Edhe pse më herët, ajo kishte rrëfyer për pasionin e saj ndaj kërcimit, këtë gjë e dëshmoi më së miri me prezantimin e saj në skenën e madhe të yjeve të vallëzimit.
Si një valltare e lindur, ajo ka befasuar përveç fansave edhe jurinë profesionale, ndërsa ka marrë urimet më të mira nga familjarët dhe miqtë edhe nëpër rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”.
Por, duket se ky angazhim asaj i është futur në gjak, gjë të cilën po e dëshmon edhe përmes statuseve të ndryshme në profilet e saj zyrtare sociale.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)