Flamur Noka del me deklaratën e fortë: Sikur edhe pistoletën të më vënë dhe të më thonë vrite PD-në, unë nuk e vras

Flamur Noka del me deklaratën e fortë: Sikur edhe pistoletën të më vënë dhe të më thonë vrite PD-në, unë nuk e vras

Deputeti Flamur Noka

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili ka dalë hapur dhe është në mbështetje të 'Foltores' së Sali Berishës thotë se edhe pistoletën po t'i vënë, ai nuk e vret forcën e tij politike, duke nënkuptuar këtu përjashtimin e Berishës, por do jepte dorëheqjen. Noka tha se një lider kur merr një vendim, nuk duhet ta shohë vetëm në aspektin personal por duke marrë parasysh efektin që ka te forca e tij politike.

'Në politikë nuk ka sentiment dhe nuk duhet të ketë sentiment. Dua një PD të fortë, të bashkuar dhe fituese. Basha ka 8 vite nuk na çoi dot në fitore. Si do na çojë në fitore pas kësaj përçarje që e çoi partinë. Një drejtues kur merr një vendim të rëndësishëm nuk duhet ta shohë në aspektin individual. Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që tip o jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka.

Pas vendimit të Bashës, disa deputetë dolën kundër tij publikisht, pasi sipas tyre po mohonte historinë e PD-së dhe kjo do të thotë që të mohosh suksesin e kësaj force politike. Në të gjitha daljet e fundit publike kryedemokrati Lulzim Basha e ka bërë të qartë se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nuk ka kthim pas dhe se nuk do të lejojë mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar të PD. Basha ka theksuar se sipas tij aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA nuk mund të cenohet dhe se është gjithmonë në punë në interes të demokratëve dhe shqiptarëve. Kujtojmë se Sali Berisha ka nisur aksion politik  brenda PD kundër dhe kërkon të mbledhë edhe 1500 firma të Kuvendit Kombëtarë për referendum brenda partisë. Debatet e nxehta të zhvilluara në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD kanë treguar edhe një herë ndarjen e madhe të Bashës me disa prej deputetëve të tij që mbështesin hapur Berishën. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 25/09/2021 09:47

    Muli me deklarat te fort, a te dhjefsha deklaratat une ty militant Pa llogjik, shkon nga fryn era

    Përgjigju
  • Edmond: 25/09/2021 06:55

    Rri o Mulo se ashtu tha dhe Kozaku , po kur e moren Nacut nderroj mendim hahha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë