Fjalimi i plotë i Donald Trump: Unë presidenti i 47-të i Amerikës! Ndaloj luftërat, nuk i filloj

Pasi fitoi Pensilvaninë dhe projeksioni i Fox Neës e shpalli fitues të zgjedhjeve në Amerikë, Donald Trump deklaroi fitoren para mbështetësit e tij në një tubim në Florida.  

Fjalimi i plote i Donald Trump, 6 Nentor 2024

Kjo ishte një lëvizje që nuk ishte parë kurrë. Kjo ishte lëvizje politike më madhështore në historinë e SHBA-së.

Tani do të arrijë një nivel të ri rëndësie, sepse ne do ta ndihmojmë vendin të shërohet. Kemi një komb që ka nevojë për ndihmë, madje urgjente. Ne do të rregullojmë kufijtë, do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë. Ne bëmë histori sonte për një arsye sonte, dhe arsyeja është pikërisht kjo.

Ne kapërcyem pengesa që askush nuk i mendonte të mundur, dhe tani është e qartë se arritur fitoren politike më të madhe... ej, shikoni çfarë ka ndodhur, çmenduri, apo jo?

Kjo është një fitore politike që vendi ynë s’e kishte parë kurrë. Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin që më dha duke më zgjedhur presidentin e 47-të, pasi më bëtë të 45-tin.

I them çdo qytetari që do të luftoj për ju, për familjet tuaja dhe për të ardhmen tuaj; çdo ditë do të luftoj për ju me të gjithë frymën time. Nuk do të resht derisa të ndërtojmë një Amerikë të fuqishme, të sigurt dhe të begatë që meritojnë fëmijët tanë, që ju meritoni.

Kjo do të jetë padyshim epoka e artë e Amerikës, pikërisht këtë duhet të kemi.

Kjo është fitore mahnitëse për popullin amerikan, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën madhështore sërish.

Përveç se fituam në shtetet vendimtare (battlegrond) si Karolina e Veriut... më pëlqejnë shumë ato vende... Xhorxhia, Pensilvania dhe Uiskonsin... tani po fitojmë në Miçigan, Arizona, Nevada dhe Nevaska që do të rezultojë në të paktën 315 vota elektorale. Edhe stacionet televizive i shpallën rezultatet, sepse nuk kishte rrugë tjetër, fitorja ishte aty.

Kemi fituar edhe votën popullore, që ishte fantastike. Fitorja e votës popullore ishte shumë e bukur, vërtet, një ndjesi e madhe dashurie... si kjo dashuri e madhe në këtë sallë.

Ne do t’ju bëjmë shumë të gëzuar dhe shumë krenarë për votën tuaj. Shpresoj që një ditë të ktheni kokën pas dhe të thoni, "Ai ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime, kur votova për atë grup njerëzish, bashkë me Presidentin".

Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedent dhe të fuqishëm. Ne morëm prapë kontrollin e Senatit... eh, sa mirë.

Garat për Senatin në Montana, Nevada, Teksas, Ohajo, Miçigan, Uiskonin, në komonuelthin madhështor të Pensilvanisë, janë fituar të gjitha nga lëvizja MAGA.

Kemi punuar me senatorët dhe ishin gara të vështira. Numri i fitoreve në Senat ishte absolutisht i shkëlqyer. Kemi bërë shumë mitingje, ndonjëherë 2-3 në ditë... fantastike kur sheh sa shumë fitore, askush nuk e priste këtë rezultat, askush, prandaj ju falënderoj shumë.

Dua të falënderoj Mike Johnson që po bën punë të shkëlqyer. Dua të falënderoj edhe gruan time të bukur, Melania, zonjën e parë... që ka librin më të shitur në SHBA. Ajo ka bërë super punë, punon shumë për të ndihmuar njerëzit, dua ta falënderoj, dua të falënderoj të gjithë familjen time, në fakt, fëmijët e mi të shkëlqyer, çdo prind mendon se fëmijët e vet janë të shkëlqyer... (pastaj falënderon shtabin elektoral me emra..., falënderon edhe vjehrrin dhe vjehrrën e ndjesë, Amalian)... Na mungon shumë Amalia, apo jo? Do të ishte shumë krenare të na shihte në këtë skenë... një zonjë grua, si brenda dhe jashtë.

Dua të jem i parë të uroj zv/presidentin e zgjedhur, tani mund ta them, të SHBA-së, J.D. Vance... edhe gruan e tij të shkëlqyer dhe të bukur, Ushavez... Ai është tip luftarak, apo jo? I thashë, "shko te kampi armik", edhe me kamp armik e kam fjalën për disa rrjete televizive. Shumë veta e kanë zët edhe më thoshin, "Zoti Trump, duhet të shkoj patjetër?", ndërsa ai thotë, "Po, direkt, ku të shkoj, CNN, MS, TNC..." Ishte i vetmi që mezi priste të dilte në këto televizione edhe i "shkatërronte" fare...  (Vance thotë dy fjalë përshëndetëse).

Na doli zgjedhje e duhur ky (publiku qesh). Durova ca kundërshtime në fillim, por e dija që kishte mend ai djalë.

Do të kemi 4 vite të mrekullueshme edhe do ta kthejmë kursin e vendit edhe do të bëjmë diçka speciale, sepse vendi e ka humbur atë, atë veçantinë, ne do ta bëjmë madhështor, sepse është vendi më madhështor në botë me difference madje, edhe ne do të punojmë shumë fort që t’ia kthejmë.

Gjërat po shkonin keq, shumë shpejt made, na duhet të mbyllim kufijtë edhe të lëmë njerëzit që të futen në vendin tonë, ne duam që të kthehen këtu, por duhet të kthehen në rrugë të ligjshme.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen e pakufishme për Suzin dhe Krisin, alamet pune keni bërë (i fton të thonë dy fjalë).

Kemi një yll të ri, quhet Elon (tregon për lëshimin dhe kthimin në bazë të një rakete, ndërkohë që lë një eksponent të presë në linjë... Falënderon Elon Musk për ndihmën pas uraganit në Karolinën e Veriut edhe e mbyll duke thënë se është gjeni dhe ne duhet t’i mbajmë fort gjenitë, se i kemi si ujët e pakët)...

Dua të falënderoj miliona punëtorë të ndershëm në Amerikë që gjithmonë kanë qenë zemra dhe shpirti i kesaj lëvizjeje të madhe. Kemi kaluar shumë bashkë dhe sot erdhët në numër rekord për të realizuar këtë fitore, fitore si asnjë tjetër, shumë e veçantë. Ne do t’ju shpërblejmë, do të bëjmë punën më të mirë, do ta kthejmë kursin edhe duhet kthyer shpejt, edhe do ta bëjmë në çdo mënyrë. Kjo do të mbahet mend si dita kur amerikanët rimorën kontrollin e vendit të tyre.

Dua të falënderoj grupin që punuan për këtë ditë, sidomos Robert Kenedy Junior që do të punojë për ta bërë Amerikan prapë të shëndetshme... Ai është fantastik dhe dëshiron të bëjë disa gjëra dhe ne do ta lëmë, por i thashë vetëm, "Bobi, naftën ma lër mua, ne kemi ar të zi, gaz më shumë se çdo vend në botë, më shumë se Arabia Saudite, më shumë se Rusia... Bobi, qëndro larg arit të zi... përveç kësaj, shko kaloja mirë, Bobi".

Ne do të shlyejmë borxhin, do të ulim taksat.. ne do të bëjmë gjëra që askush tjetër nuk i bën dot; Kina nuk ka çfarë kemi ne, askush nuk ka çfarë kemi ne... ne kemi popullin më të shkëlqyer dhe ndoshta kjo është më e rëndësishmja. Kjo fushatë ka qenë kaq historike në shumë aspekte, sepse ndërtuam koalicionin më të madh, më të gjerë dhe më të unifikuar në tërë historinë e Amerikës... s’ishte parë kurrë, të rinj e të moshuar, burra e gra, amerikanë urbanë dhe ruralë, të gjithë na ndihmuan sot. E paparë. Votat erdhën nga të gjitha anët, sindikata, jo-sindikata, afro-amerikanë, amreikanët hispanikë, armikanët aziatikë, amerikanët arabë, amerikanët myslimanë, ne i patëm të gjithë, vërtet historike teksa bashkohen qytetarë nga të gjitha prejardhjet, për një qëllim të përbashkët përreth një sensi logjik. Ne jemi partia e sensit logjik: ne duam të kemi kufij, duam të kemi siguri, mirëqenie, arsim të shkëlqyer, duam ushtri të fortë dhe të fuqishme edhe shpresojmë të mos na duhet ta përdorim. Për 4 vjet nuk patëm asnjë luftë, përveç se mundëm ISIS-in, e mposhtëm ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftë. Më thanë, "Po ti do fillosh luftë", edhe u thashë, "Jo, unë ndaloj luftëra, nuk i filloj". Kjo është një fitore masive për demokracinë dhe lirinë. Së bashku do të shpalosim fatin madhështor të Amerikës, edhe do të arrijmë të ardhmen më të ndritur për popullin tonë.

Dje isha në mitingun e fundit, kemi bërë nja 900, e imagjinoni? 901 më duket. Shumë nga ne ishin të trishtuar, se mitingu i fundit, por tnai po kalojmë në diçka shumë më të rëndësishme sepse pikërisht ato takime/mitingje na sollën në këtë pozitë ku vërtet do ta ndihmojmë vendin tonë dhe pikërisht këtë do bëjmë.  Ne do ta bëjmë vendin më të mirë seç ka qenë ndonjëherë.

Shumë veta më kanë thënë se Zoti ma kurseu jetën për një arsye... Edhe ajo arsye është që të shpëtoj kombin tonë dhe që t’i kthej madhështinë Amerikës, edhe tani do ta përmbushim këtë mision bashkë, patjetër që do ta realizojmë.

Detyra para nesh nuk do të jetë e kollajtë, por unë do të investoj gjithë shpirtin dhe energjitë e mia për të realizuar këtë punë që më keni besuar... S’ka punë si kjo, kjo është gjëja më e rëndësishme në botë...

Siç bëra në mandatin e parë, kemi pasur një mandat të parë fantastik, unë do të qeveris me një moto të thjeshtë: "Premtimet që bëhen, mbahen". Ne do t’i mbajmë premtimet. Asgjë nuk do të më ndalojë të mbaj fjalën që ju kam dhënë ju, popullit. Ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt, të begatë, të fuqishme dhe të lirë sërish, edhe i kërkoj çdo qytetari të kësaj toke që të bashkohet me mua në këtë përpjekje fisnike dhe të drejtë, se kështu është. Është koha të lëmë pas ndasitë e 4 viteve të kaluara, është koha të bashkohemi, duhet të përpiqemi. Suksesi do të na bëjë bashkë, se e kam parë unë, e kam parë; e pashë në mandatin e parë kur u bëmë gjithnjë e më të suksesshëm, njerëzit filluan të bashkohen. Suksesi do të na bashkojë, edhe do të fillojmë duke e vënë Amerikën të parën, duhet ta vëmë kombin të parin të paktën për një periudhë, sepse bashkë mund ta bëjmë Amerikën madhështore sërish për të gjithë amerikanët. Është nder i madh për mua, ju falënderoj, nuk do t’ju zhgënjej, e ardhmja e Amerikës do të jetë më e madhe, më e guximshme, më e pasur, më e sigurt dhe më e fuqishme seç ka qenë më përpara.  Zoti ju bekoftë! Zoti bekoftë Amerikën!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet