Flaka Krelani: “Më duan njerëzit,
mund ta fitoj DWS”

Flaka Krelani: “Më duan njerëzit,<br />mund ta fitoj DWS”
Ajo është një vajzë çapkëne, e cila gjithnjë është shquar për natyrën e saj rrok. Flaka Krelani, vjen për  rubrikën “Pink Report” në emisionin “Rreze Dielli” mjaft e çlirët dhe me plot dëshirë për të rrëfyer pjesë nga karriera e saj. Aktualisht ajo është duke vijuar aventurën në “Dancing With The Stars”, ku besohet të jetë një nga favoritet sa i përket çmimit të madh të edicionit të katërt të këtij formati. Gjithashtu Krelani nuk ka lënë jashtë fokusit muzikën e kryesisht rrymën rrok, ku Flaka shprehet se do t’i rikthehet së shpejti por premton se do e shohim ndryshe.
 
Flaka si është duke ecur kompeticioni juaj në “Dancing With Stars”, duke patur parasysh që jemi drejt finalizimit dhe ti ke qenë një nga më të pëlqyerat e publikut. Zbulove një talent të ri përsa i përket kërcimit?
Është fakt që kam zbuluar një talent të ri timin të cilin nuk e kisha zbuluar  më herët në karrierën time. Nuk ishte zgjedhja e imja personale por, duke qenë vit pas viti duke sjellë këngë të rrymës rrok, nuk e kisha menduar që këngët e mia të përcilleshin me vallëzim. Megjithatë tani mendoj  që ndoshta “Passo Doble” do kishte qenë ideale për tu kërcuer me këngët e mia ndoshta pak më të egra. E di që njerëzit nuk e kanë pritur këtë talent timin dhe jam shumë e lumtur që “Dancing Ëith The Stars” ishte mënyra më e mirë për të paraqitur veten.
 
Cilën nga performancat do të veçoje deri tani në Dancing dhe ndoshta ku e ndjen ti veten më mirë?
Ndoshta Mambo, passo doble, jive, fokstrot, rrumba…(qesh).
 
Të pëlqejnë të gjitha?
Tek të gjitha jam ndjerë mirë por, do të veçoja Passo doblen, Jive gjithashtu pata përshtatje edhe në Quick step, etj. Realisht nuk e prisja pasi kërcimi është jashtë natyrës sime prej vajze çapkëne, por që disa herë është i nevojshëm edhe aktrimi  në vallëzim. Të them të drejtën tek të gjitha jam ndjerë mirë, pasi edhe gabimet që bëjmë ndonjëherë janë të lezetshme kështu që çdo vallëzim ka të veçantën e tij (qesh).


 
E sheh veten si fituese të edicionit të katërt të Dancing?
Njerëzit e mendojnë kështu përse të mos e mendoj edhe unë (qesh). Çmimi është tjetër gjë, të jesh fituese në brendësi është diçka tjetër. Jam e lumtur që njerëzit më duan, më votojnë, më shohin ashtu siç jam.
 
Kjo eksperiencë ka ndikuar në stilin tënd muzikor, do të kemi ndonjë ndryshim apo do të rikthehesh tek rroku?
E di që kam bërë një mungesë të gjatë sa i përket këngëve por, nuk ka qenë zgjedhja ime të shkëputem, por kam patur edhe universitetin e tashmë jam në master, gjithashtu isha në Amerikë duke shëtitur vende të ndryshme, duke realizuar një prej gjërave që dua më tepër, pra të udhëtoj në vende të ndryshme të botës. Do të ketë ndryshim normalisht sepse e shoh që njerëzit më duan edhe ndryshe por duke mos dalë jashtë vetes. Do përpiqem të bëj një kombinim të të dyjave.
 
Kjo do të thotë se së shpejti do të kemi ndonjë këngë të re?
Patjetër që po! Ka kaluar shumë kohë dhe mua personalisht më mungojnë shumë sidomos skena, ai momenti kur futesh në studio, kompozon, bën tekstin, regjistron, klipin, ato momentet e backstage janë padyshim më të bukurat pavarësisht se çfarë shihet në fund. Këto janë momente që të gjithë artistëve i mungojnë.


 
Ke mjaft kohë që ndodhesh në Tiranë dhe që nuk je në Kosovë sa të ka marrë malli për shtëpinë?
Jashtëzakonisht më ka marrë malli. Në fakt unë nuk jam tip që qëndroj në një vend por unë jam shumë e lidhur me familjen dhe jam mësuar ti kem afër. Megjithatë duhet marrë parasysh që edhe familjarët e mi kanë punët e tyre dhe kështu shihemi më rrallë. Më mungon shumë prezenca e tyre sepse pavarësisht që kam përkrahjen e tyre, mungon edhe prania fizike, sidomos gjatë netëve të konkurrimit. Të them të drejtën mezi po pres të kthehem në Kosovë që të takoj edhe ata njerëz që më përkrahin gjatë konkurrimit tim këtu sepse e di që janë të shumtë.
 
Të kemi parë në formë të mrekullueshme fizike, të gjitha veshjet dhe performancat kanë të shoqëruar me formë të mrekulleshme, e në fakt sa i je dedikuar kësaj pjese?
Dietë nuk mund të them që mbaj por, konsumoj ushqim në mënyrë mjaft të rregullt duke ndjekur parimin “shpesh e nga pak”, por kam shumë kujdes sa i përket brumërave dhe ushqimeve që ndikojnë në rritjen e peshës. Duke qenë me trup të vogël duhet më shumë kujdes pasi për televizionin për ekranin duhet të jesh shumë më fine. Gjithnjë i kam patur qejf femrat që janë shumë të dobëta për këtë arsye mundohem ta ruaj këtë anë. Jam shumë e rregullt në përzgjedhjen e ushqimit  duke konsumuar sallatra, supëra, perime të cilat ndihmojnë në ruajtjen e metabolizimit dhe imunitetit.
 
Me cilët prej konkurrentëve je afruar më tepër?
Me të gjithë sepse  këtu në Dancing secili ka një profesion ndryshe, personale, private, skenike. Nuk mund të them që duhet të  ndahemi dhe të shohim njëri-tjetrin si konkurrent, mund ta kisha parë dikë si konkurrent sa i përket drejtimit tim në muzikë, por jo në kërcim pasi ajo nuk është pjesa ime kryesore, edhe pse e dua shumë. Me të gjithë jemi miq por që do të veçoja pasi kemi kaluar më tepër kohë në fillim janë Andosi dhe Rikja, më pas me Albanon, Kastron, Arjonin, Lorin, Aulonën, Aurelën, etj duke krijuar një shoqëri të përbashkët duke ndihmuar njëri-tjetrin. Nuk diskutohet që ndonjëherë ka grindje por të them të drejtën tek unë nuk e ka pasur, ose ndoshta unë i mohoj ato.
 
Kemi zbuluar disa pasionet e tua përveç këngës tashmë edhe baletit. Në fakt të kemi parë edhe tek “Apartamenti 2XL” si aktore. Si shkoi shfaqja me djemtë e Apartamentit?
Shumë bukur. Ishte hera ime e dytë dhe në mesin e atyre talenteve që nuk kanë limit, normal që çdo njeri ndihet për mrekulli. Ata të dhurojnë pozitivitet të bëjnë për të qeshur.Unë u ndjeva jashtëzakonisht bukur sidomos gjatë mbrëmjes së fundvitit. Uroj që edhe njerëzit të jenë kënaqur.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

(Redaksia Online)

(xh.k/shqiptarja.com)

34/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë