Fjala e plotë e Presidentit Nishani në Samitin e Stambollit
“Më lejoni të falënderoj fillimisht Këshillin e Atlantikut dhe të gjitha institucionet partnere që e kanë mbështetur në organizimin e përsosur të Samitit në qytetin mbresëlënës të Stambollit. Dëshiroj, gjithashtu, të falënderoj organizatorët për ftesën e këndshme dhe mikpritjen e ngrohtë, që na e bëjnë edhe më të lehtë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin në këtë Samit.
Këshilli Atlantik ka rritur profilin dhe veprimtarinë e tij gjatë viteve, përmes zgjerimit të gamës të çështjeve që trajton, përfshirjes së personaliteteve të shquara të politikës, biznesit, etj. Në këtë mënyrë ky Samit, duke u përqendruar në marrëdhëniet transatlantike po përpiqet të forcojë përfshirjen dhe bashkëpunimin e bashkësisë transatlantike për të gjetur mjetet dhe politikën më të efektshme për përballimin dhe zgjidhjen e sfidave që nga energjia rajonale dhe botërore, e deri tek ato ekonomike dhe politike me të cilat po përballemi në ditët e sotme në rrafsh global.
Në këtë aspekt nisma e ndërmarrë nga Këshilli Atlantik për mbajtjen e këtij Samit që synon të mbledhë udhëheqës qeverish dhe figura drejtuese të biznesit për të promovuar një ndjenjë më të madhe bashkësie, rritjen e përgjegjësive ndaj fatit tonë të përbashkët dhe bashkëpunimin në njërin prej rajoneve më dinamikë dhe më të rëndësishëm nga pikëpamja gjeopolitike dhe ekonomike në shkallë globale, vlen për t’u përshëndetur dhe vlerësuar.
Të nderuar miq!
Sot po jetojmë në një kohë kur siguria nuk mund të quhet e garantuar vetëm pse punët mund të shkojnë mbarë në vendet tona. Duke qenë pjesë e rajoneve të caktuar dhe bashkësisë euro-atlantike nuk duhet të ndihemi të sigurt dhe mendjefjetur madje edhe kur fqinjët tanë i kanë punët mirë, sepse siguria e gjithkujt prej nesh mund të kërcënohet në forma të ndryshme nga çasti në çast, nga diku larg apo edhe nga fare afër.
Prej vitesh kemi identifikuar dhe jemi të vetëdijshëm për sfida dhe kërcënime të vazhdueshme sigurie siç janë përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, krimi ndërkufitar, terrorizmi ndërkombëtar dhe krimi i organizuar, trafikimi i drogës, qenieve njerëzore dhe armëve, sulmet kibernetike, ndryshimet klimatike, kriza ekonomiko-financiare, madje edhe epidemitë e sëmundjeve si Ebola së fundmi, etj. Këto përbëjnë kërcënime, prej të cilave asnjë vend apo rajon, sado i begatë qoftë, nuk mund të ndihet i pacenuar e të mbetet i paprekshëm.
Përballë sfidave dhe kërcënimeve globale nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç përpjekjeve dhe veprimeve të përbashkëta e të mirëkoordinuara, forcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, atij transatlantik. Në këtë drejtim Shqipëria ka dhënë mbështetjen dhe kontributin e saj modest ndaj nismave dhe institucioneve me karakter rajonal, dhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke bashkëpunuar me partnerët e saj në vijën e parë të frontit e të përpjekjeve për paqe dhe siguri në botë.
Shqipëria ka dhënë kontributin e saj me trupa dhe ekspertë ushtarakë dhe civilë në misionet e ndryshme në Afganistan, Irak, Çad, Gjeorgji, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë sa herë të nevojitet. Ky ka qenë një kontribut i vogël në shkallë globale, por shumë i madh, krahasuar me kapacitetet dhe burimet tona. Shembulli më i fundit ishte bashkëpunimi me Kanadanë për furnizimin me armatime të peshmargëve kurdë, të cilët po luftojnë kundër ISIS-it në Irak.
Gatishmëria e provuar e Shqipërisë është njohur dhe vlerësuar edhe nga partnerët tanë si shprehje e përkushtimit dhe devotshmërisë së popullit shqiptar për t`i shërbyer mbrojtjes së lirisë dhe ruajtjes së sigurisë globale. Vendi im e ka e treguar tashmë veten si anëtar i merituar i NATO-s dhe mbetem besimplotë se koordinimi dhe veprimi ynë i përbashkët do të forcohen, ndërkohë që vendet tona do të rrisin akoma edhe më shumë bashkëpunimin në shërbim të sigurisë globale, paqes dhe lirisë.
Të nderuar pjesëmarrës,
Sapo kemi kremtuar 25-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, por siç edhe u duk qartë nga deklaratat e ish-presidentit sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili i quajti gabime të Evropës mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ish-bllokut komunist në NATO, tensionet mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë janë rritur ndjeshëm, sidomos pas krizës ukrainase.
Gorbaçovi kritikoi edhe Shtetet e Bashkuara duke i akuzuar se i ka kapluar triumfalizmi pas rënies së ish-bllokut komunist e duke shtuar se: “Evropa do të bëhej e papërfillshme në botë nëse nuk arrinte të ruante sigurinë e saj.”
A ndodhet vërtet bota sot në prag të një Lufte të re të Ftohtë dhe a do të vazhdojnë gjakderdhjet në Evropë si dhe në Lindjen e Mesme të përbëjnë një shqetësim dhe kërcënim në rritje ndaj njerëzimit? Si do t’i zgjidhim këto konflikte përveç se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit në rritje mes udhëheqësve botërorë?
Rënia e Murit të Berlinit 25 vjet më parë, është një simbol që shënoi një fund dhe një fillim. Shënoi fundin e një lufte që nuk shpërtheu kurrë, por që kushtoi shumë. Shënoi njëkohësisht edhe fillimin e një pune të stërmundimshme dhe reflektimin tejet të rëndësishëm në shkallë botërore mbi luftën, pasojat, paqen, punën dhe vështirësitë. Është detyra dhe barra jonë, e udhëheqësve politikë, ekonomikë dhe shoqërorë që të gjejmë gjuhën e dialogut dhe të merremi vesh për të mirën e përbashkët të njerëzimit si dhe për të ardhmen e brezave që do të vijnë pas nesh.
Aneksimi brutal i Krimesë nga Rusia, që u realizua duke zbatuar politikën e “faktit të kryer” nëpërmjet përdorimit të shantazhit dhe forcës, në shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Rusia, si dhe të drejtës ndërkombëtare përbën një precedent të rrezikshëm, që mund të ndikojë në qëndrueshmërinë afatgjatë të hapësirës evropiane dhe rreth saj.
Krahasimi me Kosovën është një përpjekje e dobët për t’u justifikuar me anë të precedentit. Pavarësia e Kosovës erdhi si rrjedhojë e shpërbërjes së dhunshme dhe jokonsensuale të ish-Jugosllavisë, e cila u shoqërua me spastrim etnik nga regjimi shovinist dhe makineria ushtarake e Millosheviçit.
Dështimi i përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës, falë edhe mungesës së vullnetit të Millosheviçit, e bëri të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO-ja për të shpëtuar një popull nga gjenocidi dhe për të rivendosur paqen e sigurinë rajonale.
Shqipëria e ka dënuar me forcë ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, si një shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe dhunim të sovranitetit territorial dhe integriteti të një vendi duke bërë thirrje për respektim të së drejtës ndërkombëtare. Sjellja e Rusisë ndaj Ukrainës po rrezikon të nisë një zinxhir zhvillimesh të rrezikshme jo vetëm për Rusinë, por edhe për gjithë zonën euroatlantike. Shqipëria mbështet qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar për të frenuar dhe penguar qëndrimin dhe ekspansionin rus, i cili po vazhdon edhe sot e kësaj dite nëpërmjet manovrave dhe sulmeve separatiste të padrejta dhe shkeljet e pajustifikuara të armëpushimit.
Zhvillimet në Ukrainë po na mësojnë se sfidat e sigurisë energjetike për shkak të presionit për ngritjen e çmimeve të gazit rus drejt Evropës, duhet të zgjidhen duke gjetur rrugë alternative. Projekti TAP është një burim alternativ gazi drejt Evropës, që përfshin shumë vende të rajonit, duke sugjeruar edhe degëzime të tjera furnizimi në vendet fqinje. Projekti TAP duhet inkurajuar të zhvillohet me pjesëmarrjen e të gjithëve duke e mundësuar rajonin e Ballkanit që të integrohet në rrjetin evropian të energjisë.
Një tjetër vatër e nxehtë në Lindjen e Mesme, Siria, po vazhdon të shkaktojë shqetësim në rritje. Shqipëria thekson se në të ardhmen e Sirisë nuk ka vend përBashar Al Asad, i cili duke kryer veprime tipike mizore të një diktatori pa të ardhme, ka humbur me kohë legjitimitetin për të qeverisur vendin dhe popullin e tij.
Përsa i përket gjendjes së vazhdueshme të paqëndrueshme në Irak, Shqipëria gjithmonë ka shprehur vlerësimin e saj për përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në stabilizimin e Irakut dhe vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e tij. Shqipëria ka shprehur shqetësimin e saj të thellë rreth përkeqësimit të situatës së sigurisë në Irak dhe dënon fuqimisht sulmet terroriste. Vendi im ndjek të njëjtën linjë me thirrjen e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të gjitha forcat demokratike të Irakut të punojnë së bashku për të ardhmen demokratike të atij vendi.
Ndërkohë bota e qytetëruar por lufton vendosshmërisht Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit, i cili ka ngritur njё lloj feudi duke mbledhur taksa, duke shitur elektricitet dhe duke eksportuar naftё pёr të financuar veprimtaritё e tij luftarake. Ndaj edhe sulmet e tyre nё Irak, përveç një lloj barbarizmi të papërjetuar ndonjëherë në kohë moderne, janё përqendruar kryesisht nё zonat e pasura me naftё. Qëllimi i ISIS-it nuk është themelimi i një kalifati islamik, sepse shumë nga sulmet dhe ekzekutimet çnjerëzore janë kryer ndaj vëllezërve të tyre myslimanë, por është sundimi dhe pasurimi i një grupi ekstremistësh radikalë, pa kurrfarë ideologjie fetare apo shoqërore.
Vendet e rajonit të Ballkanit po trajtojnë dhe po mundohen të parandalojnë gjithashtu rrezikun e disa qindra “luftëtarëve të huaj” të cilët, të joshur nga premtimet boshe financiare dhe shpirtërore, po mobilizohen përkohësisht në radhët e ekstremistëve të pashpirt të IS-it. Kjo luftë po zhvillohet çdo ditë nëpërmjet miratimit dhe zbatimit të një kuadri të ri ligjor si dhe koordinimit mes agjencive të ndryshme ligjzbatuese e të kundërzbulimit me agjencitë simotra të Bashkimit Evropian dhe NATO-s duke bashkëpunuar ngushtësisht edhe me agjencitë partnere të aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zonja dhe zotërinj!
Megjithëse një vend i vogël, Shqipëria mbetet një faktor gjeopolitik thelbësor për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit, edhe për faktin se shumë shqiptarë jetojnë në disa nga vendet fqinje duke luajtur një rol konstruktiv. Të ndërgjegjshëm për këtë, ne mbetemi mbështetës dhe zbatues të vendosur të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të të gjitha vendeve tona, në Bashkimin Evropian.
Për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka rrugë dhe alternativë përveç se zbatimit të projektit të integrimit të plotë dhe në mënyrë të merituar në gjirin e familjes së madhe evropiane, duke iu bashkangjitur asaj me vlerat tona të shtuara më të mira ku spikat harmonia, toleranca dhe bashkëjetesa fetare.
Vështrimi drejt së ardhmes euroatlantike ka stimuluar një frymë të re dialogu dhe bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit. Serbia dhe Kosova janë ulur në bisedime për zgjidhjen e çështjeve mes tyre duke arritur disa marrëveshje të rëndësishme me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Këto bisedime dhe negociata Kosova i ka bërë me vetëdije, edhe pse shumë nga plagët e së kaluarës së hidhur nën regjimin shovinist serb, janë ende të pashëruara.
Kosova e pavarur u provoi edhe më skeptikëve se është dhe do të jetë faktor stabiliteti në rajon. Njohja sa më e shpejtë e Kosovës edhe nga vendet që ende nuk e kanë njohur, integrimi në nismat rajonale dhe integrimi euroatlantik i saj janë kontribut për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Tashmë ka ardhur koha që vendet e rajonit tonë, që dikur etiketohej si “fuçi baruti”, të lënë pas një herë e përgjithmonë historinë e hidhur dhe mëritë e mllefet e së kaluarës, dhe të hedhin sytë plot optimizëm drejt së ardhmes së përbashkët evropiane.
Kriza ekonomiko-financiare nuk kurseu pothuajse asnjë shtet, duke dëshmuar se sa e rëndësishme është ekonomia e qëndrueshme për sigurinë tonë të përbashkët, sidomos gjetja e burimeve të reja dhe furnizimi me energji.
Bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë duhet të materializohet nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të projekteve për krijimin e një infrastrukture të përbashkët energjetike moderne rajonale dhe përfshirjes së saj në hartën energjetike të Evropës.
Forcimi i dimensionit të sigurisë në konceptin tradicional dhe atë bashkëkohor në rajonin e Ballkanit duhet të ndodhë në mënyrë më të shpejtë, dhe përmes një bashkëpunimi më të koordinuar me Bashkimin Evropian. Siguria në sektorin e energjisë mund të arrihet nëpërmjet ndërtimit dhe modernizimit të rrjeteve të interkonjeksionit rajonal, sigurimit të rrjeteve të naftës dhe gazit nga Lindja në Perëndim përmes rrugëve ballkanike.
Kjo do të rriste rolin e veçantë të rajonit, si një aktor me peshë dhe rëndësinë për vetë të ardhmen e Bashkimit Evropian. Nën dritën e zhvillimeve në Ukrainë dhe të marrëdhënieve mes Evropës së Bashkuar dhe Federatës Ruse, kontinenti ynë do të dilte më i fituar nëse do ta garantonte sigurinë e saj nga përfshirja e Ballkanit në hartën e saj energjetike dhe jo vetëm në atë politike dhe ekonomike.
Në këtë këndvështrim gjeopolitika e rajonit të Ballkanit, i cili përbën një rrugë kryesore lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, do të vishej edhe më tepër me një peshë dhe rëndësi të veçantë. Kjo nevojë do ta bënte integrimin e tij të domosdoshëm për vetë Evropën, pasi pozicionimi i tij aktual, si një rajon i rrethuar me kufij të Bashkimit Evropian, por i paintegruar ende në këtë të fundit, do të ishte i dëmshëm për të gjitha palët. Perspektiva e Ballkanit, si një rajon i ri zhvillimi ekonomik dhe nyje energjetike do ta mundësonte Bashkimin Evropian të kapërcente më me lehtësi sfidat e reja politike, ekonomike dhe energjetike që po shfaqen në horizont.
Këtij qëllimi dhe kësaj fryme u kanë shërbyer edhe pesë takimet e përvitshme mes Krerëve të Shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës. Gjatë tyre kemi theksuar domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, realizimi i projekteve të përbashkëta, ku përparësi përbëjnë sidomos ndërtimi i një infrastrukture moderne dhe krijimi i një sistemi energjetik rajonal.
Përkushtimi i vendeve tona të Ballkanit Perëndimor ndaj vlerave të përbashkëta euroatlantike dhe evropiane përbën platformën e sigurt për zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis vendeve tona. Ne besojmë në mënyrë të palëkundur se integrimi i plotë euroatlantik është në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe Bashkimit Evropian duke vlerësuar se kjo do të përbënte një kontribut për paqen dhe stabilitetin politik dhe ekonomik në hapësirën euro-atlantike.
Të nderuar të pranishëm,
Projekte madhore rajonale dhe më gjerë për ndërtimin e tubacioneve të gazit dhe të naftës të cilat përfshijnë edhe Shqipërinë si dhe vendet fqinje janë:
“Trans Adriatic Pipeline” (Projekti TAP), që është rruga më e shkurtër e Korridorit Jugor të Gazit, dhe që lidh Evropën me burimet e reja të gazit në rajonet e Kaspikut dhe Lindjes së Mesme;
Projekti Jonian Adriatic Gas Pipeline – (Projekti IAP) është një projekt i propozuar për ndërtimin e tubacionit të gazit natyral nga Fieri, Shqipëri përmes Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës deri në Split, Kroaci si dhe Terminali LNG, në bregdetin e zonës së Fierit është një terminal që do t`i shërbente transportimit të gazit natyror drejt Evropës përmes Italisë.
Zhvillimi dhe modernizimi i sektorit energjetik me qëllim garantimin e sigurisë së furnizimit me lëndë energjetike të konsumatorëve, është një nga qëllimet kryesorë të autoriteteve shqiptare, si për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik, ashtu dhe për integrimin tonë të ardhshëm e sa më të shpejtë evropian.
Me qëllim rritjen e konkurrencës dhe sigurisë së furnizimit me burime energjie në nivel rajonal, vendet e Evropës Juglindore dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Energjisë. Objektivi ynë afatgjatë është dhe do të vazhdojë të jetë krijimi i një Tregu Rajonal të Integruar Evropian.
Këto objektiva do të arrihen nëpërmjet rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe transmetuese të energjisë, si: përdorimit të energjisë së rinovueshme; rritjes së efektshmërisë së përdorimit të energjisë; zbatimit të Projektit TAP; ndërtimit të linjave të reja të interkonjeksionit të energjisë elektrike për t’u lidhur me vendet e rajonit, si Maqedoninë, Kosovën dhe Italinë; ndërtimit të rrjeteve të reja të gazit për t’u lidhur me vendet e rajonit, etj.
Përpjekjet e vendeve tona do të jenë më të efektshme nëse çdo vend do të bashkëveprojë e të koordinohet me vendeve të tjera dhe duke zbatuar një strategji vizionare dhe afatgjatë evropiane dhe rajonale të zhvillimit të mëtejshëm të burimeve dhe të infrastrukturës aktuale energjetike.
Përveç realizimit të strategjisë rajonale të zhvillimit energjetik është e nevojshme të ndërtohen edhe struktura rajonale ekzekutive për zbatimin e kësaj strategjie dhe të projekteve të përbashkëta. Ne duhet të veprojmë më shpejt për krijimin e një tregu rajonal të energjisë në mënyrë që të shmangim vështirësitë që mund të hasen në garantimin e një sigurie të plotë dhe me kosto të arsyeshme të energjisë për rajonin tonë.
Materializimi i vullnetit tonë të përbashkët transatlantik për të vepruar në bashkërendim dhe bashkëpunimi në rritje, i nxitur nga nevoja për të pasur një vizion i qartë e të realizueshëm, do të shërbejnë si mjete dhe garanci për një të ardhme të sigurt në një botë ku sfidat dhe rreziqet shfaqen papritur e papandehur edhe aty ku nuk na e merr mendja.
Në mbyllje, i uroj Samitit të Energjisë dhe Ekonomisë punë të mbarë dhe suksese në arritjen dhe përmbushjen e qëllimeve të tij!
/Shqiptarja.com