Flamur Noka u kërkon deputetëve demokratë që të paguajnë për të mbajtur "gjallë" Partinë Demokratike.

Noka, si Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike u ka dërguar deputetëve të grupit parlamentar demokrat që në llogarinë bankare të partisë 100 euro (10 mijë lekë të reja) në muaj si “kuotizacion” për mbështetje.

Fillimisht Noka kishte kërkuar që shuma të dorëzohej “cash” në sekretarinë e tij, por kjo mënyrë është kundërshtuar nga një pjesë e deputetëve që kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e administrimit të fondeve.

Mesazhi që Flamur Noka u ka dërguar deputetëve të Partisë Demokratike:

Sipas vendimit te nr. 81 te Kryesise, te gjithe Deputetet e PDSH duhet te japin kuotizacionin mujor me vlere 10,000 Leke te reja ne muaj ne llogarine e dedikuar vetem kete qellim, detajet e te ciles jane:

Emri i Bankës:

Raiffeisen Bank

Emri i Klientit:

Partia Demokratike

Swift Code:

SGSBALTX

Nr. Llogarisë:  

0090003045

IBAN:

AL30202110370000000090003045