Flakët shkrumbuan 4803 hektarë tokë në Vlorë, Prefekti Mamaj: Mungojnë mjetet për zjarrfikësit! Çako: Jemi të papërgatitur për të përballuar zjarret

4803 hektarë të shkrumbuara, ëdshtë ky bilanci i zjarreve që 'pushtuan' Vlorën këtë verë. Kjo u bë me dije nga Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili vuri theksin te mungesa e mjeteve për të përballuar zjarret. Sipas Mamaj zjarrfikësit nuk kanë veshje të përshtatshme për të 'luftuar' me flakët, mungojnë pajisje kundra gazit etj.. Po ashtu Mamaj u shpreh se mungon edhe sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm për vatrat e zjarrit, duke çuar në përhapjen e flakëve.

"Janë 4803 ha toka të djegura.  Mungon hartimi i dokumentit të dëmeve nga Bashkitë. Mungon informimi i rrezikut nga zjarri. Mungon sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm. Mungojnë të dhënat për ata që angazhohen për shmangien e fatkeqësive. Nuk ka veshje, kundra gaz, etj për zjarrfikësit. Mungon logjistika. Asnjë zjarrfikëse nuk ka radio komunikimi për bashkëlidhje", u shpreh ai.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako theksoi se kjo Agjenci është e papërgatitur për të përballuar zjarret. Sikurse edhe Mamaj, ai përmendi mungesën e logjistikës, duke i drejtuar gishtin bashkive se nuk i japin zjarrfikësve 4% të buxhetit që është përcaktuar të shkojë për këtë shërbim. Po ashtu ai shtoi se Bashkitë nuk kanë bërë as raportimin e dëmeve për të dëmshpërblyer më pas qytetarët e prekur.

"Kapacitetet e vëna në dispozicion nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ishin në maksimum, prapë ne jemi të papërgatitur për të përballuar zjarret. E pamundur menaxhimi në territoret kodrinore, malore. Kërkohet bashkëpunim me komunitetet në rastet e zjarreve. Duhet përgjegjësi më e madhe nga kryetarët e Bashkive. Ka mungesë të logjistikës dhe të mjeteve të zjarrfikëseve. 4% e buxhetit të Bashkive duhet të shkoj për zjarrfikëset gjë që nuk ka ndodhur. Agjencia jonë po punon me një projekt me Italinë për të ndihmuar me mjetet në zjarrfikëse. Do punohet edhe me stafet e zjarrfikëseve për trajnimin e tyre. Bashkitë duhet të bëjnë raportin e dëmeve që më pas të dëmshpërblehen banorët, nuk e kanë bërë. Pra ngërçi i dëmshpërblimeve qëndron te Bashkitë. Presim raportet e Bashkive", u shpreh Çako.

Vlora ishte një nga qarqet më të prekur nga zjarret këtë verë, ku flakët dogjën Karaburunin për ditë të tëra. Shumica e vatrave të zjarrit ishin të qëllimshme, ndërsa 7 persona janë arrestuar si autorë të zjarrvënieve, 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 23/09/2021 14:00

    Sekuestroni pasurit e politikanve dhe bleni avjona e helikopterra sa Te dhitni nta , Po ju jeni ka hajduda se tjert

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë