Fjalimi i Ramës ishte thirrje për drejtësi e nevojë për anëtarësim në BE

Fjalimi i Ramës ishte thirrje për drejtësi e nevojë për anëtarësim në BE

Edi Rama

Dëgjova me vëmendje fjalimin e Ramës dhe për mua nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme, sepse është një fjalim që duhet ta bëj çdo shqiptarë përballë çdo institucioni! Nëse bëjmë komente për zgjuhen e përdorur, ajo është e drejtë ekskluzive e atij që e përdor e në këtë rast e Ramës!

Ai theksoj faktin se akuzat ishin fake për trafikim të qenieve njerëzore në "shtëpinë e verdhë" e për këtë nuk duhet ndonjë shkencë e madhe për ta kuptuar, por fakti që e theksojë përballë atyre që e kishin besuar kishte një peshë më të madhe!

Gjatë fjalimit Rama kërkojë të krahasojë Kosovën me Ukrainën dhe këtë e bëri për faktin se burimi ishte i njëjti si për ngritjen e akuzave ndaj komandantëve të UÇK e ashtu në të nesërmen mund të jenë akuza të tilla edhe për Zelenskyn. Pra, sipas Ramës në dyja rastet këto akuza kanë ardhur nga Kremlini! Megjithatë, për rastin e Kosovës vazhdoj të besoj se është sui generis, për shkaqe historike, por edhe kronologjike! Krahasimi i Ukrainës me Kosovën nuk qëndron edhe pse Rama e përdori këtë strategji për siguruar mbështetje duke pasur parasysh sensibilitetin që ka lufta në Ukrainë në institucionet e BE!

Rama, nuk e mbajti fjalimin dje për të shpresuar se rezoluta e mëparshme do të binte, por përdorin kauzën e Kosovës dhe të Ukrainës për t'u dhënë sinjale të qarta vendeve dhe institucioneve të BE në lidhje me procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë! Gjithashtu, ndërhyrja e Ramës dje ishte avokatia më e fortë ndaj Thaçit, por që në terma juridike do të ketë shumë pak ose hiç efekte!

Rama siç duket ka dëshirë të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Megjithatë në thelb fjalimi i tij dje nuk ishte një fjalim prej lideri, sepse nuk dha teza për zgjidhje, por ishte më shumë fjalim sikur të ishte shkruar nga një historian, që Rama nuk është apo ndonjë publicist e këtë të fundit din ta bëj mirë prej shumë vitesh! Ndoshta, realisht ëndrra në kasetë e Ramës është çmimi Nobel për Paqen që kërkon ta fitojë përmes protagonizmit të tij të paktën në Ballkan edhe me ashtuquajturin "Open Ballkan". Ky protagonizëm rrezikon t'i kthehet në bumerang nëse do të vazhdojë t'i shtrijë këmbët më shumë sesa jorgani!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerdeci: 13/10/2022 15:57

    Sa driteshkurter ky z. Daci! Na çuditi. Pale kur shkruan qe nuk ishte fjalim prej lideri se nuk dha rrugezgjidhje (???). Ne çdo pjese te fjalimit te tij Rama i tregoi Europes me guxim e integritet te pashoq se çfare rruge duhet te ndjeke per te korrigjuar poshterimin qe i eshte bere shqiptarise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!