TIRANE- Anëtari i Këshillit Bashkiak, i pari shqiptar i zgjedhur në Britaninë e Madhe, Kastriot Berberi organizoi një ditë më parë, ngritjen e Flamurit tonë Kombëtar në prag të festave të Nëntorit në Walthamstow - Londër.
Sikurse bën të ditur Ambasada e Shqipërisë në Londër, Kastritot Berberi, në bashkëpunim me një grup kryetarë bashkish nga Shqipëria dhe bashkë me autoritetet e Bashkisë Londër, organizuan ngritjen e flamurit shqiptar nën tingujt e Hymnit tonë Kombëtar, në një ceremoni shumë unike dhe të veçantë. Flamuri qëndroi 24 orë në oborrin e kësaj Bashkie me 250.000 banorë.
Pas ceremonisë, ata u pritën nga Kryetari Bashkisë, Terry Wheeler, kryetari i Këshillit Bashkiak z. Chris Robins dhe shefi Ekzekutiv i Bashkisë z. Martin Asom ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Shqiptare në Londër.
Avokati shqiptar me banim në Londër, Kastriot Beriberi, u bë shqiptari i parë që fiton si këshilltar në zgjedhjet lokale të zhvilluara në prill të këtij viti, në Britani.
Berberi ka konkurruar nën siglën e Partisë Laburiste, të opozitës, në lagjen "Waltham Forest" në verilindje të Londrës.
Kastriot Berberi njihet në radhët e komunitetit shiptar, si avokat i shumë shqiptarëve, kryesisht për çështjet e emigracionit. Në Tetor të vitit të kaluar, ai ka fituar edhe titullin "Qytetar i Lirë i Londrës".
Ai është shprehur se nuk është përzgjedhur vetëm Kastriot Berberi, por një shtetas britaniko-shqiptar; pra një shqiptar" dhe e sheh atë "si integrim të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet demokratike të Britanisë së Madhe".
Kastriot Berberi, i martuar me dy fëmijë, jeton në Britani që nga viti 1997, ndërsa frymëzimin politik, si anëtar i Partisë Laburiste, ndër të tjera ia dedikon edhe ish-kryeministrit britanik, mikut të madh të shqiptarëve, Tony Blair./ATSH/
/Shqiptarja.com