Fjalimet e Vitit të Ri, Zelensky dhe Putini premtojnë fitore për popullin e tyre

 

Në fjalimet e fundvitit, si udhëheqësi i Ukrainës ashtu edhe ai i Rusisë, u zotuan se do ta fitojnë luftën. Ndërsa Volodymyr Zelensky foli për mirënjohje dhe dhimbje, Vladimir Putini kërkoi që të kryhet detyra ndaj Rusisë, duke e cilësuar luftën si ekzistenciale.

Presidenti Zelensky solli në vëmendje për ukrainasit disa nga momentet dhe fitoret më dramatike të luftës në video-mesazhin e tij 17-minutësh, ku përfshiheshin pamjet e sulmeve ruse ndaj vendit dhe shprehjet e krenarisë për ukrainasit që u rezistojnë sulmeve, errësirës dhe të ftohtit.

Disa minuta pas fjalimit të tij, pak para mesnatës, u dëgjuan shpërthime të shumta në kryeqytet dhe në mbarë vendin.

Putini nga ana tjetër, nuk ndodhej në Kremlin për të dhënë mesazhin, por krah ushtarëve rusë dhe foli ashpër e me ton luftarak për vitin 2022, si viti që "ndau qartë guximin dhe heroizmin nga tradhtia dhe frika".

"Gjëja kryesore është fati i Rusisë," tha Putin. "Mbrojtja e atdheut është detyra jonë e shenjtë. Drejtësia morale dhe historike është në anën tonë.", tha Putini.

Rusia kishte planifikuar një operacion të shpejtë, por kundërpërgjigjja e Ukrainës me ndihmën e Perëndimit e ka detyruar atë që të thërrasë nën armë më shumë se 300,000 rezervistë dhe ekonomia të lëngojë për shkak të sanksioneve të forta perëndimore.

Në krahun tjetër, ndërsa botë jep mesazhe paqeje, lideri komunist në Korenë e veriut thotë se do t’I bëjë dhuratë popullit të tij dhe botës më shumë bomba atomike.

Ai tha se ka urdhëruar një zgjerim “eksponencial” të arsenalit bërthamor të shtetit të tij dhe zhvillimin e më shumë raketave të fuqishme balistike ndërkontinentale.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi bën llogaritë 'e xhepit' të Moskës: Ka raketa vetëm për tre sulme në shkallë të gjerë! 4 të vrarë dhe 50 të plagosur në bastisjet ruse të Vitit të Ri


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës