Në faqen zyrtare këta flamuj i zbulojmë në faqen e relikeve të ralla të prezantuar në rubrikën Muzeu Virtual. Ajo që të bënë përshtypje, kur sheh këtë flamur është enigma që mbart.
Në shënimin për të thuhen vetëm këto fjalë: “Flamur i kuq me shqiponjën e zezë. Materiali beze. Në njërin cep të tij ka të shënuar: “Këtë flamur e kam vjedh kur u martua Zogu në PTT”.
(Flamuri i vjedhur në dasmën e Mbretit Zog ndodhet në Arkivin e Shtetit)
Në arkivin e shtetit është edhe një flamur tjetër, për të cilin shënohet se “Shkrimet janë në ngjyrë të verdhë, por të hequra, kanë ngelur vetëm gjurmët.
Në të është shënuar “Shoqëria Shqiptare” Pjesa poshtë e palexueshme. Sipër ka dhe një gjysmë hëne me yll.” Në faqen zyrtare të Arkivit të shtetit zbulohen edhe disa objekte të tjera të veçanta, por ato kanë një emër, siç janë syzet e Dhora Lekës, disa magnetofona e më gjerë.
(Një nga flamujt e periudhës së pavarësisë, i paidentifikuar)
Er.K/Shqiptarja.com