Fjala e Plotë e Ministrit Haxhinasto në Parlament

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar

I nderuar Kryetar,

Të nderuar Deputetë

Dua tju shpreh vlerësimin dhe kënaqësinë personale dhe për kalimin e kësaj pakete e cila ishte parashikuar në kuadër të Planit Kombëtar për sigurinë rrugore, i inicuar që në Janar të këtij viti, me synimin e qartë për të rritur sigurinë në rrugët tona dhe për të ulur numrin e jashtëzakonshëm të akasidenteve që para pak kohe ndodhnin në këto rrugë. Mund të përsëris sot se efektet e këtij plani kanë pasur rezultate pozitive, kemi shkuar përtej objektivit që i kishim vënë vetes për uljen e aksidenteve të renda dhe atyre me vdekje në masën 20%, e kemi tejkaluar këtë objektiv dhe jemi në rrugë të mbarë për të sjellë një situatë krejtësisht tjetër në rrugët e vendit.

Këto amendime janë një pjesë e 62 masave të tjera që ne kemi parashikuar, masa të cilat po realizohen. Une deshiroj te permend 4 nivelet ose 4 efektet kryesore qe ka kjo pakete masash qe sillet kët sot, në kuadër të Kodit Rrugor.

Së pari, ka efekt të jashtëzakonshëm në aftësimin e përdoruesve të mjetit në rrugë. Kemi prezantuar nevojën dhe domosdoshmërinë e kontrollit shëndetësor dhe psikik të përdoruesve të mjeteve, që do të thotë realizimi i procesit të testimit duke vlerësuar aftësinë psiko-fizike të përdoruesve të ardhshëm të rrugës. Kjo do të sjellë garancinë për aftësinë dhe sigurinë në rrugë. Së dyti po në këtë kuadër do të përmirësojmë sistemin e përgatitjes së tyre dhe të dhënies së lejeve të drejtimit, duke bërë efektiv sistemin me pikë. Kjo do të vendosi një përgjegjësi më të madhe nga përdoruesi dhe mbajtësi lejeve të drejtimit dhe sigurisht penalizimin përkatës në rastet e shkeljes dhe në rast të mos aftësimit të duhur të tyre dhe gjithashtu parashikohet që të përmirësohet më tej dhe të vazhdoj të prezantohet më tej teknologjia e informacionit për ta bërë procesin e marrjes së lejeve të drejtimit një process, i cili nuk mund të manipulohet nga askush .

Së dyti, mund të them se kodi ka parashikuar një kërkesë të domosdoshme për përdorimin e ndenjësve të posaçme për fëmijët . Realiteti është që shpesh sot në rrugët tona shohim femijë edhe në moshë 2-3 vjecare të cilët qëndrojnë në prehrin e prindërve të tyre drejtues të mjetit dhe imagjinoni vetë se me cfarë rrisku duhet të përballen këta fëmijë nga dëshira e prindërve të tyre për ti rritur ata me zorë apo për ti bërë drejtues të automjeteve. Kjo nuk mund të ndodh më . Ka detyrim prej sot e tutje, prej ditës që ky kod do të hyjë në fuqi që fëmijet të trajtohen me kujdesin e posacëm për sa kohe ata janë Brenda automjetit.

Së treti, është një set masash me këtë ndërhyrje që bëjmë ne kod për të ruajtur sic duhet asetet e mëdha që kanë rrugët e shqiperise , për ti ruajtur rugët e Shqipërisë ashtu sic duhet përbejne nje asset kombëtar, është një asset public por pa diskutim që të gjithë kemi detyrimin për ti ruajtur ato. Prandaj janë shtuar penalitetet për ato që ndërhyjnë në mënyrë ta paligjshmë në rrugë . pë rata që bëjnë hyrje dalje të paligjshme dhe të paautorizuara . Pa diskutim që edhe zhvillimi në krahët e rrugëve do të behet por do të bëhet në menyrë të kontrolluar dhe të miratuar. Sot përball një situate totalisht jo normale në rrjetin e rrugëve kombetare kemi nje ndërhyrje të paautorizuar dhe jo legjitime pothuajse në çdo 3.7 km që sic mund ta imagjinoni ka një ndikim të jashtëzakoshem ne amortizimin e vlerës së rrugës por mbi të gjitha mbi numrin e aksidenteve dhe sigurinë në rrugë.

Po kështu do të kujdesemi për rrugët tona edhe për sa I takon vendosjes së paautorizuara të reklamave, penalizimet janë të qarta , rruga është një aset publik por nuk mund të përdoret në mënyrë individuale , duhet ti shërbej të gjithë qytetarëve dhe përdorimi I reklamave duhet të jetë e mirë publike, pra duhet të jetë e kontrolluar , duhet të jetë sipas tarifave e cila do të përcaktohen me miratimin e kësaj pakete.

Dhe së katërti, mendoj se shkon përtej sigurisë së personit, shkon përtej ruajtjes së jetës por ka edhe një efekt që ka të bëj me në përgjegjësi është kontributor i përqasjes së re që kjo mazhorancë ka filluar për respektimin e ligjit. Pra do të ndikoj besoj shumë pozitivisht edhe në mënyrën se si shikohet ligji, si shikohen rregullat e qarkullimit rrugorë, si shikohen detyrimet që qytetarët kanë për tu sjellë në rrugë që është në fund të fundit edhe një kërkesë edhe një përgatitje, edhe një ushtrim përgatitor edhe për integrimin e mëtejshmë të shqipërisë ne BE.

Dy fjalë I nderuar kryetar, të nderuar deputetë edhe për amendimet dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për kontributet konstruktive që kanë ardhur nga deputetët që e kanë diskutuar këtë paketë .Mund të them që e shikoj propozimin për homologimin si n jë propozim konstruktiv, i cili sigurisht duhet të përpunohet më tej me aktet nënligjore .

Për sa i takon propozimit të bërë për mosregjistrimin e asnjë automjeti me timonin në krahun e djathtë mund të them se këtu duhet të reflektojmë për sa i takon makinave që kane fubnksione të caktuara teknologjike. Kjo duhet të shoprehet qarte në amendim dhe mendoj se në formën që është paraqitur do të nxjerrim nga qarkullimi një flotë të tërë dhe një inventar të tërë paisjesh teknologjike të cilat janë të nevojshme dhe qellimi i tyre nuk është tee ci ne rruget tona , rrjedhimisht te sjellin pasja që mund të sjellë përdorimi i një mjeti me timon në krahë të djathtë, por janë për kantiere të caktuara , për proçese të caktuara teknologjike dhe këto duhen përjashtuar nga ky rregull .

Gjithashtu, më lejoni të shpreh në fund edhe vleresimin për nëe propozim tjetër që është bërë nga një grup deputetësh për kontrollin teknik që të realizohet nga distributor ligjor të automjeteve. Dua të sjell në vëmendjen tuaj që ky shërbim realizohet aktualisht nga një kontratë konçesionare e cila në bazë të kontratës ka edhe eksluzivitetin e këtij shërbimi dhe çdo ndërhyrje apo çdo amendim heqje e kësaj të drejte ekskluzive do të ishte një konflikt ligjor me këtë kontratë që sigurisht ka vlerën e ligjit.

Mënyra se si duhet me gjykimin tim të shkojmë drejt realizimit të këtij shërbimi është që së pari të shikojmë, të sigurohemi që konçesionari aktualisht i zbaton të gjitha detyrimet ligjore, i përmirëson ato sipas dispozitave ligjore , kontraktore, konçesionare që ai ka dhe në rast dhe në rast mosplotësimi të tyre kemi gjithë të drejten për te nderhyrë dhe për të bërë zgjidhjen e kësaj kontrate .

Edhe një herë në përfundim dua të vlerësoj se kjo paketë që do të miratohet sot do të jetë një kontribut tjetër shumë i rëndësishëm ne funksion të përpjekjeve që jemi duke realizuar për të rritur sigurinë rrugore për të përmirësuar për të ruajtur gjithë sistemin tone të rrugëve nje aset i madh kombëtar dhe publik.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)