Flaka Krelani: Artistët s’i shoh
si konkurrent, por si miq!

Flaka Krelani: Artistët s’i shoh<br />si konkurrent, por si miq!
Energjia dhe pasioni për muzikën e kanë bërë të jetë një ndër zërat më të veçantë të muzikës rock në trevat shqipfolëse.

Ndryshe nga  herët e tjera, këtë radhë ajo ka zgjedhur një tjetër befasi për publikun, vallëzimin!

Kjo është këngëtarja gjakovare Flaka Krelani, e cila në një intervistë për “Shqiptarja.com” rrëfen eksperiencën e saj në spektaklin “Dancing With the Stars”, emocionet që po merr nga kjo eksperiencë, e po ashtu ndalon tek të tjera hapa që ka bërë në karrierë, projekte në muzikë, etj.
 
Prej disa javësh je bërë pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”. Si ndiheni kur garoni mes artistëve?

Ndjehem jashtëzakonisht bukur, pasi këtë vit ka një llojshmëri artistësh që unë kam nderin të jem pjesë e tyre.

Të gjithë të kalojmë kohë së bashku dhe ditë të paharrueshme sepse për mua “DWTS” është ndër eksperiencat më të bukura që kam kaluar deri tani!
 
Cili ka qenë momenti më i bukur gjatë këtij spektakli?

Momenti më i bukur në “Dancing” ka qenë nata e parë e performancës, ku mora komente shume të mira dhe motivuese nga juria, e po ashtu edhe 10-tëshen e parë që më dha start (Qesh)!!!


 
Po më i sikletshmi ose i vështiri?


Hmmm, mendoj që nuk kam pasur akoma momente të sikletshme sepse këtë garë e kam marrë me sportivitet, me dashuri dhe po e shfrytëzoj çdo moment që të kënaqem me veten, të kënaq publikun dhe prandaj momenteve të sikletshme nuk u jap rast të jenë prezent tek unë!
 
Si e shikoni konkurrencën mes garuesëve?

Në fakt “konkurrent” për mua janë gjithësecili në mënyrën e vet! I kam miq, kolegë dhe nuk mund ti shoh dot si konkurrent sepse gjatë provave i shoh të gjithë që kënaqen duke kërcyer, e shijojnë momentin, vallëzimin dhe kjo gjë nuk të le hapësirë që ti shofësh ata si konkurrent sepse të gjithë po e shijojmë si të mos ishim fare në garë! Por, gjithsesi votoni VIP 12 (qesh)!
 
Ky spektakël ka sjellë ndonjë risi në jetën tuaj?

Risia që ky spektakël ka sjell për mua dhe për publikun në të njëjtën kohë, është shpalosja e dashurisë sime për vallëzimin dhe prurjet e mia në teatrin e vallëzimit.
 
Duke qenë pjesë e këtij spektakli duket se keni lënë pas dore këtë vit disa festivale. Ju mungon muzika në këto momente?

Muzika dhe performancat e mia në mbrëmje normalisht që po më mungojnë shumë sepse muzika është jeta ime, mirëpo nuk mund të them që nuk po merrem me të sepse edhe vallëzimi hyn në një botë ku bashkohen të dyja, më plotësojnë shumë. Edhe pse në ekran nuk duket, unë gjatë vallëzimit edhe këndoj, kështu që nuk rri kot vetëm duke lëviz këmbët,  por edhe këndoj.



 
Është e vështirë të jetosh mes Kosovës dhe Shqipërisë?


Jo nuk është e vështirë aspak, përkundrazi po e shijojë shqipërinë sepse gjithmonë e kam dasht dhe do ta dua! Edhe pse Kosova, familja dhe miqtë e mi të ngusht po më mungojnë shumë, por gjithësesi jam duke e shijuar çdo ditë këtu. Shpresoj që edhe ata të kënaqen me mua.
 
Çfarë ju gëzon më shumë në jetë?

Kjo që po bëj tani është komplet jeta ime, vallëzimi dhe muzika! Në shumicën e rasteve marr atë çfarë dua dhe bëj atë çfarë dua, mirëpo nganjëher na ndryshojnë gjërat pasi nuk varet gjithmonë nga ne. Nuk jemi gjithmonë të fuqishëm rreth gjërave që na rrethojnë dhe jo çdo herë na realizohen dëshirat. Jam me fat që jam këtu ku jam sot pa ndonjë vështirësi dhe gjihtmonë duke falenderuar edhe publikun që na mban gjallë.
 
Cila është pika juaj më e dobët?


Sinqeriteti i madh në këto ditët e sotme dhe modestija e tepërt!
 
Po arma më e fortë për ju?


Vetëbesimi.
 
Cilat janë projektet tuaja më të afërta?

Në mendje kam shumë plane, por gjithmonë del diçka që të më ndaloj rreth realizimit të tyre, por kësaj rradhe s’ka ndalesa... Do punoj për një këngë shumë interesante që e ka punu vëllai im dhe mezi po pres ta realizoj dhe ta sjell gjithmonë për ju!

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni (print)
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve