TIRANË- Faleminderit Ministër, ju falënderoj edhe juve që keni ardhur dhe bëheni pjesë e këtij konsultimi edhe të përbashkët, edhe publik, mes njëri-tjetrit, që tregon në radhë të parë vendosmërinë tonë për të qenë transparentë, për të qenë përfshirës dhe për të konsultuar me ju qëndrimet dhe masat që ndërmerr qeveria, por që tregon edhe se mbi të gjitha, kjo çështje që sot duket që dominon në opinionin publik, duhet zhveshur nga politizimi.
Unë një gjë mund t’ju them, siguria në këtë rast nuk negociohet me asgjë, edhe me ata që e ngrenë zërin shumë, edhe me ata që mendojnë të protestojnë, siguria nuk negociohet. Modeli i tregut bashkëbisedohet me ju dhe me të gjithë operatorët. Siguria jo! Sepse askush nuk mund të vërë në diskutim mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe mbrojtjen e shëndetit. Ndaj do ju ftoja që së pari ta shohim çështjen siç është, pa motiv politik dhe pa motivacion politik. Së dyti, t’i shkojmë problemit në zemër, besoj ju të gjithë se mbase duhet pak më thjesht për këtë çështje, nga treni deri te dogana në Tiranë ka furgona që ecin me derë hapur dhe me nga një fëmijë në derë, që thonë “hajde Durrësi”, “hajde Vlora”, “hajde Korça”, “hajde Shkodra”! Çfarë lloj standardi sigurie është ky?!
Besoj e dini të gjithë që në asnjë nga furgonat, nuk përdoret rrip sigurimi. Besoj e dini të gjithë që cilësia e mjeteve, për shkak të vjetërsisë, për shkak të mungesave të theksuara në përmbushjen e kritereve teknike, pra cilësia e shërbimit nga pikëpamja e sigurisë dhe pastaj sigurisht, lërë pastaj ato që tha Ministri, por cilësia e sigurisë lë tepër për të dëshiruar, jo pak, as shumë, por tepër!
Për shkak se vetë mjetet modifikohen, duke arritur deri në pikën që shtohen dhe sediljet dhe hipin 15, 16, 20 pasagjerë brenda një furgoni, që është i destinuar për 8 pasagjerë.
Rasti më i fundit, aksidenti në Kukës, mjet i destinuar për 8 pasagjerë, i modifikuar me sedilje për të mbajtur më shumë. Dhe sigurisht nuk ka asnjë standard sigurie. Jo më pastaj komoditeti që është tjetër gjë.
Për të folur për kapacitetin, po të doni, edhe të përbashkët për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë në mënyrë të përbashkët.
Sa drejtues mjetesh kanë shqetësim drejtimin e furgonëve në mënyrë gati të papërgjegjshme, me shpejtësi që kapërcejnë çdo limit edhe për veturat e jo më për furgonat që mbajnë pasagjerë. Me vendndalime aty ku as lejohet dhe as imagjinohet në autostradë, në mes të autostradës, në çdo kryqëzim!
Këto janë çështje të cilat duhet t’i ndreqim pa negociim, sepse siguria e qytetarëve, shëndeti dhe jeta e qytetarëve, është një detyrim i yni i përbashkët. Dhe pastaj ato që tha dhe kolegu Haxhinasto, modeli i tregut dhe mbi të gjitha cilësia e shërbimit për qytetarët, që janë çështje, njëlloj të rëndësishme.
E kemi deklaruar në planin e masave, që ditën kur plani i masave u bë publik, dhe për herë të dytë që ditën kur plani i masave u konsultua me grupet e interesit, me qytetarët, në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin Haxhinasto, deklaruam qëndrimin e qeverisë për të mos lejuar që transporti publik të bëhet shkak për parregullsi, për mungesë të sigurisë rrugore, për prishje të rregullave të konkurrencës, dhe ndërkohë të dëmtojë interesat legjitime të mijëra e mijëra familjeve, që nuk janë vetëm drejtuesit e furgonëve, taksive mjeteve, por janë dhe pasagjerëve.
Dhe mos harroni që kur i drejtohemi bashkarisht njëri-tjetrit dhe publikut, t’i drejtohemi me të vetmen gjë që na bashkon që është garantimi i interesit publik, garantimi i interesit të qytetarëve, garantimi i interesit të udhëtarëve, mbi të gjitha të jetës dhe të shëndetit dhe pastaj të komoditetit, transportit publik e kështu me radhë.
Kjo na bashkon neve, dhe për rrjedhojë, pa tjetër garantimi i interesit privat të çdo personi që do të licencohet për të hyrë në këtë treg.
Më thoni, gënjej unë nëqoftëse them që sot në tregun e transportit ndërqytetas mund të hyjë kushdo që ka 10 milion lekë të vjetra të blejë një furgon! Kështu ndodh sot. Kjo është situata sot, që mjafton të kesh pak lekë për të blerë një furgon, pavarësisht cilësisë, zhgarravit një tabelë taksi atje dhe futesh në linjën e pritjes për të marrë ca pasagjerë, për t’u ngarkuar dhe rrugës me pasagjerë, për t’i zbritur dhe rrugës ca të tjerë, me shpresën e zotit se nuk ndodh gjë!
Jo ky nuk është transporti publik që ne duam dhe mbi të gjitha ky nuk është tranporti publik që qytetarët duan. Dhe për këtë arsye ka ligj në fuqi që në vitin 1998, që përcakton standarde të padiskutueshme lidhur me transportin publik ndërqytetas.
Jua them këtë dhe e theksoj siç e theksoi edhe kolegu Haxhinasto, pra nuk jemi përballë dy urdhrave, apo një urdhri të një ministri dhe një urdhri tjetër të një ministri, apo një vendimi të qeverisë e kështu me radhë! Jo, jemi përballë sanksionimit të ligjshmërisë që përcakton ligji në fuqi që në vitin 1998.
Dhe pse shumë të tjerë kanë dështuar deri më sot ta marrin parasysh ligjin, ndër ju dhe ndër ata që janë të paligjshëm, dhe ndër ata që kanë qenë në qeveri deri dje, që nga viti ’98 kur ligji është në fuqi, kjo nuk mund të jetë justifikim apo shkak i arsyeshëm për të mos kërkuar respektimin e ligjit sot! Sepse mbrojtja e jetës së qytetarëve nuk njeh kohë dhe as justifikim.
E kemi deklaruar që atë ditë që ndalimi i transportit ndërqytetas me furgon është një masë e domosdoshme dhe e menjëhershme e planizuar. E planizuar do të thotë duke përfshirë dhe këtë takim, duke përfshirë dhe takimet e tjera me grupet e interesit, duke përfshirë ndërtimin e një modeli modern transporti publik dhe sigurisht sanksione për ata që shkelin ligjin. Ky është plani i masave që kemi ndërmarrë në këtë kuadër dhe nuk ka asnjë tërheqje.
Policia e Shtetit ka filluar që atë ditë dhe do vazhdojë të ndalojë në mënyrë të menjëhershme, transportin ndërqytetas të furgonave pa licencë – a) dhe b) transportin ndërqytetas të furgonave që abuzojnë me licencën taksi dhe që bëjnë linjë ndërqytetase me pasagjerë. Kjo nuk lejohet. Kaq e thjeshtë është... nuk e lejon ligji, nuk do e lejojë as Policia e Shtetit.
Do kërkojmë që të respektohet licenca “Taksi” duke gjetur termat e modelit të transportit ndërqytetas edhe bashkë, por sot nuk mund lejojmë një furgon taksi të shkojë nga Tirana në Durrës me pasagjerë dhe të kthehet me pasagjerë, kjo është e pa lejueshme, është e pa lejueshme nga ligji.
Dhe ndërkohë kolegu Haxhinasto e tha çdo mjet taksi që licensohet si i tillë duhet t’i përgjigjet standarteve. Në qoftë se licensohet për taksi 8+1 nuk mund të ketë 20 pasagjerë brenda sepse nuk është standarte, siç mund të licensohesh për taksi 4+1 dhe nuk mund të mbash 10 pasagjerë brenda në një veturë.
Pra ne jemi këtu për të fituar kohën e humbur bashkë, nuk jemi përballë njëri tjetrit, jemi të gjithë bashkë në të njëjtën anë për të garantuar që shërbimi i transportit publik ndaj qytetarëve të ketë standarte, të ketë cilësi shërbimi e mbi të gjitha të ketë siguri. Që deformimet e tregut, shkelja e rregullave, shkelja e ligjit po të doni dhe babëzia, apo konkurenca e pandershme të mos bijë në kurriz të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Ajo që është e rëndësishme është mbi të gjitha vetëdija jonë e përbashkët dhe puna jonë e përbashkët që nga njëra anë të garantojmë standartet e cilësisë të transportit publik të garantojmë sigurinë e qytetarëve të transportit rrugor përfshi atyre në furgon taksi, dhe çdo mjet të licensuar taksi në autobuz, por edhe qytetarëve të tjerë që kanë një mjet që duan të përdorin rrugën dhe që nuk i kanë taksirat askujt që nuk respekton rregullat dhe nga ana tjetër që ndërton modelin modern, inovativ për transportin publik të udhëtarëve në Shqipëri.
Për mua është një realitet i papranueshëm, për ne është realitet i papranueshën, por edhe për ju është realitet i papranueshëm që në kohën kur Shqipëria dhe shoqëria ecën përpara në epokën e dixhitalizimit dhe modernizimit transporti publik bëhet me mjete të viteve 70-80, që mbi të gjitha nuk përmbushi as standartet, dhe mbi të gjitha standartet e sigurisë.
Dhe do të mjaftone kaq për të ndërmarrë masa dhe jo më pastaj kur shkelin dhe ligjin. Ne jemi të vendosur të mbajmë shënim çdo sugjerim tuajin siç jemi të vendosur të ndërtojmë modelin e ri të transportit publik në Shqipëri. Sepse jemi të vendosur të garantojmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Unë jam tërësisht i sigurtë se ju njeni shumë të vetëdijshëm për këtë, siç jam shumë i sigurtë që vetëm kontributi juaj dhe i përbashkët i yni të sjellë hapin cilësor në modernizimin e transportit publik në Shqipëri. Duke garantuar mbi të gjitha jetën e qytetarëve që përdorin transportin publik dhe jetën e qytetarëve që përdorin rrugën dhe që transportin publik nuk kanë pse t’a kenë rrezik.
Unë duhet t’ju falënderoj dhe garantoj që Policia e Shtetit do të jetë në ndihmë dhë në shërbim tuajin dhe të operatorëve të ligjshëm, siç ju garantoj që do bëj maksimumin për të mos u kthyer më mbrapsht!
Faleminderit!
/Shqiptarja.com