Flamur Noka nga Komisariati i policisë: Lironi protestuesit, akuzohen për 6 vepra se hapën dyert e shtëpisë së tyre! Arrestoni kriminelët brenda selisë

Disa deputetë të grupit të Rithemelimit të Sali Berishës kanë kërkuar nga komisariati nr 1 që të lirohen protestuesit që janë shoqëruar aty. Flamur Noka, i shoqëruar nga Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, tha se protestuesit nuk kanë bërë asnjë dëm, por vetëm kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre.

“Asnjë faj dhe asnjë dëm nuk kanë bërë. Thjeshtë dyert e mbyllura i kanë hapur dhe ky nuk quhet faj, kanë hapur dyert e dritaret e shtëpisë së tyre. Edi Rama sot tregoi se është kryetar i opozitës. Janë rreth 20 të ndaluar nga dita e sotme sepse hapën dyert e selisë. Dyer dhe dritaret që i kishin mbyllur dhe  i hapën. I bëj thirrje të ndalojmë këto lojëra. Në Shqipëri nuk mund të ketë opozitë të emëruar. Do të ketë një opozitë që duhet të përfaqësojë demokratët”, tha Noka.

Noka tha se është e pakonceptueshme që demokratët të akzuohen për 6 vepra penale vetëm pse tentuan të hynin në shtëpinë e tyre, ndërsa shtoi se policia duhet të arrestonte kriminelët që ishin brenda PD.

"Lironi demokratët e lirë që duan të hyjnë në shtëpinë e tyre, por le të arrestojë bandat e armatosura brenda selisë.Sot ata demokratë që janë të mbyllur atje brenda kanë 6 akuza mbi kurriz. Pse? Se i prishën terezinë pengut të Ramës. Kemi parë gjyqe e arrestime të vrasësve por kurrsesi 6 akuza. Ku e katandisi PD-në pengu i Ramës. Regjimi sot tregoi fytyrën e tij. Banditë brenda selisë duke mbrojtur pengun dhe gardistët. Pse shteti arreston dhe burgos demokratët e lirë dhe nuk arreston bandat brenda selisë? Nuk do t’ia dalin. Të jenë të sigurtë që asgjë nuk do ta ndalë për të kthyer nga bunker në shtëpi lirie", tha Noka.

Selia blu u kthye në sot skenë krimi, ku policia dhe prokuroria ishin të pranishme pas protestës për të mbledhur provat, sekuestruar kamerat e sigurisë dhe për të marrë dëshmitë e para lidhur me punën e paprecedentë që u zhvillua brenda ambienteve të një partie politike. Policia ka shoqëruar deri tani 50 persona, dhe janë arrestuar 11 persona, mes të cilëve ka demokratë që ishin brenda PD dhe protestues të Berishës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • likja: 09/01/2022 11:33

    Ik ore noka trapi psikopati paguani te gjitha demet qe i bete selise pd si organizator te dhunes

    Përgjigju
  • Cuko: 09/01/2022 08:32

    Ky o tamom si bisht kazme

    Përgjigju
  • Iris: 09/01/2022 01:48

    Kur do te hysh ne shtepine tende nuk i can dyert me vare,kazma;nuk thyhen dritaret me shkopinj e gure e nuk hyn nga dritaret me shkalle si hajdut dhe as nuk shkaterron brenda.Fanatiket dele e ben te gjithe per ju e shoket e tu dhe tani ata jane ne qeli,kurse ti e kapot e tjera ne shtepite tuaja.Te vetmen gje qe mund te besh,mblidhuni se bashku dhe paguani shpenzimet ligjore dhe ato te burgut,trimave tuaj qe jane ne burg,vetem me kete shlyesh.

    Përgjigju
  • Kuksi: 08/01/2022 23:14

    O ti flamuri pa bisht,më fal se në fakt ti je me bisht,që ja fshin Salës me gisht dhe hap dyert e dritare me varre e me sqepare,brënda duhet të ishe ti i pari,që partinë e do për pare dhe bashkë me bacën ke hap varre,o turp i botës,o mul tradhtari,ti bashkë sallën, tash 30vjet keni punu veç për Serbi,që në hartën e botës mos ketë Shqipëri,ky je ti flamur i zi.

    Përgjigju
    • Durresi: 09/01/2022 12:44

      Respekte

  • Gripi: 08/01/2022 22:51

    Kane trokitur o Muli por trokiten me vare, leva e sopata. Ti rri jashte ata brenda me 6 akuza si thua ti. E kupton ku po i coni njerezit o bastard i Saliut? Do i lini burgjeve dhe ti do bredhesh me GL. Belindi nxin me shume se eshte vete i zi. Vokshi te njejtin surrat derri dhe ata torollaket brenda. Ju flini ne krevat me grate apo dashnoret sot ndersa torollaket qe jane brenda po torturojne familjaret e tyre duje ju cuar buke dhe uje. I shkateruat jeten njerezve per Sali non graten. Turp nuk krni por as meshire jo e jo.

    Përgjigju
  • Cubi: 08/01/2022 22:06

    Mir e ke qeni saliut se atje duhet te ishe ti dhe sali muti jo ata ju vijn pas. E megjithate mir tju behet se te gjith jeni grup terrorist. Perderisa sa ska shtet talleni ate derr bythe si keni ber nga 30 vjet.

    Përgjigju
  • Sidi: 08/01/2022 21:43

    Mul Noka po ke qen dhe minister or mos qofsh ,po si hyke ne shtepin tende kur nuk ke as ligjimitetin nga gjykata.Pse nuk pritet vendimin e gjykates dhe nuk ishte nevoja per dhunen paqesire sic thite Saliu .

    Përgjigju
    • Noku: 08/01/2022 22:25

      Nuk kane durim shoku se e dine qe nuk fitojne se Saliu vetem me lufte ka fituar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'