Fjalimi i fundit i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth iu kushtua anëtarëve të rinj të familjes: Këto Krishtlindje do shohim mrekullinë e festave nga fëmijët që lindën këtë vit

Fjalimi i fundit i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth iu kushtua anëtarëve të rinj të familjes: Këto Krishtlindje do shohim mrekullinë e festave nga fëmijët që lindën këtë vit

Mbretëresha Elizabeth

Edhe se dihet që marrëdhënia e familjes mbretërore nuk është në harmoni të plotë, fjalimi i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth iu kushtua fëmijëve që iu shtuan familjes mbretërore, gjithashtu edhe vajzës së Meghan Markle dhe princ Harry.

Vitin e kaluar në Krishtlindje, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth në fjalimin e saj, indirekt i ishte referuar stërmbesës së saj, Lilibet-Diana. Ajo nuk e kishte takuar më parë Lilibet pasi ajo kishte lindur në SHBA. Shkak u bë Jubileu i Platinumit dhe në qershor të atij viti, stërmbesa e mbretëreshës kishte mbushur 1 vjeç. Në fjalimin e mbajtuar atë ditë, mbretëresha Elizabeth kishte folur me fjalët më të buta për anëtarët e rinj të familjes mbretërore, pikërisht Lilbet-Diana dhe djalin e Princeshës Eugenia, Augustin, vajzën e Princeshës Eugenia, Sienna dhe djalin e Zarës dhe Mike Tyndall, Lucas që lindën në vitin 2021.

Në mesazhin e saj ajo kishte thënë si më poshtë: “Ne të rriturit ndonjëherë nuk mund të gjejmë gëzim në gjërat e thjeshta, por fëmijët munden. Por për mua dhe familjen time, edhe nëse do të na mungojë një e qeshur e njohur këtë vit, këto Krishtlindje do të ketë gëzim dhe ne kemi mundësinë të shohim mrekullinë e festave përmes syve të fëmijëve të vegjël, disa prej të cilëve lindën këtë vit.

Mbreti Charles pritet të vazhdojë traditat e nënës së saj të ndjerë dhe të festojë Krishtlindjet me pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq në 8 shtator 2022. Rreth orës 11:00, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike filloi rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht i vendosur në Katedralen e Uestministerit, ku u mbajt shërbesa fetare në të cilën do të morën pjesë mijëra persona. Në Westminster Abbey në Londër, me rreth 2000 njerëz të pranishëm, mes tyre 500 krerë shtetesh dhe figura të rëndësishme të politikës u zhvillua ceremonia fetare për monarken e ndjerë.

Arkivoli i Mbretëreshës, u tërhoq nga një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore nga Katedralja Ëestminster duke kaluar Pallatin Buckingham për herë të fundit në rrugën e tij për në Harkun e Wellingtonit. Pas kësaj, arkivoli i Mbrtëreshës u nis në Windsor. Në fund të procesionit, arkivoli i Mbretëreshës mbërriti në destinacionin përfundimtar, Kështjellën Windsdor, ku u zhvillua ceremonia e varrimit te kapela e Shën Gjergjit. Mbretëresha Elizabeth II u varros pasdite në një ceremoni në faltoren e Shën Gjergjit, pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj është gdhendur: Elizabeth II 1926-2022. Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare.

Familja e saj u mblodh në shtëpinë e saj në Balmoral të Skocisë, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore. Pallati mbretëror tha se “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)