Lufta/ Kievi bën llogaritë 'e xhepit' të Moskës: Ka raketa vetëm për tre sulme në shkallë të gjerë! 4 të vrarë dhe 50 të plagosur në bastisjet ruse të Vitit të Ri

Lufta/ Kievi bën llogaritë 'e xhepit' të Moskës: Ka raketa vetëm për tre sulme në shkallë të gjerë! 4 të vrarë dhe 50 të plagosur në bastisjet ruse të Vitit të Ri

Ushtria ukrainase

UKRAINË- Ndërrimi i viteve nuk e kishte panoramën tradicionale e festive në Ukrainë, përkundrazi. Kievi u zgjua me bastisje e shkatërrimet ruse e ndërsa liderët e dy vendeve u zotuan para popujve të tyre se do fitonin.

 “Ukraina do të vazhdojë të luftojë deri në fitore”, ishte mesazhi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. I cili iu drejtua edhe rusëve: “Putini po ju shkatërron të ardhmen”.

Shpërthime të shumta kanë tronditur kryeqytetin ukrainas, Kiev, pak minuta pas mesnatës së Vitit të Ri. Sulmet në Kiev të dielën pasuan një breshëri prej të paktën 20 raketash lundrimi të lëshuara në objektiva anembanë Ukrainës në atë që zyrtarët atje e quajtën "Terror në natën e Vitit të Ri".

Sulmi i ri ndezi sirenat e sulmit ajror në të gjithë vendin dhe disa njerëz në Kiev dolën në ballkonet e tyre duke thirrur “Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve”. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha në Telegram se shpërthimet e para të vitit të ri filluan afërsisht 30 minuta pas mesnate, duke goditur dy rrethe. Ai tha se deri më tani se nuk raportohet për viktima.

Administrata ushtarake e qytetit tha se 23 objekte ajrore të lëshuara nga Rusia ishin shkatërruar dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore po funksiononin. Më herët në mbrëmje, presidenti Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit do të luftojnë derisa të fitojnë në luftën që tani është në muajin e saj të njëmbëdhjetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Zelensky: Në natën e Vitit të Ri rrëzuan 45 dronë! Ata kanë frikë nga ne, sepse ne jemi të gjithë bashkë

1672061968_Zelensky.png

Dyzet e pesë drone Shahed u rrëzuan në natën e Vitit të Ri , 33 nga Forcat Ajrore dhe 12 të tjerë nga Mbrojtja Ajrore e Forcave Tokësore. Kështu u shpreh në mesazhin e tij të mbrëmjes presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Për Zelenskyn, sipas raporteve nga Ukrainska Pravda , ndjenja e unitetit të ukrainasve është në kontrast të plotë me frikën që ka mbizotëruar në Rusi: "Ata kanë frikë, raketat, gjithçka tjetër nuk do t'i ndihmojnë. Sepse ne jemi bashkë. Dhe ata kanë frikë."

Ora 19:22
Lufta në Ukrainë/ NATO: Rusia nuk dorëzohet, angazhimi ynë afatgjatë

1672597428_zeke.JPG

Vendet perëndimore duhet të përgatiten për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën, pasi Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë : vetë mbijetesa e vendit të sulmuar varet nga ajo, sipas sekretarit të përgjithshëm të Born Jens Stoltenberg .

Vetëm me mbështetje më të madhe ushtarake, tha lideri i Aleancës Atlantike, Rusia do të detyrohet të ulet për të negociuar përfundimin e luftës.

 "Forcat ukrainase kanë ruajtur vrullin për shumë muaj, por ne e dimë se Rusia po mobilizon dhe trajnon forca të shumta të reja - vuri në dukje ai - duke demonstruar se ata janë të gatshëm të vazhdojnë luftën dhe të gatshëm të përpiqen të nisin ofensiva të reja".

Ora 14:30
Ukraina: Zmbrapsen sulmet ruse pranë nëntë vendbanimeve

Forcat e Armatosura të Ukrainës zmbrapsën sulmet e ushtrisë ruse pranë nëntë vendbanimeve më 31 dhjetor. Lajmi bëhet i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një përditësim të mëngjesit të publikuar në Facebook, raporton “Ukrinform”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, armiku kreu 31 sulme me raketa, 12 sulme ajrore dhe kreu më shumë se 70 sulme duke përdorur sisteme raketash të shumta lëshuese (MLRS). Infrastruktura civile e rajoneve Chernihiv, Sumy, Kiev, Khmelnytskyi, Donetsk, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Kherson u vu nën sulmin e armikut. Të dhënat për viktima civile janë duke u verifikuar.

Kërcënimi i sulmeve ajrore të armikut dhe sulmeve me raketa mbetet në të gjithë territorin e Ukrainës.

Gjatë ditës së kaluar, ushtarët ukrainas zmbrapsën sulmet e armikut në zonat Stelmakhivka, Ploshchanka dhe Bilohorivka në rajonin e Luhansk dhe Soledar, Bakhmutske, Bakhmut, Ozarianivka, Maryinka dhe Pobieda në rajonin e Donetsk.”, thuhet në njoftimin e Shtabit.

Ora 14:17
Fjalimet e Vitit të Ri, Zelensky dhe Putini premtojnë fitore për popullin e tyre

 

Në fjalimet e fundvitit, si udhëheqësi i Ukrainës ashtu edhe ai i Rusisë, u zotuan se do ta fitojnë luftën. Ndërsa Volodymyr Zelensky foli për mirënjohje dhe dhimbje, Vladimir Putini kërkoi që të kryhet detyra ndaj Rusisë, duke e cilësuar luftën si ekzistenciale.

Presidenti Zelensky solli në vëmendje për ukrainasit disa nga momentet dhe fitoret më dramatike të luftës në video-mesazhin e tij 17-minutësh, ku përfshiheshin pamjet e sulmeve ruse ndaj vendit dhe shprehjet e krenarisë për ukrainasit që u rezistojnë sulmeve, errësirës dhe të ftohtit.

Disa minuta pas fjalimit të tij, pak para mesnatës, u dëgjuan shpërthime të shumta në kryeqytet dhe në mbarë vendin.

Putini nga ana tjetër, nuk ndodhej në Kremlin për të dhënë mesazhin, por krah ushtarëve rusë dhe foli ashpër e me ton luftarak për vitin 2022, si viti që "ndau qartë guximin dhe heroizmin nga tradhtia dhe frika".

"Gjëja kryesore është fati i Rusisë," tha Putin. "Mbrojtja e atdheut është detyra jonë e shenjtë. Drejtësia morale dhe historike është në anën tonë.", tha Putini.

Rusia kishte planifikuar një operacion të shpejtë, por kundërpërgjigjja e Ukrainës me ndihmën e Perëndimit e ka detyruar atë që të thërrasë nën armë më shumë se 300,000 rezervistë dhe ekonomia të lëngojë për shkak të sanksioneve të forta perëndimore.

Në krahun tjetër, ndërsa botë jep mesazhe paqeje, lideri komunist në Korenë e veriut thotë se do t’I bëjë dhuratë popullit të tij dhe botës më shumë bomba atomike.

Ai tha se ka urdhëruar një zgjerim “eksponencial” të arsenalit bërthamor të shtetit të tij dhe zhvillimin e më shumë raketave të fuqishme balistike ndërkontinentale.

Ora 08:55
Zelensky: Ukraina nuk do t'i falë rusët

Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmet me raketat ruse në Ukrainë më 31 dhjetor, duke theksuar se as Ukraina dhe as bota nuk do ta falnin kurrë "terrorin rus" vdekjeprurës. Deklarata e Zelensky vjen disa orë pasi Rusia lëshoi mbi 20 raketa lundrimi në Ukrainë, nga të cilat ushtria e Ukrainës thotë se Forcat Ajrore rrëzuan 12.

“Një shtet terrorist nuk do të marrë falje, dhe ata që japin urdhra për sulme të tilla, që e kryejnë atë, nuk do të marrin falje, për ta thënë butë”, tha Zelensky në një vido-mesazh.

Që nga ora 18:00 e datës 31 dhjetor, të paktën një person u vra dhe mbi 30 u plagosën gjatë sulmit të Vitit të Ri.

"Disa valë sulmesh me raketa në natën e Vitit të Ri, raketa kundër njerëzve - kjo nuk u bë nga njerëzit," shtoi Zelensky.

Në të njëjtën video, Zelensky foli shkurt në rusisht, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin po bën vetëm një luftë brutale për të mbetur në pushtet dhe “ai nuk kujdeset” për vendin e tij dhe njerëzit që jetojnë atje.

Fjalimi i rrallë i Zelenskyt për publikun rus pason fjalimin me video të ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës më 30 dhjetor, ku ai paralajmëroi rusët se udhëheqja e tyre po përgatit një valë të re mobilizimi dhe planifikon të mbyllë kufirin brenda një jave.

Ora 08:45
Josep Borrell: BE-ja është e vendosur të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023

Bashkimi Evropian është i vendosur të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në vitin 2023. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka shkruar këtë në Twitter.

“Në vitin 2022, Rusia vendosi të braktisë plotësisht angazhimet për të drejtat themelore të njeriut dhe të sulmojë Ukrainën dhe sigurinë globale. Në fund të vitit, Putin përpiqet edhe një herë t'i detyrojë ukrainasit në errësirë me sulme të neveritshme. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, edhe në vitin 2023”, shkruan Borrell.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GENTJAN KAQOL MËRXHËPË ÇAFAJ: 01/01/2023 16:36

    O Zelensku o buratini Amerikës po Krimineli Putin po të rafshon Ukrainën e po vret njërëz të pa fajshëm. Pse nuk ulesh në bisedime e ti tregosh dhe Botës që ti je Burr shteti jo buratin.

    Përgjigju
  • Sherxhiu: 01/01/2023 13:07

    Vazhdo o zelensky barboni vegel e qelbur e Amerikes , vrije popullin tend se do tja dalesh ti permbushesh qellimet e bide leshit . Duhet te zhdukesh nga ai vend se nuk je hero si te bejne por nje kukull qe te perdorin per interesat e tyre amerikanet dhe fundi jot dihet por gjynah per ata mjerane qe po vriten kot o maskara

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/01/2023 11:23

    Borrel ështé një nga ata që e mbajn fshehurazi amen Ruse…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës