Kreu i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit, Flamur Gjuzi në një intervistë për Report Tv është shprehur se në dy vite janë dhënë 25 mijë certifikata pronësie.

Gjuzi u shpreh se gjatë këtyre viteve janë mbledhur rreth 15 milionë euro në buxhetin e shtetit ku një pjesë e madhe shkon për kompensimin e pronave.
 
Kreu i ALUIZNI-it deklaroi se qeveria ka bërë revolucion në fushën e legalizimeve duke u dhënë zgjidhje shumë problemeve.
 
Gjuzi tha se procesi i vetëdeklarimit u hap disa herë dhe aktualisht është rihapur për atë kategori qytetarësh që nuk kanë pasur mundësi aplikimi për arsye të ndryshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com