Nuk mundi t'i mbijetonte plagëve, ndërron jetë ushtaraku i dytë në Letoni

Mbrëmjen e së premtes atdheut iu shtua fatkeqësisht një tjetër dëshmor! Një lajm i dhimbshëm vjen sërish nga Letonia. Pas vdekjes së nëntetares Zarife Hasanaj, ka ndërruar jetë edhe major Klodian Tanushi. Tanushi nuk mundi që t'i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Prej 4 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë, e ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes.

Major Tanushi u largua duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët, më të voglin vetëm një vjeç. Familjarët e tij e mësuan lajmin nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneral Manushaqe Shehu.

Ky lajm i trishtë vjen në të njëjtën ditë kur u përcoll për në banesën e fundit, kolegia e tij, Zarife Hasanaj. Ajo u shpall dëshmore e atdheut dhe u varros në një ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve.

Lajmi për mediat u bë i ditur nga ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka. "Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!", shkruan Xhaçka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Fotoja e fundit e major Tanushit! Si një 'hero' me kupë në dorë

Major Klodian Tanushi ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, pasi nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine. Ai ishte në Letoni me mision. Pak javë më parë, se të ndodhi ky incident tragjik, kontigjenti shqiptar në Letonifitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi më i mirë në vrap. Kupa u ngrit nga major Klodian Tanushi.


Major Tanushi duke ngritur Kupën në Letoni
Ora 22:46
Major Klodian Tanushi para dhe gjatë misionit në Camp Adazi (FOTO)
Ora 22:25
Profil/ Kush ishte ushtaraku që humbi jetën në Letoni, i martuar dhe me tre fëmijë

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” Ka marrë pjesë ne kursin "EUFOR Mine Awareness Instructor Course". Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD. Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 11/05/2019 07:12

    Ngushellime familjes, i perjetshem qofte kujtimi i tij.

    Përgjigju
  • Ushtari amerikan: 11/05/2019 02:52

    Zoti ju dhente force familjeve te Zarifes dhe Klodianit qe ta kthejne dhimbjen ne force. Qofte i lehte dheu.

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/05/2019 22:44

    Ngushllime famijës dhe tërë kombit shqiptarë !

    Përgjigju
    • Like: 11/05/2019 05:52

      Ngushellime familjes

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)