Me duhet te them, qe ne fillim, qe ndihem krenar te dal sot perpara jush dhe qytetareve shqiptare, si nje politikan qe, per tete vjet rresht, ka qene pjese e kabinetit qeveritar te vendit dhe kesisoj kam patur mundesine te jap kontributin tim ne ndryshimin rrenjesor qe perjetoi vendi gjate ketyre dy mandateve te partise demokratike.
Une dua te falenderoj sot kryeministrin e ketyre tete viteve, Z. Sali Berisha, per besimin qe me dha per te drejtuar dy institucione te rendesishme e sfidaplote, ministrine e Brendshme dhe ministrine e Puneve Publike dhe Transportit;
dua te falenderoj strukturat e mazhorances se deridjeshme per mbeshtetjen,
dua te falenderoj me perunjesi te gjithe qytetaret shqiptare per ngrohtesine, stimulin pozitiv, pergezimet, por edhe kritikat, ndonjehere te rrepta, qe me kane deshmuar gjate ketyre viteve.
Personalisht, kam patur fatin e rralle te jem pjese e sipermarrjeve te jashtezakonshme te qeverise se Partise Demokratike per rikthimin e sigurise ne nje vend te ngerthyer nga krimi, per clirimin e levizjes se lire te nje populli te traumatizuar nga izolimi, per shtrimin dhe zgjerimin e rrugeve europiane ne nje hapesire te shtrenguar nga pamundesia infrastrukturore per te ecur shpejt perpara.
Une jam krenar qe kam patur mundesine te ndjek dhe e prek cdo meter te 2237 kilometra akseve kombetare qe ne kemi ndertuar dhe rindertuar ne kete vend, per korridorin e Kombit, Boshtin Veri-Jug, rrugen e Bregut dhe 273 rruge nga Valbona ne Qafe Bote, nga Morina ne Qeparo, nga Golaj ne Progonat, nga Kapshtica ne Murriqan, nga Velipoja ne Cajup, nga Bllata ne Sevaster.
Une jam krenar qe kam patur mundesine te ndjek dhe te prek 364 ujesjelles te rinj qe kane cuar jete ne rubinetat e qindra mijera familjeve ne kete vend, ne Shkoder, ne Vlore, ne Durres, ne Tirane, ne Berat, ne Korce dhe ne cdo cep te ketij vendi.
419 sisteme kanalizimesh qe e shnderruan Shqiperine nga nje pellgace ujerash te zeza ne nje vend atraktiv turistik,
16 impiante te pastrimit te ujerave te perdorura te zonave tona te medha urbane Kavaje, Durres, Shengjin, Sarande, Vlore, Pogradec, Korce, qe bejne qe ujerat tona te jene perseri nje kenaqesi blu dhe jo nje siperfaqe e pamate infeksionesh bakteriale;
10 landfille te perpunimit te mbeturinave te ngurta qe na lejojne qe malet t'i shohim te papenguar nga lartesite e pirgjeve te plehrave qe mbushnin periferite tona.
Une jam krenar qe ne zgjidhem problemin e strehimit per 7220 familje pa strehe, qe legalizuam 78 mije ndertime pa leje, po ju leme gati vetem per te printuar 45 mije leje te reja, nderkohe qe kemi bere kalimin e pronesise per 120 mije ndertime ne total,
Jam krenar qe u kthyem pronen mijera pronareve te ligjshem qe jetonin prej 68 vjetesh ne pameshiren e fatit ne bodrumet e erreta te mentalitetit te luftes se panderprere te klasave.
Une jam krenar qe i dhame Shqiperise nje aeroport nderkombetar model dhe nje porte detare shembullore, si Rinasi dhe Durresi, nje model te ri te planifikimit hapesinor, nje sistem te ri te inventarizmt te mjeteve motorike, qe e nxorrem flamurin shqiptar nga lista e zeze e organizates boterore te detarise.
Ky eshte vetem nje bilanc i shkurter. Sepse, ne fakt, sot duhet te flasim per programin tuaj dhe jo per arritjet tona.
Gjithesesi, si hap i pare, si parakushti i pare dhe me thelbesor per sukses ne punen tuaj te mepasme, keto arritje duhet t'i njihni, t'i pranoni, t'i kuptoni sepse jane pjese e inventarit publik te ketij vendi.
Jave me rradhe keni thene qe s'ka rruge. Tani ndoshta nuk ju duhet me as metri per t’i matur, por thjesht pergjegjesi ne administrimin e atyre qe jane rruget ton ate perbashketa, pasuri e perbashket e te gjitheve.
Muaj me rradhe keni akuzuar per kostot. Tani filloni te punoni, shihni kostot tuaja dhe verifikojini dhe krahasojini tonat.
Tete vite rresht keni perpunuar dhe hedhur balte pa fund. Tani ja ku jeni. Hapni cdo dosje, verifikoni cdo procedure, cdo flete, cdo firme!
Dhe nuk do te gjeni asgje tjeter pervec perkushtimit total per te bere me te miren e mundshme, ne kufijte e pamundesise, me korrektese absolute, me ndershmeri te plote, me vullnet te paqortueshem.
Eshte e domosdoshme t'i degjoni, ridegjoni dhe t'i mesoni keto arritje sepse, pikerisht keto, jane niveli me te cilin do te mateni.
Cdo minute, cdo ore, cdo dite, qytetaret e ketij vendi do t 'ju krahasojne me ne. Dhe ky eshte probemi juaj me i madh. Dhe ky problem per ju fillon qe sot.
Dhe sic ndodh rendom me ekranizimet e majave te larta te letersise boterore, filmi nuk eshte kurre si dhe sa libri. Dhe librin e ndryshimit rrenjesor te Shqiperise,
librin e shnderrimit te saj nga nje vend postkomunist ne nje vend europian, nga nje vend i rregjuar nga varferia ne nje vend me te ardhura mesatare te mesme te larta,
nga nje vend ku trupat e Aleateve dislokoheshin per te frenuar revanshin dhe hakmarrjen tuaj politike ne nje vend anetar te NATO-s qe sherben paqe kudogjetke,
librin e shnderrimit te Shqiperise nga nje vend ku qeveriste krimi ne nje vend ku qeveris ligji,
nga nje vend ku produkti me i rendesishem per GDP ishe korrupsioni juaj ne ne nje vend qe pret statusin e vendit kandidat,
librin e transformimit te Shqiperise nga nje vend ku pushteti synohet me dhune ne nje vend ku pushteti humbet dhe nderrohet ne paqe, e kemi shkruar ne.
Kete liber ne te gjithe kapitujt e tij, e kemi shkruar ne, se bashku me te gjithe ata shqiptare qe besuan tek ne dhe tek me e mira per vendin e tyre.
Kete mbajeni mend mire, pasi nese nuk do te donit apo dinit te lexonit ate qe ne kemi shkruar, do te thote qe nuk doni apo nuk dini te lexoni ate qe qytetaret e ketij vendi, demokrate socialiste apo apolitike, kane ditur te shkruajne ne keto vite.
Zonja dhe zoterinj deputete
Ai qe duhet te ishte ne koncept programi i qeverise se re te vendit, ne fakt nuk mund te quhet gje tjeter vecse nje llogje mbi guvernancen.
I gjithe materiali nuk ka asnje objektiv konkret, asnje shifer te vetme, asnje afat te percaktuar, asnje kosto te perllogaritur, asnje efekt te projektuar ne rritjen ekonomike te vendit.
Dhe nuk ka si te kete.
Kjo shumice nuk ka ardhur ne pushtet si rezultat i mbeshtetjes per ndonje program qeverises.
Kjo shumice nuk ka ardhur ne pushtet si rezultat i ndonje oferte konkrete per shpejtimin e ritmit te ecjes perpara te vendit.
Kjo shumice eshte thjesht dhe vetem arithmetike.
Sado te perpiqeni ta konsideroni ate plebishitare, sado te autosugjestionoheni madje, per ta besuar nje gje te tille, kjo shumice eshte varferisht, vetem arithmetike.
Partia kryesore e kesaj shumice ka zbritur nga 66 ne 65 deputete, pikerisht sepse, ne asnje moment, ne tete vite opozite, nuk u ofroi shqiptareve nje projekt alternativ, qeverises, te besueshem.
Dikur, zoti Rama e akuzonte partnerin e tij te sotem ne shumicen e re parlamentare si si "zevendeskryeministrin e bllokut te turpit qe ngjitej si Meta pas kepuces se Berishes".
Me jane dukur fjale te renda atehere, me duken fjale te renda tani. Por, jane ato cka Edi Rama ka thene per Ilir Meten.
Pra, po ti referohemi vete Rames, per te pasur kete shumice arithmetike kryeministrit te sotem iu desh te vidhte kepucet e Berishes dhe ky eshte nje gjest aspak plebishitar. Quheni si te doni, konsiderojeni si te doni, perfytyrojeni si te doni. Por, plebishitar nuk eshte. Fare
Gjithesesi, kjo eshte pune per ju.
Shumices tuaj arithmetike ne nuk do t'i pergjigjemi me kalkulime banale dhe ekuacione ku deputetet jane thjesht koke, numra, per te mbushur njerin rresht te numeratorit, duke zbrazur tjetrin.
Shumices tuaj arithmetike ne do t'i pergjigjemi duke ringritur perfaqesimin moral te shoqerise shqiptare, te kesaj shoqerie qe nuk eshte aspak pergjegjese per amoralitetin politik, por qe perkundrazi, si vektor derivat eshte futur pikerisht prej politikes ne nje cikel te rrezikshem amoraliteti dhe pazari.
Shoqeria shqiptare nuk indukton amoralitet ne politike. Eshte politika qe indukton amoralitet ne shoqeri dhe shembulli, jo i vetem, por, ne menyren me kategorike, me tipik i ketij amoraliteti, qe politiken e sheh vetem si rezultante pazaresh te peshtira per te kapur apo mbajtur nje black jack me 71 kartona shumice, eshte koalicioni juaj, eshte mazhoranca juaj, eshte qeverisja juaj. Cfaredo emri t'i veme kreyeministrit te sotem, parashtesa eshte "black".
Kjo qeveri eshte ne konflikt me ligjshmerine, sepse arithmetika politike e black jack-ut e deshi qe ju te mbeshteteshit edhe ne segmente te shoqerise qe marredhenien me ligjin e kane te papajtueshme. Madje, jo pak protagoniste te konfliktit me ligjin moren edhe mandatin e perfaqesimit te interesave ligjore te popullit te thjeshte socialist ne procesin ligjvenes. Ky eshte nje problem i madh per ju, por jo vetem per ju.
Nese ne do t'i pergjigjeshim forces me force, muskujve me muskuj, 1 me 1, 2 me 2, 35 me 35, sot mund te gjendeshim ne nje situate ku shumica te mos perbehej as nga socialiste as nga integraliste as nga demokrate, madje as nga politikane, por te perbehej nga forca mbi aresyen, por kjo do te kishte pasoja te paimagjinueshme per vendin.
Ndaj, ne, nje gjest te pangaterrueshem pergjegjshmerie ndaj te gjithe qytetareve shqiptare, vendosem t'i pergjigjemi forces me aresye, brutalitetit te shtanget me tolerance te pathyeshme, primitivizmit instiktiv me vlera europiane te konsoliduara. Dhe kete do te vazhdojme ta bejme, sepse kjo eshte ajo per te cilen shqiptaret kane me se shumti nevoje.
Programi juaj eshte pa ngjyre, nuk eshte as i majte as i djathte, as pertej se majtes dhe te djathtes. Ai eshte vetem nje hartim i paprincipte sepse princip nuk mund te kete.
Pak me siper iu referova fjale per fjale nje etiketimi qe kryekomponenti socialist i kesaj shumice i ka bere kryekomponentit integralist. Por, si mund te jete principal aliazhi arithmetik mes bllokut te turpit dhe "kryetarit te sektit te spiuneve te shqiperise, funderrines se pashembullt morale te shoqerise", sic e ka etiketuar kryeintegralisti kundershtarin e djeshem dhe aleatin e sotem kryesocialist.
Me jane dukur fjale te renda atehere, me duken fjale te renda tani. Por, jane ato cka Ilir Meta ka thene per Edi Ramen.
Nuk mund te kete parimshmeri programi qe bashkon keta dy njerez. Dokumenti i hartuar prej tyre nuk mund te jete pervecse pamfleti arrivist i atij qe ka probleme ekzistenciale me pushtetin dhe vdekjen dhe atij qe ka probleme ekzistenciale me jeten dhe bllokun.
Programi juaj nuk ka perfaqesim. Nuk mundet ne fakt te kete perfaqesim, sepse ai eshte thjesht instrumenti medioker qe kryeministri i ardhshem ka vendosur ne duart e tij si bashkeministri i vetem i kesaj qeverie.
Koleget e mi e kane komplet gabim kur ju akuzojne se keni ndertuar nje qeveri te madhe. Qeveria juaj eshte vertet e vogel, me e vogla e imagjinueshme. Kjo eshte qeveria e vetme ne planet qe ka vetem dy ministra, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit.
Kryeministri eshte minister finance, minister i brendshem, minister shendetesie, ekonomie, energjie, i perkrahjes sociale, i ushtrise, i sporteve, i teknologjise dhe, sigurisht dhe i ngo-ve.
Kryetari i parlamentit eshte minister i drejtesise i transportit i integrimit dhe i bujqesise.
Te tjeret, ata qe do te votoni ju sot jane zevendesministra.
Nuk ka qeveri me te vogel se kjo. Une shpresoj vertet qe dy bashkeministrat t'ia dalin se, me gjithe kete ngarkese qe kane, do te kene nevoje dramatike per staf.
Kjo qeveri nuk eshte socialiste. Kam respektuar dhe respektoj cdo votues te thjeshte socialist, por edhe cdo koleg te Partise Socialiste me te cilin kam ndare debatet e ketyre 12 viteve te fundit, kater ne opozite dhe tete ne pushtet.
Nese nuk i kam perfillur per shpifjet, per manipulimet, per genjeshtrat, nese nuk i kam mirekuptuar per destruktivitetin, nihilizmin dhe paaftesine per t'u ngritur mbi interesat momentale politike ne sherbim te asaj qe eshte me e madhe dhe na perket te gjitheve, nje gje eshte e sigurt: i kam respektuar gjithnje per vokacionin e tyre, per besnikerine ndaj zgjedhesve socialiste.
Por, nuk ka asgje socialiste nje qeveri qe edhe une edhe Gramoz Ruci e degjuam njesoj nga televizori, nje qeveri qe edhe Astrit Patozi edhe Ben Blushi e lexuan njesoj ne gazete, nje qeveri qe eshte paprekshmerisht e larget njesoj si per Mesila Doden, si per Arta Daden, nje qeveri qe ndjehet njesoj e huaj si per Flamur Noken si per Pandeli Majkon, nje qeveri ku gjysma e zevendesminstrave eshte njesoj e panjohur si per Majlinda Bregun, si per Erion Bracen.
Kjo eshte qartesisht qeveria e atyre qe zoti Rama i futi ne Partine Socialiste nga dritarja e Bashkise se Tiranes, shoke, miq, kusherinj, kliente e gjithefarlloji. Por, socialiste jo. Historia na tregon se c'futet nga penxherja, po andej edhe del, por duke thyer xhamat.
Llogjet mbi governancen, nuk kane asnje model ekonomik.
Eshte e pamundur te sinkronizosh dhe permbledhesh ne nje model unik kendveshtrimet e ndryshme te pushtetit qe gjenden ne shumicen tuaj parlamentare.
Nuk ka zot te ndertoje nje model duke u mbeshtetur ne klientelizmin permanent dhe kaotik te zotit Rama, rendjen e pritshme per rikthimin e investimit elektoral te integralisteve te zotit Meta dhe pritshmerite e papercaktuara per perfitime te nje pjese tjeter te perfaqesuesve te kesaj maxhorance.
Nese do te huazoja dhe modifikoja nje percaktim te te ndjerit Pjeter Arbnori, kjo nuk eshte qeveri e socialisteve, por e specialisteve.
Kjo eshte qeveria e specialisteve-kliente te vjeter te pushtetit lokal te zotit Rama.
E atyre specialisteve qe pas emrave te studiove projektuese fshehin faturat e mynxyres 11 vjecare qe u be ne Tirane per te asfiksuar gjer ne kolaps cdo prespektive zhvillimi te ketij qyteti. E atyre specialisteve qe, pasi u moren femijeve te kryeqytetit cdo meter katror te lire per te ndertuar kubaturat voluminoze te fitimeve te tyre klienteliste, po paguhen tani per te mesuar kalamajte e Tiranes se te piramida e Enver Hoxhes mund te rreshqasesh nga lart-poshte.
E atyre specialisteve qe nenshkruajne fatura halucinante perfitimesh te turpshme, per t'ju mesuar "filozofeve" te qeverisjes se procesi ligjor duhet te kaloje nga ngujimi tremujor ne shtratin e gjumit te trazuar dhe gjumit te madh te diktatorit te fundit.
E atyre specialisteve qe po presin me makth copat e medha te atdheut qe do t'u vihen ne dispozicion permes konkurseve ku njeri eshte pjesemarres, tjetri eshte juri dhe i fundit eshte fitues, e keshtu me rradhe.
E atyre specialisteve qe sollet per territorin per shembull, te cilit ne program i keni kushtuar vetem 405 fjale, perfshi lidhezat, qe i bie 14 fjale per specialist.
Flisni per epoken e informalitetit, por nuk thoni qe kjo ishte epoka juaj, epoka e Rames ne Tirane, e Dakos ne Durres, e Gjikes ne Vlore, e Zeqos ne Fier e Peleshit ne Korce dhe me rradhe.
Flisni per kontrollin e territorit por nuk thoni qe ky eshte nje funksion i pikerisht pushtetit tuaj lokal.
Flisni per nje plan kombetar, por nuk e dini qe plani eshte ne proces, flisni per moratorium, por nuk e dini qe ligji ne fuqi ndalon ndertimet, pra vendos nje moratorium, sepse nuk i lejon Dakon, Zeqon, Gjiken tuaj te vazhdojne te shkaterrojne sipas orekseve personale ate qe eshte prone e perbashket e qytetareve.
Flisni per moment Zero, por momentin e keni patur institucionalisht qe prej tete vitesh. Zero eshte ajo qe keni bere ne fakt.
Flisni per plan kombetar transporti, por nuk e dini qe nje i tille ekziston prej vitesh dhe perditesohet vijimesisht. Madje, puna per te ka nisur pikerisht 9 vjet me pare kur ne qeveri keni qene po ju (ose me mire keta qe jane socialiste) se ju aty lart s'keni lidhje me keta.
Flisni per zhvillim rrugor te planifikuar, por nuk e dini qe rrjeti yne kombetar eshte pjese e rrjetit rajonal te Europes Juglindore, SEETO, qe monitorohet rreptesisht nga Bashkimi Europian dhe eshte miratuar filimisht po nga qeveria e socialisteve ne fillim te vitit 2005.
Flisni per programe mirembajtjeje, por nuk e dini qe po aplikohet nje i tille, i ndertuar me konsulencen me te mire te Bankes Boterore.
Flisni per korridore te gjelber dhe te kalter, por pa percaktuar se kujt i referoheni, sa eshte kosto, kur do te ndertohet.
Zonja dhe zoterinj deputete
Kjo qeveri ka dhe dy probleme te tjera madhore.
Problemi i pare eshte mungesa e personalitetit dhe e mundesise se zevendesministrave per te pasur individualitet.
Kjo eshte praktikisht e pamundur, sepse ministrat kan rene viktime e vesit te zotit Rama per te vijezuar gjate orarit te punes.
Ne tryezen e nje piktori-kryeminister, ku ka gjithnje mjete didaktike me tepri, ministrat pa mandate deputeti, ministrat qe i kane emrat te shkruar me laps, jane vulnerabel, lehtesisht te fshishem me gome.
Kjo i ben ata teresisht te pambrojtshem perballe trilleve apo interesave vetjake te kryeministrit. Kjo i ben ata te mos jene individualisht pjese dinjitoze e pushtetit ekzekutiv por te jkene kolektivisht ekzekutues materiale te pakoment te cdo trilli te kryeministrit te ri.
Problemi i fundit madhor qe ka kjo qeveri qendron ne faktin qe eshte e pakohe.
Llogjet mbi guvernancen jane te pavendosura dhe te papercaktuara ne kohe, sepse ne fakt e papercaktuar eshte koha juaj qeverisese.
Keni ardhur ne pushtet si rezultat i bashkimit mekanik te percmimit qe dy bashkeministrat e kesaj qeverie kane per njeri-tjetrin, dhe ky percmim reciprok eshte i pakoheshem.
Askush nuk e di sa do te zgjase dhe si do te funksionoje nderveprimi i dy vektoreve qe shtyhen per shkak te mungeses totale te konsiderates reciproke qe kane per njeri tjetrin dhe terhiqen per shkak te nevojes utilitare qe kane bashkarisht per te qene ca kohe ne pushtet.
Ndaj i gjithe dokumenti juaj nuk eshte i vendosur ne afate, por mbeshtetet ne konceptin e papercaktuar "ca kohe".
E sigurt eshte qe, pergjate gjithe segmentit tuaj kohor, ne do te jemi perballe jush, jo per t'ju penguar pa shkak, por per t'ju detyruar te ecni ne trasene me optimale per te ardhmen e vendit;
Do te jemi perballe jush, jo per te hedhur balte kuturu, por per te sjelle mbi ju te gjithe vemendjen dhe vigjilancen e opinionit publik.
Do te jemi perballe jush edhe per t'ju ndihmuar me alternativen tone, per cdo sipermarrje qe kerkon kontributin e te gjitheve per te miren e perbashket.
Do te jemi perballe jush per te mbajtur mbi kokat tuaja cekanin e te vertetes, per t'ju kujtuar ju premtimet stratosferike qe i keni harruar qe sot, per t'ju kujtuar ne cdo moment se shqiptaret presin nga ju uljen e taksave, heqjen e takses se biznesit te vogel, legalizimet falas, shendetesine falas, 300 mije vendet e punes.
Do te jemi perballe jush per t'ju kujtuar se nuk jeni aty per te shendoshur interesat tuaja private apo te grupit, por per te mbrothesuar Shqiperine dhe shqiptaret.
Dhe, ne momentin e pare qe do te konstatojme se puna juaj shkon perkunder interesave te ketij vendi, do te jemi perballe jush, me te gjithe forcen e moralit, te shpirtit dhe te kurajos, per t'ju rrezuar nga karriget ku po uleni sot.