Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar gjatë një takimi në SHBA, qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe deklaratat e tij për Kosovën në OKB.
Gërvalla u shpreh se Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit.
“Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare si kryeministri i vetëm shqiptar që ka marrë fjalën në OKB, se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit tonë”, tha ajo krah Albin Kurtit, edhe pse Rama, ishte i vetmi që ngriti në OKB, çështjen e Kosovës.
Më tej ajo shtoi se ata synojnë një bashkëpunim mes dy vendeve ndërsa tha se duhet ta ngrenë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme.
“Dhe si shqiptarë që synojmë një bashkëpunim mes veti duhet ta ngremë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive, pa inate, pa ofendime dhe pa shprehje të papërshtatshme por gjithmonë ti bëjmë ashtu siç edhe ne jemi të hapur për kritikat tuaja, atëherë kur ne nuk iu qëndrojmë mjaft afër vëllezërve dhe motrave tona në luginën e Preshevës, atëherë kur nuk angazhohemi të flasim në skenën ndërkombëtare për problemet që kanë shqiptarët në Maqedoni apo në Malin e Zi, prandaj kjo është gjithmonë e ndërsjelltë.
Asnjëherë Shqipëria dhe Kosova nuk kanë pasur bashkëpunim më të dendur në të gjitha fushat e rëndësishme për jetën qytetare në të dyja anët e kufirit", theksoi ajo.
Oj Tushe se kupton dipllomacine e Rames,ske faj ti:Abetare fort te dua me ato germat e tua.Rama eshte shume para jush ua ka lene targen me kohe.
Përgjigju