Banorët e Tetovës rrëfyen për Report Tv si si e kishin parë ngjarjen e rëndë ku u dogjën të paktën 14 bashkëqytetarë. Disa fajësojnë autoritete se struktura ishte pa pajisje anti-zjarr ndërsa të tjerë pretendojnë se ka më shumë se 14 viktima
'Ajo që ka ndodhur është një tmerr i vërtetë, një krim makabër. Spitali i Tetovës ka një tre kate që nuk përdoren fare dhe të sëmurët me COVID, i kaluan këtu në këto kabina plastike. Ndërtimi është bërë nga një kompani e afërt e kryeministrit Zaev dhe nuk dihet sesi janë bërë inspektimet, nuk ka informacione nëse ka qenë i pajisur me hidrante apo aparate për të parandaluar zjarrin. Spitali ka gjasa që instalimet elektrike, kabllot nuk kanë qenë me standarde. Shumica nga pacientët kanë pasur edhe familjarë. Nga takimet që kam pasur edhe me efektivë, shumë flitet që kanë nxjerrë më shumë se 26 kufoma. Jemi në shok total'- tha një qytetar.
Një tjetër banor i Tetovës rrëfeu edhe historinë e një 20-vjeçarje e cila u dogj brenda spitalit, pasi ishte duke ndihmuar nënën e saj e cila ishte shtruar pasi ishte e sëmurë me COVID.
'Jemi banor këtu. U afruam, por flakët kishin përfshirë gjithë spitalin. Këto i fshehin viktimat, janë më shumë se ato që thonë këto. Djali shkon kërkon nënën e vet aty. Nuk kam pasur familjarë shyqyr zotit. Pas 25 min mbërriti zjarrfikësja. Aty ka marrë shumë shpejt flakë, pasi ishte ndërtuar me kualitet të dobët. Për to kujdeseshin familjarët. Vajza 20 vjeçare që është djegur bashkë me nënën ka shkuar që të shpëtojë nënën e vet. Fati e ka desh që të vdesin. Fati jonë në dorë të politikanëve.'- tha një qytetar tjetër.
'Kemi qenë prezent gjatë ngjarjes së mbrëmshme. Nuk kam pasur familjarë, por kemi pasur qytetarët tanë që kanë qenë të njohur dhe në vjen shumë keq, sikur të na ndodhte ne në familjet tona.'- u shpreh një tjetër banor i Tetovës.
Lajmi kryesor:
Zjarri shkrumbon spitalin COVID, humbin jetën 12 pacientë dhe 2 familjarë! U konstatuan gabime gjatë ndërtimit të godinës! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi
24 Dhjetor, 22:48
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59