Basha: Barbare! Sot do të marrim vendime politike! Noka: Erdhën frikshëm as në filma nuk kisha parë kështu, shkelën njerëzit (VIDEO)

Opozita ka reaguar fuqishëm pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Pranë pedonales, ku tashmë janë rrënojat e Teatrit Kombëtar shkoi Lulzim Basha, që akuzoi qeverinë, ndërsa tha se PD-ja me aleatët do të marrin vendime politike. "Dhunuan gratë, rrëzuan kamerat, dhunuan drejtues të opozitës se u shkuan në ndihmë. Flamur Noka ja ku është mund ta pyesni, përdorën ndaj tij dhunë. Kreu i FRPD ndodhet në komisariat. Gjithcka ndodhi në orët e para të ditës. Opozita do të mblidhet sot dhe të marrë vendime politike" tha Basha. Ish-deputeti demokrat Flamur Noka tregoi sipas tij dhunën që u ushtrua nga policia. "Zbritën në mënyrë të frikshme nga makinat. Tek dera pashë që po shkelnin dy gra, dy zonja. As nëpër filma nuk kam parë. Kjo është banda private" tha Flamur Noka.

Prononcimi i plote i Lulzim Bashes
Gjëja e parë që bënë, rrëzuan kamerat medias, dhunuan gra, artistë, të rinj, të pafajshëm, dhunuan drejtues të opozitës, për mëkatin e vetëm sepse shkuan në ndihmë të grave që po dhunoheshin. Flamur Noka ja ku është, mund t’ia merrni dëshminë. Vetëm sepse shkoi të ndihmonte dy gra që po trajtoheshin në mënyrë shtatzarake nga policia, përdorën ndaj tij dhunë.

Tani që flasim kryetari i Forumit Rinor ndodhet i shoqëruar në komisariatin nr 6 edhe ai i dhunuar. Dhunë barbare, paligjshmëri dhe siç shikoni këtu kanë sjellë po aq, mos më shumë polici se gjatë protestave të opozitës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mënyrën më të pabesë, ndërkohë që këta policë duhet të ishin në shërbim të qytetarëve.

Zoti Basha cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrë opozita?
Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër.

Cilët janë hapat konkretë zoti Basha?
Hapa politikë do të hedhim. Ne do t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të na ndjekin në rrugë politike.

Opozita parlamentare ka bërë thirrje...
Nuk ka opozitë parlamentare. Ne jemi këtu sot edhe për shkak të një grushti individësh të papërgjegjshëm që i dhanë koperturë parlamentit ilegjitim, parlamentit të krimit. Dhe kur ke një parlament të dalë nga krimi, atëherë krimi kthehet në ligj dhe ligji shkelet me të dyja këmbët. Kështu që mos të flasim më me terma që nuk ekzistojnë të paktën për hir të kolegëve tuaj të dhunuar.

Nuk e di nëse i keni sytë nga trishtimi apo gazi sytë të skuqur, por ju thashë dhe njëherë: aksioni nisi duke shkatërruar, duke hedhur poshtë kamerat e medias. Aksion barbar, dhunë barbare në zemër të Europës. Pse? Se u mbrojt një monument i trashëgimisë shqiptare dhe europiane. Dhunë, pabesi, hajdutëri dhe antiligj. Ky është Edi Rama. Hajdutëri dhe babazi e pastër. Natyrisht që ne do të marrim vendimet tona politike, koalicioni do të mblidhet sot dhe forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe do të marrim vendimet tona politike.


Lajmi kryesor:

Shembet Teatri/ Basha shpall protesta 'por me higjenë'! Meta: Damkë e zezë! Kryemadhi: Mosbindje civile!


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese