Flaka Krelani ka lançuar klipin e saj të ri “A ka kuptim” për të cilin pati lajmëruar më parë.

Klipi vjen në bashkëpunim me Zana Preniqin, e cila komunikon në gjuhën e shenjave për njerëzit e shurdhër.

Videoja është prodhim i Produksionit “Gettrox”, ndërsa teksti është i Qëndrim Krelanit (Xhimi on dw Beat).

flaka krelani

“Ata të cilët janë në gjendje të dëgjojnë nuk mund të imagjinojnë se ç’mund të ishte një botë pa zë… Muzika është më shumë se një tingull…”, ka shkruar këngëtarja në mbyllje të klipit.

Klipi është gjatë gjithë kohës një “stand-up” me Flakën dhe Zanën në një pyll me ngjyra bardhë e zi.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)