Moderatorja Fjodora Fjora ka shpërndarë ditën e sotme një status në llogarinë e saj në Facebook, ku 'përgënjeshtron' thashethemet që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjete sociale, nisur nga skandali në jetimoren e Shkodrës.

Fjora ka dhënë një mesazh nisur nga eksperienca e saj personale, pasi ajo vetë ka adoptuar një djalë dhe përvoja e saj ishte gjithcka, përvecse e hidhur.

"E kam nje mesazh per te gjithe ata qe i jane versulur edukatoreve keto dite.... Kujdes, e kemi bere zakon shqiptar te fusim ne nje hulli te gjithe e te shajme e ulerasim sa here shohim raste te paprecedente dhune apo abuzimi ne kete vend te brishte ku jetojme! 
Dua te them nje fjale, nje xhest falenderimi, mirenjohje per te gjitha ato motra dhe nena, qe punojne cdo dite, duke mohuar veten ndonjehere madje per femijet ne shtepine e foshnjes ne Tirane Hannah dhe Rozafa. Flas per to, pasi nuk kam perjetuar kurre me pare ne jeten time me shume dashuri se ne kete vend, ku jam larguar me lot dashurie ne sy bashke me djalin tim! Ato gra qe palodhur e pa ankuar, kujdesen per dhjetera femije edhe kur shteti nuk ka para as tju bleje ilaçe ketyre vogelusheve, as pampers e as gushore... ato gra qe me lot ne sy e lumturi percjellin femijet me fat ne familjet e tyre adoptuese, pasi i kane dhene ate qe kane mundur nga shpirti i tyre ne muajt e pare te jetes. Nuk duhet guxuar aq shume miqte e mi, sa te kategorizojme si te njejte njerezit me probleme te forta psikologjike, me njerez te rralle e te perkushtuar qe jane familja e pare e ketyre vogelusheve. Do te doja ti falenderoja te gjithe nje nga nje kujdestaret e Hannah dhe Rozafa ketu ne Tirane, tju puth duart e tju them FALEMINDERIT."
fjodora
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)