Nëse Kim Kardashian do të kërkonte sozinë e saj, atë e ka në Shqipëri. Edhe pse nuk e pëlqen një krahasim të tillë, këngëtarja kosovare Fjolla Morina, të mahnit me pamjen dhe format e saj fizike. Bukuroshja është jo vetëm një këngëtare e talentuar, por edhe një nënë e përkushtuar. Në një intervistë për THASH&THEM, Fjolla flet për projektet e saj artistike, marrëdhënien e ngushtë me Ledianën vajzën e saj 6 vjeçare, për të cilën kujdesen të afërmit e ish-bashkëshortit të saj si dhe për jetën e saj private.
Fjollë ju kemi parë shpesh në Tiranë, po punoni për ndonjë këngë të re?
Do preferoja mos të prononcohesha aktualisht për këtë çështje,kur të jetë momenti i duhur do flas më gjatë për projektet e mia, pasi mendoj ti lë surprizë për publikun.
Keni ndërmend ta shoqëroni me një klip?
Padiskutim që po.
Nga i gjithë repertori juaj muzikor, cilën këngë keni më të preferuar?
Është një baladë që titullohet, “Pse” mund të them që e kam shumë përzemër.
Me çfarë merreni tjetër përveç muzikës?
Kohën time të lirë preferoj ta kalojë me shoqërinë time, edhe pse kohët e fundit kam filluar të frekuentoj shpesh edhe palestrën.
Nuk keni menduar të merreni me modelim, nisur kjo edhe nga pamja juaj fizike?
Në vitin 2000 jam marr edhe me modelin, por jam tërhequr sepse pasioni im më i madh është muzika dhe vendosa ti përkushtohem totalisht asaj.
Ju kanë cilësuar si sozia Kim Kardashian, ju vet si ndiheni për këtë fakt?
Nuk më pëlqen të më bëjnë krahasime me askënd nuk i ngjaj askujt dhe nuk më ngjan askush.
Keni një ikonë të preferuar mode dhe sa harxhoni për pamjen tuaj?
Më pëlqen stili i Viktoria Bekam. Ndërsa përsa i përket pamjes sime harxhoj mjaftushëm, aq sa të ndihem mire dhe komode me veten time.
Keni miq artistë?
Kam shumë të tillë . Në përgjithësi kam marrdhënie të mira me kolegët i respektoj dhe më respektojnë.
Po armiq?
Kam dhe armiq padyshim, sepse të jesh një njeri i suksesshëm duhen armiqtë dhe konkurentët më frymëzojnë të punoj më fortë.
Fjollën e kemi parë në skenë, por si është Fjolla si nënë?
Jam padyshim një nënë shumë e mirë dhe e përkushtuar, ndaj dhe mundohem ti balancoj të dyja.
Sa ju ndjek Lediana si artiste dhe a është kritikja juaj e vogël?
Vajza ndjek çdo daljen time në skenë. Ajo është adhuruesja ime më e madhe dhe është krenare për nënën e saj.
Fjollë pushuat këtë verë?
Më kanë zenë shumë kohë koncertet këtë verë por e gjeta kohën edhe për pushime në Budva, megjithatë nuk kanë mbaruar akoma pushimet e mia. Kam në plan të shkoj dhe në shumë vende tjera që i preferoj shumë.
Ushqimi juaj i preferuar?
Ushqimet e detit dhe mishin.
Jeni e dashuruar aktualisht?
Nuk më pëlqen të prononcohem për jetën time private.
Cilat janë karakteristikat e mashkullit tuaj ideal?
Të ketë një karakterë të fortë dhe të më përkrahë në çdo situatë të jetës sime.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com