Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur zërave nga opozita lidhur me shfaqjen e yllit me pesë cepa gjatë performancës së grupit muzikor nga Kosova “Asgjë sikur dielli ” në natën e tretë të Sunny Hill Festival. Veliaj sqaron se kënga është një satirë ndaj regjimit e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, i cili është dhe dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura.
Veliaj ka ironizuar dhe zhvillimet në PD duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat.
" Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste!Kënga është një satirë ndaj regjimit! @albannimani - dhëndër në Tirane në një nga familjet më të përndjekura - e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni më të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat", shkruan Veliaj.