Flakët rrezikuan manastirin e Shën Pjetrit, izolohet zjarri në Vithkuq të Korçës! Digjen 4 hektarë me pisha e shkurre

Flakët rrezikuan manastirin e Shën Pjetrit, izolohet zjarri në Vithkuq të Korçës! Digjen 4 hektarë me pisha e shkurre

Janë izoluar vatrat e zjarrit masiv qe përfshinë  mesditën e kësaj të enjte zonën verilindore në Vithkuqit në Korçë.

Vatrat qëndruan aktive për rreth 4 orë në këtë zonë, ndërsa shpejtësia e përhapjes së flakëve rrezikoi manastirin e Shën Pjetrit, monumentit të trashëgimisë kulturore.

Mbërritja dhe ndërhyrja në kohë e forcave të armatosura, strukturave të Bashkisë Korçë, Pogradec, Maliq,  Emergjencat Civile si dhe puna e  banorëve të zonës, bënë të mundur izolimin e flakëve.

Edhe pse zjarri është izoluar, në gatishmëri nëse do të ketë riaktivizim të vatrave po qëndrojnë 2 forca zjarrfikëse .

Në këtë zonë raportohet se si pasoje e zjarrit masiv janë djegur 4 hektarë me shkurre dhe pisha.


Lajmi kryesor:

Korçë/ Izolohet zjarri në fshatin Vithkuq, i ‘shpëton’ flakëve Manastiri i Shën Pjetrit, Monument Kulture! Shkrumbohen 4 hektarë me pisha e shkurre


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?