneseve dhe të zonave urbane dhe periurbane. Vetëm kështu mund të kuptohen dhe të besohen problemet e gjithë atyre të ardhurve vitet e fundit e që janë vendosur me banim në qytetin tonë për të punuar, jetuar e krijuar familje.
Sepse, të gjithë këtyre njerëzve nuk mund tu premtojmë ëndrra, por në mënyrë të padiskutueshme duhet tu premtojmë dhe tu realizojmë kushtet e një jete dinjitoze.
Sepse dinjititeti, qëndron më shumë se çdo pasuri e vlerë monetare; sepse dinjiteti është ai i që jep kuptim ekzistencës dhe jetës së çdokujt prej nesh. Është një e drejtë që duhet ta kërkojnë dhe ta gëzojnë të gjithë.
Parësor është për mua mjedisi. Mbrojtja dhe zhvilllimi i mjedisit, sidomos në një qytet si Vlora duhet të bëhet një gjë e shenjtë. Politikat ekologjike, janë ato që do të më frymëzojnë dhe do të jenë “bibla” e politikës së re në Vlorë.
Nuk mund të ketë dinjitet pa një mjedis dinjitoz. Nuk mund të ketë zhvillim pa një politikë mjedisore; nuk mund të ketë mirëqënie pa patur një ambient civil, adapt për njerëzit e këtij shekulli të ri. Dhe jo për njerëz që duan të na bëjnë të jetojmë nëpër “kava” betoni dhe dua mirkuptimin tuaj per kete.
Jam i sigurt që shumica dërrmuese e qytetarëve të Vlorës, nga Mifoli deri në Llogara, janë dakort me mua dhe do të më mbështesin në realizimin e kësaj ëndrre mjedisore. Sepse asgjë nuk është më e shtrenjtë se ajo që na ka falur natyra dhe Zoti.
Nuk mund të le pa thënë se kjo nuk mund të bëhet kurrë realitet pa mbështetjen e politikës qëndrore, si dhe të stukturave të partisë socialiste. Duhet edhe një mbështeëtje e qeverisë, të cilën ju siguroj se do ta kemi.
Kam besimin e patundur se Kryetari e qeverisë, njëkohësisht dhe deputet i këtij qyteti, sot i pranishëm me ne, do të na japë mbështetjen e duhur në shndërrimin e Vlorës sonë në një model të urbanizimit dhe të zhvillimit. 
Përfitoj, për herë të parë ta falenderoj publikisht për vlerësimin që pati në personin tim, duke më besuar të jem përfaqësuesi i të majtës vlonjate në këtë garë politike për qytetarin e parë të Vlorës.
Le të nisim punën të dashur miqtë e mi për hartimin e detajuar të programit tonë, bazuar në mendimet, idetë dhe propozimet tuaja. Unë do të jem i gatshëm për të gjithë qytetarët vlonjatë, pa marrë në konsideratë aspak se cilat janë bindjet e tyre politike, pa më interesuar opinionet e tyre mbi politikën e madhe, por që të besojnë vetëm në një linjë politike:
atë të zhvillimit të Vlorës sonë.
Le të bashkohen me stafin tim të gjithë ata që kanë vullnet dhe energji e që besojnë në lajtmotivin e fushatës time elektorale: 
Të hapim sëbashku një stinë të re politike. Stinën politike që Vlora jonë e meriton.
Ju faleminderit!                                                               

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve