Partizani feston sot 80-vjetorin e krijimit, një jubile i veçantë për një nga klubet më të suksesshme të futbollit shqiptar.
I themeluar më 4 shkurt 1946, Partizani ka qenë për dekada me radhë protagonist absolut i futbollit në Shqipëri, duke ndërtuar një histori të pasur me trofe, emocione dhe pasion.
Në këto tetë dekada, klubi i kuq ka shkruar faqe të arta në historinë sportive të vendit, duke u kurorëzuar 17 herë Kampion i Shqipërisë, duke fituar 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa, si dhe 1 Kupë Ballkanike, një sukses me peshë edhe në arenën ndërkombëtare.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin shqiptar, FK Partizani është nderuar me titullin “Nderi i Kombit”. Me një nga tifozeritë më të mëdha dhe më besnike në Shqipëri, klubi i kuq është ndër ato ekipe që nderojnë historinë e vendit në sport.
Komente












